Profesori Nano Ruzhin konsideron se me deklaratat e kryeministrit grek, Tsipras, për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë, kuptohet se zgjidhja e çështjes së emrit është shumë afër, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, kjo nënkupton se pas arritjes së marrëveshjes, kërkohet garantuesi i saj, që në këtë rast duhet të jetë ndryshimi i Kushtetutës së Maqedonisë, e cila kërkon dy të tretën e votave në Kuvend, shumicë që vështirë se do të arrihet.
Ai shton se megjithatë, edhe ky ndryshim nuk është i sigurtë, pasi që mund të vijë një parti tjetër dhe ta rikthejë emrin e vjetër. Kjo frikë, sipas Ruzhin vjen në aspektin e Gjykatës Kushtetuese e cila mund ta rrëzojë një marrëveshje ndërkombëtare, siç ishte rasti me Shqipërinë, kur marrëveshja e detit me Greqinë u rrëzua./Telegrafi/