Shkon në 828 numri i të infektuarve me Covid-19 në Maqedoni të Veriut

Struga

Gjatë 24 orëve të fundit prej 404 testeve  68 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve tani ka aritur numrin prej 828.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për 68 raste të reja me COVID-19 që përfshijnë nëntë qytete, ndërsa numri më i madh i tyre është në Kumanovë (18), Shkup (15), Prilep (14), Strugë (10).

Nga 10 rastet në Strugë 1 është nga Labunishti ndërsa 9 të tjerët i përkatasin një familje nga qyteti i Strugës, para një jave ishte infektuar një familjare e tyre ndërsa tani së fundi janë infektuar edhe familjarët e tjerë.

Me rastet e fundit numri i të prekurve në Strugë shkon në mbi 40, shtrohet pyetja pse fshati Labunisht nuk u vendos në karantinë si Dibra ose Kumanova?

Gjendja e të prekurve është stabile përveç 26 rasteve që ndodhen në aparate të frymëmarrjes në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë kryer 404 teste që e çojnë në 8,057 numrin e testeve të kryera për sëmundjen COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi i ri.

Të dielën, siç ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë, nuk janë regjistruar viktima të reja dhe numri i vdekurve është 34, shumica e të cilëve janë nga Shkupi dhe Kumanova.

Numri i personave të shëruar ka arritur në 41.

Ndërkohë, nga disa qendra të karantinës shtetërore janë lëshuar 280 persona të cilët do t’iu nënshtrohen izolimit shtëpiak prej 14 ditëve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>