Shilegov: Me përgjimet të merret prokurori spëcial, Zvërlevski nuk ka kredibilitet

pergjimetOpozita kundërshton procedurën e hapur nga Prokuroria për lëndët që kanë të bëjnë me materialet nga bisedat e e përgjuara në të cilat LSDM ka akuzuar drejtues të lartë të Qeverisë, përfshirë edhe kryeministrin Gruevski dhe ish shefin e policisë sekrete, Sasho Mijallkov. LSDM vlerëson se si nga materialet e përgjuara ashtu edhe nga puna e deritanishme, kryeprokurori aktual, Marko Zvërlevski ka humbur kredibilitetin për të procesuar këto lëndë. Petre Shilegov tha se këto materiale janë vetëm në kompetencë të prokurorit special publik që do të zgjidhet më 15 shtator.

“Materialet nga përgjimet dhe përmbajtjet e tyre janë kompetencë e prokurorit special. Ai është i vetmi që në një procedurë të pavarur dhe paanshme, i lirë nga duart e Nikolla Gruevski, mund të sjellë vendime në të cilat do të besojë opinioni në Republikën e Maqedonisë. U dëshmua joprofesionaizmi i Mark Zvërlevskit i cili është në linjë të drejtpërdrejtë me Nikolla Gruevskin. Më kotë Zvërlevski tenton të dëshmojë se gjoja diçka paska filluar të punojë. Gjysmë viti nga publikimi i argumenteve nga përgjimet dhe paraqitjet e padive penale, nuk është ngritur asnjë procedurë. E vetmja që mund të bëjë Marko Zverlevski është të japë dorëheqje”, deklaroi Petre Shilegov, zëdhënës i LSDM-së.

Nga VMRO-DPMNE e quajtën normale dhe ligjore hapjen e procedurës nga prokuroria publike, ndërsa akuzuar opozitën për ndryshim qëndrimesh.

“Nëse deri dje kishte kritika se prokuroria publike deri tani s’ka marrë asnjë aktivitet, sot ka kritika përse prokuroria ka ndërmarrë veprime lidhur me këto raste. Gjëja e dytë që dua të them është se edhe prokuroria publike si një organ i pavarur dhe i veçantë dhe të gjitha institucionet e tjera, pushteti gjyqësor, Kuvendi, Qeveria, janë të obliguara të veprojnë në përputhje me ligjet e Republikës së Maqedonisë”, u shpreh Ilija Dimovski, VMRO-DPMNE.

Marrja në pyetje e ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, sipas analistëve është vetëm një tentim për të minuar punën e prokurorit special i cili do të jetë i pavarur. Suad Misimi thotë se pushteti aktual ka një plan jo për të obstruuar jo vetëm punën e prokurorit, por të gjitha pikat e marrëveshjes së nënshkruar nga katër liderët partiak me ndërmjetësim të faktorit ndërkombëtarë.

“Konstatimi im është se bëhet një obstruksion praktik i përpjekjeve të reja që do të duhet të bëhen në bazë të përpjekjeve të opozitës dhe marrëveshjes që u nënshkrua. Ajo që do ta shohim së shpejti është se, pas emërimit të prokurorit të pavarur, a do të lejojë prokuroria publike, procesim paralel të këtyre rasteve. Në ato moment do të bindemi në atë që them se bëhet fjalë për obstruksion të procesit”, deklaroi Suad Misini, analist.

Prokuroria njoftoi se ka marrë në pyetje ish drejtorin e DSK-së Sasho Mijallkov, Goran Gruevskin, të punësuar tjerë në DSK dhe në MPB. Prokuroria njoftoi se tashmë është ngritur procedurë për të gjitha ngjarjet dhe se kanë ndërmarrë të gjitha mjetet e nevojshme për të vërtetuar nëse ekzistojnë elemente për kryerje të veprës penale dhe të vërtetohet përgjegjësia penale eventuale dhe më pas të veprohet në mënyrë të paanshme dhe profesionale. Në njoftim thuhet se janë hapur procedura edhe më shumë lëndë për materialet e publikuara nga opozita gjatë gjashtë muajve të kaluar.

Arben Zeqiri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>