Sekerinska: çështja e emrit, pengesa e vetme për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

SeckerinskaPas marrjes së sigurive të vazhdueshme nga zyrtarë të nivelit të lartë të OKB-së dhe Maqedonisë, se Shkupi është i gatshëm të zgjidhë mosmarrëveshjen afatgjatë për çështjen e emrit me Greqinë fqinjë, Ministrja e Mbrojtjes e vendit ballkanik, tha se kjo çështje mund të jetë arsyeja e vetme që ka penguar praninimin e vendit në NATO.

Pas takimeve që pati në Pentagon me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes

James Mattis, Ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë, Radmila Sekerinska, i tha Zërit të Amerikës, se Shkupi i ka përmbushur të gjitha kriteret e anëtarësimit në NATO dhe se “bekimi” i Greqisë në takimin e ardhshëm të Aleancës, ka për të qenë jetik për pranimin e vendit në organizatë.

Maqedonia dhe Greqia kanë patur mosmarrëveshje që prej një çerek shekulli për çështjen e emrit dhe janë zotuar ta zgjidhin atë brenda kësaj vere. Greqia thotë se emri i Maqedonisë ushqen pretendime territoriale për provincën veriore të vendit, me të njëjtin emër.

Javën e kaluar, Kryeministri maqedonas Zoran Zaev, tha se është “i bindur” se mosmarrëveshja për emrin mund të zgjidhet, por se çdo ndryshim kushtetues duhet zgjidhur me referendum.

(( https://www.rferl.org/a/macedonia-greece-zaev-name-change-referndum/29198060.html )).

Matthew Nimetz, i dërguari i Kombeve të Bashkuara për çështjen e emrit, shprehu optimizëm lidhur me perspektivën për një marrëveshje mes Shkupit dhe Athinës, pas bisedimeve që përfunduan në Vienë më 25 prill.

E pyetur në se mosmarrëveshja për emrin mund të zgjidhet para takimit të NATO-s në mesin e korrikut, ku Maqedonia mund të ftohet për t’u bërë vendi anëtar i 30-të i Aleancës, ministrja Sekerinska shprehu një optimizëm të rezervuar. Ajo përmendi zgjidhjen brenda një kohe relativisht të shkurtër të trazirave të brendshme politike, kur elementë nacionalistë maqedonas, të pakënaqur me përfshirjen e shqiptarëve, bllokuan formimin e qeverisë së re, duke e thelluar kështu më tej krizën më të rëndë që ka patur vendi që pas shmangies së një lufte civile ndëretnike në vitin 2001.

“Maqedonia e ka marrë veten shumë shpejt nga krizat politike dhe e ka përmirësuar reputacionin e vet si një vend demokratik, me vlera që kërkohen nga një vend i NATO-s”, – tha ajo. “Ajo i ka shtuar shpenzimet dhe kontributet tek misionet e udhëhequra nga NATO. Kështu, në se kriteret e nevojshme për anëtarësimin në NATO përmbushen, e panjohura e vetme për takimin e korrikut është në se ne kemi për të arritur konsensus me Greqinë për mosmarrëveshjen shumëvjeçare të emrit. Ne mendojnmë se është shumë i rëndësishëm si për Maqedoninë, edhe për Greqinë, fakti që dyert e NATO-s të hapen për Maqedoninë”, – tha zonja Sekerinska

Anëtarësimi në NATO jo vetëm që do të shtonte stabilitetin në Ballkan, por njëkohësisht “do të shtonte gatishmërinë dhe forcën e NATO-s në rajon dhe në botë”, shtoi ajo, duke ju referuar përpjekjeve të Perëndimit për t’iu kundërvënë ndikimit rus dhe ndërhyrjeve politike të Rusisë në rajon.

“Maqedonia është një vend me diversitet të lartë, që megjithëse nganjëherë është i komplikuar, ne e kemi treguar se është një vlerë për vendin. Ne jemi një vend me diversitet etnik, fetar, që e ka zgjeruar lirinë e shtypit, sundimin e ligjit dhe ka provuar të ketë një nivel më të lartë përgjegjësie dhe transparence”.

Sekretari Mattis vlerësoi përpjekjet e Maqedonisë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes disa-dekadëshe me Greqinë, duke thënë se shpreson që vendi ballkanik ka për t’u anëtarësuar së shpejti në NATO.

“Ne e vlerësojmë punën tuaj me Greqinë për zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe unë kam shpresë se së shpejti ajo ka për të patur frute” – tha zoti Mattis.

“Ne nuk dëshirojmë që ju të mos pranoheni në NATO,” tha zoti Mattis, para se të lavdëronte atë që ai e cilësoi si “rezistencë nga Shkupi ndaj ndikimit të Rusisë në Ballkan”, duke shtuar se ai e mirëpriste udhëheqjen e vazhdueshme përmes shembullit, të Shkupit në rajon.

Takimi i NATO-s është në plan të mbahet më 11 korrik në Bruksel. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>