Studentët shqiptar në Maqedoni në protesta,ja kërkesat

Njoftim!

Njoftojmë opinionin studentor, arsimdashësh dhe atë publik,se ngjarjet e fundit nëpër të gjitha universitetet e Repubilkës së Shqipërisë,duke patur si kryeqendër Tiranën dhe me të cilët solidarizohemi pa asnjë rezervë, kanë ndikuar pozitivisht në të gjitha qendrat Universitare Shqiptare – me probleme të natyrave afërsisht të njëjta. Prandaj, Ne, një grup studentësh sot më datën:13. 12. 2018, pas shumë takimeve dhe bisedave intensive që patëm ditët e fundit, kryesisht me studentë, por edhe me qytetarë të shumtë, themeluan Grupi Nismëtar për Organizimin e Protestave
Studentore, të cilat kanë për qëllim realizimin pa asnjë kusht të kërkesave të parashtruara në listën në vijim:
Kërkesat e studentëve drejtuar Ministrisë së Arsimit,Udhëheqësisë së universiteteve dhe Pushtetit.
1.Ndalimi i kushtëzimit me blerje të librave për nënshkrim nga ana e profesorëve, të tërhiqet.
2. Subvencionimi ose largimi i pagesës së praktikës 8 javore nga Universiteti (50 euro).
3. Subvencionimi i pagesës së ekskurzionit profesional ose largimi i saj si lëndë obligative.
4.Zvogëlimi i tarifës për studentët e huaj(50%).
5.Publikimi i statuti të universitetit dhe raportevlerësimi i evaluimit të studentëve që bëjnë për profesorët të jetë në faqen e universitetit.
6. Përmirësimi i kushteve elementare në laboratore dhe salla mësimore.
7. Rishikimi i titujve akademik dhe verifikimi i plagjiaturave.
8. Revizion për marrjen e titujve akademik të çdo profesori në pozitë udhëheqësie. A është respektuar ligji, koha për kalim prej një titull në tjetër dhe punimet shkencore në Universitetet private dhe publike.
9. Departizimi i universitetit (heqja dorë e partive politike nga universitetet).
10. Cili është statusi i Parlamentit Studentor. A funksionon si organizatë e pamvarur apo eshte nën ingerencat e universitetet.
11. Pagesat vjetore nga studentët për Unionin e Studentëve ,sa nga ato mjete brenda vitit u kthehen studentëve?!
12. Sjellje të barabartë nga ana e profesorëve për të gjithë studentët pavarësisht lidhjeve farefisnore (miqësore, familjare).
13. Largimin e profesorëve të dënuar me vendim gjykate për kryerje të ndonjë vepre penale.
14.Ndalimi i diskriminimit të femrave dhe kushtezimi I tyre me akte të paturpshme në këmbim note. (strugalajm)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>