Shpallje publike për emërtimin e rrugëve që nuk kanë emra dhe ato me numra.

mickoski-kasami

Komuna ka bërë sot shpalljen publike, e cila do të jetë e hapur deri më 10 mars, thotë Argjend Veliu, kryetar i Komisionit për Emërimin e Rrugëve në Tetovë prej 11 anëtarëve ku janë të përfshira gjitha përkatësitë etnike.

Sipas marëveshjes BESA-VMRO emrat e rrugëve ekzistuese nuk do të preken !

Mickoski: Marrëveshja e arritur mes partnerëve të koalicionit parashikon që të emërohen vetëm rrugët që nuk kanë emra dhe ato që mbajnë numra, ndërsa emrat ekzistues të heronjve maqedonas të mbeten të paprekur.

Nga sot, të gjithë qytetarët, organizatat joqeveritare, si dhe partitë politike mund të bëjnë propozime për emrat e rrugëve të qytetit të Tetovës.

Nga 297 rrugë sa ka qyteti i Tetovës 81 rrugë kanë emra dhe këta janë realisht rrugët qendrore të qytetit të Tetovës, ndrësa rrugët me numra janë nëpër periferinë dhe fshatrat e qytetit të Tetovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>