Eksperti i mirënjohur amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer thotë se Maqedonia ka ngecur në procesin e anëtarësimit në BE, transmeton agjencia e lajmeve INA.
Ai thekson se në këtë drejtim ka kontribuar kriza e brendshme politike, por edhe kontesti për çështjen e emrit, i cili ka bllokuar në mënyrë të veçantë integrimin në NATO.
“Kjo nuk është e mirë: sikur edhe vendet tjera të Ballkanit, Maqedonia është si një biçikletë proverbiale. Ajo mbanë ekuilibrin e saj derisa sa është duke lëvizur përpara, por nëse ndalon, ka një tendencë të rrëzohet. Unë shpresoj ky shtet të marrë një shtytje nga zgjedhjet e reja, tashmë të planifikuara për në dhjetor”, është shprehur Serwer në një intervistë për IBNA. (INA)