SHBA i dhuron Maqedonisë ndihma kundër trafiqeve

pajisje rmShtetet e Bashkuara i dhuruan policisë maqedonase paisje dhe mjete me vlerë prej 207 mijë dollarësh, si ndihmë në luftën kundër kontrabandës dhe trafiqeve të ndryshme.

Këto paisje, përfshirë kompjuterë, automjete partullimi dhe një automjet terreni, iu dorëzuan policisë nga ambasada amerikane.

Ambasadori amerikan, Jess Baily tha se paisje të ngjashme i janë dhuruar Maqedonisë për më shumë vite:

“SHBA janë përfshirë në ndihmën e Maqedonisë për forcimin e kufijve të saj, për sigurinë e pasagjerëve, turistëve, sipërmarrësve e studentëve dhe në pengimin e kontrabandës ilegale, qofshin armë, drogë, trafikim njerëzor si dhe në luftën kundër korrupsionit dhe për të ndihmuar ruajtjen e sigurisë së këtij vendi”, tha ambasadori.

Ky është një shembull i partneritetit tonë në fushën e sundimit të ligjit, ndërsa mund të them se kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë përgjatë viteve”, u shpreh ambasadori Baily.

Ai theksoi se kjo lloj ndihme u shërben edhe vendeve fqinje të Maqedonisë.

“Disa nga pajisjet që po shihni këtu, të ngjashme do t’i kenë së shpejti edhe autoritetet e Kosovës”, tha ambasadori amerikan.

Ministri maqedonas i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski tha se kjo ministri dhe Ambasada amerikane punojnë në shumë projekte të përbashkëta, ndërsa ambasadën dhe SHBA-të i vlerësoi si “partnerë të respektuar strategjik të ministrisë së rendit”.

“Donacioni i sotëm është shumë i rëndësishëm për ndërtimin e kapacitetit të policisë kufitare të Maqedonisë, sepse siguria e kufijve njëkohësisht do të thotë kufij të hapur për njerëz dhe mallra, por të ruajtura mirë”, tha ministri maqedonas. Ai e quajti këtë një mesazh për partneritet strategjik dhe miqësi.

SHBA në 13 vjetët e kaluar kanë dhuruar paisje me vlerë prej disa milonë dollarësh ndërkohë që kanë bërë stërvitjen profesionale të zyrtarëve doganorë, që padyshim ka ndihmuar sigurinë e kufijve nga kontrabanda dhe aktivitete të tjera të paligjshme. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>