Parlamenti maqedonas me 73 vota “pro”, 1 kundër e 6 abstenime miratoi vendimin për shpërbërjen e tij. Pro votuan deputetët e shumicës parlamentare, deputetët e PDSH-së abstenuan, kundër ishte deputeti Zylqyfli Adili.
Seanca e papritur ngjalli reagime të shumta në Maqedoni për faktin se për mbajtjen e saj, deputetët u lajmëruan vetëm dy orë e gjysëm para fillimit. Shumica parlamentare asyetoi vendimin me faktin se shpërndarja e parlamentit do t’i japë fund krizës politike dhe do të hapë rrugën për mbajtjen e zgjedhjeve më 24 prill, ashtu siç edhe ishin dakorduar liderët në marrëveshjen e Përzhinës. me 73 vota “pro”, 1 kundër e 6 abstenime miratoi vendimin për shpërbërjen e tij. Pro votuan deputetët e shumicës parlamentare, deputetët e PDSH-së abstenuan, kundër ishte deputeti Zylqyfli Adili.
Koordinatorët e grupeve parlamentare të partive në pushtet VMRO dhe BDI mbështetën vendimin për shpërndarjen e parlamentit. DeputetiTalat Xhaferi thotë se BDI mbetet konsekuente në atë që ka nënshkruar në Përzhinë me ndërmjetësim të ndërkombëtarëve pra, zgjedhjet sipas kësaj marrëveshjeje duhet të mbahen më 24 prill. Deputeti i VMRO-s Ilija Dimovski ka thënë se Maqedonia dhe qytetarët e saj nuk mund në pafundësi të jenë peng i kokëfortësisë dhe lojrave politike të opozitës. Por LSDM opozitare vlerëson se nuk mund të shkohet në një proces zgjedhor me lista zgjedhore të papastruara dhe me media ende të paregulluara. Ky nxitim i shkon për shtat vetëm Gruevskit, akuzuan nga LSDM.
Nënkryetari i Parlamentit nga radhët e BDI-së Rafiz Haliti tha se në zgjedhje nuk mund të shkohet pa opozitën,andaj ai ka qenë kundër shpërbërjes së parlamentit. Deputetja Liliana Popovska ka thënë se institucionet që janë garantuese të procesit zgjedhor, tashmë vetë kanë pranuar se nuk janë gati për zgjedhje. Andaj ajo vendimin për shpërbërje e ka vlerësuar si akt agresiv të pushtetit. Përbërja aktuale parlamentare do të vazhdoj punën deri më 24 shkurt, kur edhe hyn në fuqi vendimi për shpërbërjen e Parlamentit.
Emil Dimitriev – kryeministër i ri i Maqedonisë
Deputët kanë miratuar më herët dorëheqjen e kryeministrit Gruevski, ndërsa presidenti Ivanov ia dorëzoi mandatin për përbërjen e re të Qeverisë, Emil Dimitrievit, i propozuar si kryeministër nga rradhët e VMRO-DPMNE. Me 72 vota pro dhe 9 abstenime parlamenti ka votuar qeverinë e re.
Kryeministri i ri Emil Dimitriev, premtoi se do të punojë që konfliktin ta zvëndësojë me bashkëpunim. “Të gjithë ne, maqedonasit, shqiptarët, turqit, serbët, romët dhe të tjerët duhet të tregojmë se kemi kapacitet dhe dituri që të përballojmë sfidat drejt të ardhmes euro-atlantike të vendit tonë”, tha Dimitriev, gjatë fjalimit të tij para deputetëve.
“Qeveria e re që do të udhëheq do të mënjanoj të gjitha dilemat rreth parregullsive zgjedhore. Qëllimi ynë është të kemi zgjedhje të lira dhe demokratike, qëllim që ne do ta realizojmë. Ne mbështesim dhe inkurajojmë KSHZ-në që të jetë një forcë shtytëse për një proces zgjedhor i cili do na bëj krenar si komb dhe zgjedhje të cilat do të jenë të besueshme për të gjithë”, tha Dimitriev. Ai i bëri thirrje opozitës që të jetë konstruktive dhe të japë kontributin për zgjedhje të lira dhe demokratike.
Gjatë dhënies së deklaratës solemne, nuk ishin të pranishëm ministrat e LSDM-së, Spasovski dhe Remenski. Kjo pasi LSDM më herët braktisi seancën. Po qe se dy ministrat e LSDM-së ai i punëve të Brendshme dhe Punës dhe Politikës sociale Oliver Spasovski dhe Frosina Remenski nuk i nënshkruajnë deklarata solemne, atëherë Dimitriev përveç kryeministër do të jetë edhe ministër i Brendshëm dhe ministër për Punë dhe Politikë sociale.
Brukseli kërkon respektimin e marrëveshjes së Përzhinës
Komesioneri BE-s Johanes Hahn pas lajmit se Qeveria ka vendosur që të ketë zgjedhje më 24 prill të vitit 2016 ka dalë në opinion me këtë qëndrim. “E dëgjova vendimin e marrë për zgjedhje të parakohshme në 24 prill, ashtu siç është arritur marrëveshje në Përzhino. Më tepër do të doja një zgjidhje konsensuale të të gjitha partive. Tani është e një rëndësie themelore, të gjitha partitë dhe aktorët institucional në vend të bëjnë gjithçka që munden, me qëllim të sigurimit të zgjedhjeve të drejta sipas standardeve demokratike. Që të realizohet kjo është e nevojshme përgatitje urgjente, posaçërisht përreth listës zgjedhore”, thuhet në komunikatën e komisionerit Johans Hahn.
Ai ka shtuar se edhe përskaj mossuksesit për të gjetur marrëveshjen e përbashkët për datën e zgjedhjeve, pret që të gjithë partitë politike të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive dhe të përmbahen premtimeve të tyre në kuadër të marrëveshjes së qershorit/korrikut dhe reformat prioritare. (dw)