Shkollat e mesme në Tetovë dhe Gostivar mësimi në distancë – në kohë reale (online), ndërsa shkollat filloret me prani fizike.

Komisioni për sëmundje infektive, pas kërkesës së Komunës së Tetovës që viti shkollor në 3 javët e para të fillojë me mësim në distancë dhe në bazë të analizave paraprake do t’i propozojë Qeverisë së RMV, që vetëm  për nxënësit e shkollave të mesme në Tetovë dhe Gostivar, mësimi të fillojë në distancë (online) edhe ate për 2 javë, se si do të zhvillohet më tej, varet nga situata në të ardhmen thuhet në burimin mia.
Në shkollat fillore mësimi do të fillojë me 1 shtator me prezencë fizike, duke respektuar masat dhe protokollet mbrojtëse.
Këto masa siç thuhet më tej ndërmerren me qëllim të reduktimit të presionit që kanë klinikat dhe qendrat spitalore në Tetovë dhe Gostivar, si dhe për të parandaluar një përshkallëzim akoma më të madh të situatës epidemiologjike me covid19 në rajonin e Pollogut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>