Si nuk lejohet biznesmeni me origjinë shqiptare të hyjë në sheshin e Shkupit

Toka që bisedohet me hapësirë mbi 1000 metra katror i takon familjes së nobelistes shqiptare Gonxhe Bojaxhiu

Në një bisedë midis ministrit Mile Janakievski dhe kryeministrit Nikola Gruevski nga materialet e përgjimeve bisedohet për shitjen e një toke shtetërore për një person që supozohet se është shqiptar që kishte jetuar në Francë, por që pas 30 viteve ishte kthyer në Shqipëri. Në këtë bisedë dëgjohet biseda e tyre se si ata nuk lejojnë që një biznesmenë që supozohet shqiptarë të investojë në pjesën qendrore të Shkupit, informon INA.

Toka që bisedohet me hapësirë mbi 1000 metra katror i takon familjes së nobelistes shqiptare Gonxhe Bojaxhiu, dhe se aty pikërisht ishte shtëpia e saj në sheshin e sotëm të Shkupit.

Ja edhe pjesa e bisedës: 

Mile Janakievski: Të presim takimin me ate që është i intresuar, për ate personin që të thash  dhe që është i interesuar ?

Nikola Gruevski: Po, por a e di nga cili vend vjen, a duhet lejuar për të hyrë, këtu në shesh, pastaj ata do të inkurajohen dhe do të hyjnë në shesh, e ke të qartë. Tjetër është që të hyjë për skaj Vardarit, në Kala apo tek Stacioni Hekurudhor, dhe tjetër është të hyjë në qendër.

MJ: Por ai ka 30 vite që jeton në Francë, por nga atje e ka origjinën … (supozohet Shqipëria)

NG: Nga atje a…

MJ: Si fëmijë ka shkuar në Francë dhe 30 vite ka jetuar atje dhe sërish kthehet në Shqipëri

NG: Mysliman apo katolik është

MJ: Katolik

NG: Ai që e ka Radikën nuk është katolik, por ortodoks, hotelin Radika e kam fjalën

MJ: Katolik është dhe i dashuruar në barok. Do të thotë se njeriu me titull dhe me profesion është artist.

NG: Aha , artist do të thotë për ate ai është aq i dhënë pas barokut

Kjo bisedë ka të bëjë me ndërtimin e shkallëve të stilit spanjoll dhe të një hoteli të stilit barok në një hapësirë prej  1.046 metra katror, pikërisht në pronën ku gjendet pasuria e nobelistes shqiptare Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza. Kjo tokë i`u shit një kompanie tjetër. (INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>