Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftoi se Komisionet zgjedhore komunale kanë pranuar 716 kërkesa për votim nga ana e personave që janë në karantinë ose izolim për shkak të Covid-19, të cilët do të votojnë sot, ndërsa nesër do të votojnë 8.852 persona të sëmurë, të pafuqishëm dhe të sëmurë kronikë, si pjesë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 15 korrik.
Sipas informacioneve të KSHZ-së, nga 9.499 persona të sëmurë, të pafuqishëm dhe me sëmundje kronike të regjistruar në KZK, janë pranuar kërkesat e 8.852 personave të cilët, në përputhje me udhëzimet e Komisionit, dorëzuan dokumentacionin e duhur mjekësor për të dëshmuar se ata kanë nevojë për të votuar në shtëpinë e tyre. Nesër, votimin do ta realizojnë këshillat zgjedhorë.
Për krahasim, në zgjedhjet e kaluara, për të votuar u regjistruan vetëm 3.540 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm.