Sa shpesh dhe sa shpejt ndodh … “Shkëlqimi dhe rënia e shokut (Zylo)” …

ArtanDASH-i shpall persona të padëshiruar ish-zëvendëskryeministrin Artan Grubi dhe gjykatësin Enver Bexheti për përfshirje në korrupsion

 

Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi të hënën se ka përcaktuar ish Zëvendëskryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubin dhe gjykatësin e Gjykatës së Apelit Enver Bexhetin si persona të padëshiruar për shkak të përfshirjes së tyre në korrupsion.

Në një njoftim të Departamentit amerikan të Shtetit thuhet se zoti Grubi dhe zoti Bexheti “morën ryshfet duke minuar proceset gjyqësore që lidheshin me dënimin e Sasha Mijalkovit, drejtor i Agjencisë për Sigurinë dhe Zbulimin të Maqedonisë së Veriut”.

Si pjesë e këtij vendimi, Shtetet e Bashkuara përcaktuan si persona të padëshiruar edhe anëtarët e familjes së zotit Grubi, ish zyrtar i lartë nga radhët e partisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Bashkimi Demokratik për Integrim.

Ish drejtori i zbulimit Mijalkov ishte shpallur person i padëshiruar nga Shtetet e Bashkuara në vitin 2022 për korrupsion.

Përcaktimet u bënë sot në kuadër të shënimit të Ditës Kundër Korrupsionit. DASH njoftoi përcaktimin për 14 individë dhe familjarë të tyre nga një sërë vendesh, për përfshirje në korrupsion dhe në një rast për shkelje të të drejtave të njeriut.

“Shtetet e Bashkuara po i marrin këto veprime për të nxitur llogaridhënien për personat e përfshirë në korrupsion dhe shkelje të të drejtave të njeriut në rang botëror”, thuhet në njoftimin e DASH-it.

voa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>