Sistemi i sigurisë, Trajanov: Ka dyshime se përgjimet vazhdojnë ende

kuvendi rmA ka edhe më tej përgjime? Kjo ishte pyetje që sot u parashtrua në komisionin parlamentar ku u shqyrtua Raporti për mbikëqyrjen e punës së agjencisë së inteligjencës dhe të shërbimeve tjera sekrete.

“Ka pohime se edhe më tej këto sisteme po keqpërdoren, se është e mundur që parti të caktuara politike që janë të fuqishme dhe të forta, që të mund të lidhen me sistemet e shërbimeve të sigurisë dhe madje nga lokacionet tjera, përsëri t’i përdorin këto sisteme për grumbullimin e informacioneve lidhur me ngjarjet politike”, tha Pavle Trajanov, LD.

Deputeti opozitar Goran Misovski duke u thirrur në Raportin e Pribes, thotë se sistemi i sigurisë është i depërtueshëm dhe pikërisht Marrëveshja e Përzhinës dhe dorëheqja e Gruevskit janë pasojë e përgjimit joligjor. Përmendi vetëm një shembull të përgjimit.

“Kryetari i komisionit me të cilin unë udhëheq, kryetari i mëparshëm Tito Petkovski është ndjekur nga DSK-ja në mënyrë joligjore. Kjo është precedent. Personi i cili sipas Ligjit duhet të bëjë mbikëqyrjen e keqpërdorimeve eventuale të mjeteve për komunikim është ndjekur pikërisht nga DSK-ja. I tërë komunikimi im me të, mesazhet publikisht konfirmoj se janë të sakta”, deklaroi
Goran Misovski, PRSD.

Deputeti i PDSH-së Fejzullahu për dy aferat “Veshi i madh” dhe “bombat” që i zbardhi LSDM-ja, përgjegjësi kërkon edhe nga BDI-ja
Sipas partisë në pushtet, nevojitet bashkëpunim mbipartiak në pjesën e mbikëqyrjes së shërbimeve të sigurisë.

“Kemi problem me nivelin e ulët të kulturës së sigurisë dhe kjo është rast edhe me deputetët. Kemi problem me nivelin e ulët të besimit, që ekziston mes deputetëve, anëtarë në këto komisione, gjithashtu me nivelin e ulët të bashkëpunimit kur bëhet fjalë për fushën e mbikëqyrjes”, tha Pavle Sazdov VMRO-DPMNE.

Qendra për siguri, zhvillim dhe sundim të së drejtës nga Zvicra deputetët i porositi se patjetër duhet ti mundësohet komisioneve parlamentare për mbikëqyrje të kryejnë vizita të planifikuara dhe të pa planifikuara, në kompanitë e telekomunikacioneve dhe të kryejnë kontroll të vazhdueshëm të pajisjes së shërbimit të sigurisë dhe inteligjencës.

Maja Jovanovksa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>