Kompania investuese shqiptare Balfin Group ia ka shitur qendrën më të madhe tregtare në Maqedoni “Skopje City Mall” kompanisë britanike Hystead Limited për 92 milionë euro, shkruajnë mediat maqedone.
Sipas protalit faktor.mk blerja e “Skopje City Mall” është e fundit në vargun e blerjes së qendrave tregtare që i ka realizuar Hystead që prej fillimit të vitit.
“Është pjesë e strategjisë së Hystead në krijimin e fondit të qendrave tregtare”, thuhet në një kumtesë që e ka transmetuar protali faktor.mk.
“Skopje City Mall” që u hap në vitin 2012 është më i madhi në Maqedoni dhe ka mbi 7 milionë vizitorë gjatë vitit.
Është qendra e parë modern në Maqedoni që bën bashkë edhe blerjen, argëtimin dhe aktivitetet e tjera shoqërore.
Qendra tregtare ka 130 dyqane, në mesin e të cilave edhe brendet e njohura ndërkombëtare, kinemanë Cineplex dhe kafeteri.
E ka ndërtuar grupi më i madh investues në Shqipëri Balfin Group që ka drejtuar me qendrën që prej hapjes. (REL)