Shkon në katër numri i të vdekurve nga COVID-19 në Maqedoni të Veriut

Klinika ShkupNumri i viktimave nga koronavorusi në Maqedoninë e Veriut ka arritur në katër. Autoritetet thonë se bëhet fjalë për një grua 66-vjeçare nga Struga.

Sipas të dhënave të institucioneve shëndetësore, ajo besohet se është infektuar nga një familje në Dibër, ku e ndjera kishte qëndruar pak para se të shpallet gjendja krizës, ndërsa kishte qenë në kontakt edhe me një nga mjekët e infektuar në qytetin e Dibrës.

“Për shkak të përkeqësimit të menjëhershëm të gjendjes së pacientes, mjeku amë ka rekomanduar shtrimin në spital në repartin e sëmundjeve infektive në Spitalin e Ohrit. Ministria do të hetojë rastin për të përcaktuar nëse ka pasur lëshim mjekësor”, ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ndërkohë, pozitivë me Covid-19 kanë rezultuar 22 persona të tjera duke e çuar numrin e të infektuarve në 241 persona. Të gjithë pacientët për momentin janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Ministria e Punëve të Brendshme ka shprehur shqetësimin për shkak të mosrespektimin të orës policore nga një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të cilët, siç tha ministri, Naqe Çulev do të përballen me pasoja.

“Masën nuk e kanë respektuar 502 qytetarë, shumica të moshës madhore. Deri tani janë arrestuar 199 persona, 14 të moshës deri 18 vjeç. Organet e ndjekjes kanë ngritur 123 padi penale për shkelësit e orës policore”, ka deklaruar ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev.

Mbi 10 mijë persona janë në izolim ndërkohë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë siguruar qytetarët se objektet ku ata janë vendosur janë të sigurta dhe rreptësisht të kontrolluara.

“Objektet i siguron policia dhe ushtria. Qytetarët që janë vendosur në këto objekte nuk janë rrezik për askënd”, thuhet në një njoftim të qeverisë.

rel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>