Protestat kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike vazhdojnë!
Sot, e premte, 09.10.2020, në ora 14:00 do të realizohet një marsh protestues!
Vendtakimi do të jetë tek sheshin “Iliria” në Tetovë dhe do të marshohet deri te ”Monopolli” dhe përsëri do të kthehen tek sheshi “Iliria” .
Në kohën kur çdo shtet, ndërmerr masa lehtësuese për qytetarët e vetë, që sa më lehtë ta kalojmë valën e dytë të pandemisë, tek ne shtrenjtohet rryma elektrike!
Prandaj, nuk na mbetet asgjë tjetër, përveç se të protestohet kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike, ashtu që përgjegjësit ta rishqyrtojnë vendimin e tyre të pamatur dhe ti plotësojnë kërkesat e qytetarëve protestues.