Situatë e tensionuar në kufirin Maqedoni – Greqi

lotsjelles mkPolicia e Maqedonisë ka hedhur gaz lotsjellës për t’i shpërndarë migrantët, të cilët ishin përpjekur me dhunë ta kalojnë kufirin nga Greqia.

Migrantët, të zemëruar me pritjet e gjata në përpjekjet e tyre për të kaluar ilegalisht në Maqedoni, kanë depërtuar nëpër vendkalimin Idomeni të Greqisë.

Duke brohoritur “Hapni kufijtë”, ata po ashtu, kanë hedhur gurë kundër policëve të Maqedonisë, e pastaj janë shpërndarë.

Policia tha se afro 500 vetë e kishin anashkaluar policinë greke sot herët në mëngjes dhe ishin afruar në kalimin që përdoret për kalimin e trenave në kufi.

Athina thotë se më se 22 mijë migrantë janë bllokuar në pjesë të ndryshme të Greqisë për shkak të kufizimeve të imponuara nga Maqedonia, Serbia dhe Austria, vende këto që janë përgjatë rrugës që migrantët e përdorin për të arritur në Gjermani dhe vendet e tjera të Bashkimit Evropian.

Mbi 6,500 migrantë po presin në vendkalimin kufitar grek, Idomeni. Disa prej tyre ndodhen aty afro tetë ditë me sasi të kufizuara të ushqimit.

Autoritetet e Maqedonisë i kanë lejuar 300 migrantë sirianë që ta kalojnë kufirin sot para agimit. [f.b.]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>