Qytetarët nuk duhet të shqetësohen rreth skandalit për moskalimin e kontributeve në shtyllën e dytë të fondit sigurimit pensional-invalidor, sepse paratë e tyrë janë të sigurta, qetëson drejtori i Fondit Pensional Invalidor, Shaip Zeneli. Ai ngre dyshimet se prezantimi që ministrja Carovska i bëri lajmit për moskalim të kontributeve për 12 mijë përsona në shtyllën e dytë të sigurimit pensional, po përdoret si spin për të manipuluar me opinionin në prag të zgjedhjeve.
Unë prapë nuk dua të besoj se kjo bëhet për shkak të afrimit të zgjedhjeve. Kjo informatë, ky skandal nuk ka rënë nga qielli. Këtë informatë ne e kemi dhënë- deklaroi Shaip Zeneli, drejtor i Fondit pensional-Invalidor.
Sipas tij për këtë problem ka biseduar me qëllim që të gjejnë zgjidhje edhe me ministren aktuale të punë dhe politikë sociale. Gjuhë bashkëpunuese e cila, sipas tij, ka ekzistuar deri një javë më parë, kur ministrja Carovska tha se paratë janë vjedhur, sipas Zenelit nuk është e vërtet meqë fondi nuk menaxhon me parat. Sipas tij, 18% e kontributeve të cilat Drejtoria e të Ardhurave Publike i kalon në Fondin Pensional, nuk mund të përdoren për asgjë tjetër përpos për nevojat e fondit.
Ndërkohë thekson edhe hapin që duhet të ndërmerret që raste të tilla të parandalohen në të ardhmen.
Në mungesë të një regjistri pensional, i cili duhet të jetë edhe konsistent, edhe koherent edhe i saktë, që do të përdoret vetëm për sistemin pensional dhe jo edhe për nevoja të tjera shtetërore. Prandaj themi se deri sa ne nuk e kemi një regjistër qendror, do të na paraqiten anomali- Shaip Zeneli, drejtor I Fondit pensional-Invalidor.
Zeneli është I vetëdijshëm se ky problem ka vite që ekziston, madje edhe në kohën kur drejtoret para tij vinin gjithashtu nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, por fajin nuk e hedh mbi individ, por mbi sistemin pensional. Sistem I cili, siç thotë, është ndër më të komplikuarit në rajon.
Skandali me mostransferimin e kontributeve në shtyllën e dytë të fondit pensional-invalidorë për 12 mijë punëtorëve në sektorin privat dhe publik u shpalos rreth një javë më parë nga ministrja për punë dhe politikë sociale, Mila Carovska. Ajo tha se Qeveria do të ndajë nj fond prej 19 milion eurosh të cilat do të futen në fondin pensional që punëtoret e dëmtuar të shtyllës së dytë të mund të marrin pension të plotë. Gjatë javës në Prokurorinë Publike u dorëzua dosja e këtij rasti./Alsat/