Shkup, mbahet takimi SHBA-Karta e Adriatikut

Karta e adreatikutNë Shkup u mbajt takimi i ministrave të Kartës së Adriatrikut dhe Shteteve të Bashkuara, e njohur si Nisma A5. Takimit iu drejtua përmes video-konferencës, Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba, i cili theksoi rrezikun që Ballkanit, Evropës dhe më gjerë i vjen nga Rusia. Në takim u fol për mundësitë e përforcimit të rolit politik të Nismës në aspektin e ballafaqimit me sfidat e sigurisë dhe ato rajonale. Karta e Adriatikut u formua para 20 vjetësh.

 

Ministri i jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba duke folur përmes video-konferencës, tha se Rusia kërcënon jo vetëm Ukrainën, por edhe Evropën, Amerikën Veriore dhe paqen në të gjithë globin. Ai tha se e ardhmja e sigurisë euro-atlantike po vendoset në betejat e Ukrainës.

“Për shumë vite, Rusia është përpjekur të destabilizojë shtetet e Ballkanit përmes sulmeve kibernetike, kërcënimeve e madje edhe me përpjekje për grusht-shteti; Përkundrazi, Ukraina gjithmonë e ka mbështetur qëndrueshmërinë e Ballkanit dhe demokracinë”, shtoi ministri, Kuleba.

“Nëse Rusia nuk do të ishte e zënë (me luftën) në Ukrainë, ajo do të kishte qenë duke minuar qëndrueshmërinë e Ballkanit”, tha shefi i diplomacisë ukrainase.

Ministri i jashtëm i Mqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, si kryesues aktual i Nismës së Kartës së Adriatikut theksoi mbështetjen e vendeve të Kartës për Ukrainën dhe gatishmërinë për ndihmë të mëtutjeshme praktike dhe humanitare për popullin e atjeshëm.

Ai tha se që nga fillimi i luftës e deri më tani, të gjitha vendet anëtare të A-5 nga rajoni kanë dhuruar rreth 17 milionë dollarë ndihmë humanitare, ndërsa kanë siguruar rreth 214 milionë dollarë ndihmë ushtarake.

Së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, këto shuma kalojnë shifrën prej 1.6 miliardë dollarë ndihmë humnitare dhe 32.7 miliardë dollarë ndihmë ushtarake.

Zoti Osmani në një konferencë shtypi tha se A5 ka përmbushur synimin fillestar për çka u formua; se tre vendet themeluese, Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi tashmë janë anëtare të NATO-s.

Ndërkohë, ai theksoi nevojën e zgjerimit të bashkëpunimit rajonal për tema dhe çështje aktuale të Aleancës së NATO-s, siç është ballafaqimi me kërcënimet kibernetike, hibride, komunikimet strategjike, etj, teksa foli për nevojën e mbështetjes së politikës së dyerve të hapura të nismës A5, përkatësisht zgjerimin e saj me vende të rajonit:

“Ne si kryesues po angazhohemi fuqishëm që Kosova të anëtarësohet sa më shpejt në A5, aplikimi i së cilës është dorëzuar në vitin 2012. Së dyti, mbështetja e fortë e vendeve anëtare për Ukrainën dhe dënimi i agresionit ushtarak rus”, tha z. Osmani.

Në Kartën e Adriatikut bëjnë pjesë: Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa Kosova, Serbia dhe Sllovenia kanë statusin e vendeve vëzhguese. Shtetet e Bashkuara si partnere e A5 i japin kësaj nisme një peshë të veçantë politike.

voa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>