Sulejman ef. Rexhepi – Dromca memoaresh “KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË” (61-80)

Sulejman Rexhepi61.Zegluli im dhe Sefë mekaniku

Sefë makiniku është i anës tonë. Miqësia jonë shtrihej në një kohë më se 20 vjeçare. Jo që është i rangut tim, jo që më bënte nder miqësia me të, jo që më paraqiste ndonjë satisfakcion të qenurit mik me të por, thjesht, ishte mirëmbajtës i makinave të mia. Edhe makinat e BFI-së i mirëmbaja tek ai, sepse, tashmë si miq që ishim, çdo herë ma plotësonte dëshirën – ia fuste çmimit të mirëmbajtjes së makinave, kështu që, një shumë bukur të mirë të pareve e fusja në xhepin tim. Kishin dalur kasat fiskale kurse unë nuk e dija se çka është ajo. Nuk vlentë më vetëm fatura, pa shoqëuar me gjithë vërtetimin prej kasës fiskale. Sa më i lartë që të ishte çmimi aq më tepër paguhej TVSHja që duhej të shtypej në kasën fiskale. Mund edhe të shkruhej por tvsh-në duhej ta paguante ai që e porosiste këtë vërtetim. Këtë ma kishte sqaruar mekaniku, miku im, kurse unë e kisha kuptuar se po do të më përzihet në xhipin tim, të këpusë diçka nga fitimi im që e arrija sa herë që ia çoja makinat e BFI-së në kontroll tek ai. Prandaj, meqë isha injorant në këtë drejtim, duke menduar se po do me ma ngulë, jo që e ftoha miqësimin me te por edhe kisha vendosur për ta djegur!

Sefa ishte edhe dashamirë i armëve të gjyetisë, por edhe i armëve të tjera. E furnizoja unë me plumba. E dinim tamam se ku i mbanë armët por edhe ku plumbat. Për hilen e tij kisha hartuar një skenar bashkë me Zeglulin tim, përmes të cilit do ta “digjnim” mirë. Kishim vendosur që një ditë, kur të më kërkojë plumba, në momentin që do t’ia jepja unë, të ndërhynte njësia speciale dhe ta kapte, varësisht nga lloji i plumbave, dhe t’ia kërkonte armatimin që e posedonte, natyrisht, pa leje. Kësisoj, ditën që ia dërgova plumbat, në momentin kur Sefa po i fshihte në një “dollap” sekret që e kishte bërë enkas për plumba në kanalin për zbrazjen e vajit të makinave, në atë çast do të ndërhyjë njësia policore dhe do t’ia kapë të gjitha plumbat. Natyrisht, këtij aksioni i priu Luli, i armatosur deri në dhëmbë dhe i maskuar kokë e këmbë, vetëm sytë i kishte jasht. E kishin shtrirë Sefen dhe, duke e lidhur, si duket e kishte njohur përnga fiziku, apo për nga ndonjë kollitje Lulin dhe kishte bërtitur “O Zeglul, pse ma bane këtë bre”! E ky tokmaku im i ishte përgjigju me plotë mirësi, pa e hetuar se po vetëdekonspirohej budallai: “Po a jam polic unë, a”!

Megjithatë, kjo përgjigje kaq e lartë intelektuale e birit tim, më vonë do të më bëjë dinjitoz përballë familjarëve të tij, sepse, përgjigjen e kishin marrur, veprimet e paligjshme vështrohen prej organeve të sigurisë dhe ata organe janë që të kapin e jo se këtë e bëri me inat Sulejman Rexhepi. Zegluli është përplot me margaritarë intelektuale, të befasishme e gjeniale. Si kjo përgjigje, ishte edhe ajo tjetra kur e pata pyetur “prej kur u bëre kaq i mençur”, e ai m’u pat përgjigjur me një pyetje të stilit të Zeglul Rexhepit: “po a jam djali yt, a”? Apo, kur e pata pyetur “pse po dehet në orar të punës”, m’u pat përgjigjur me një urtësi të pa parë të një plaku me plotë filozofi popullore: “Para të dehurit armiqtë e shtetit janë më të lirë përgjat bisedave në tavolinë”!

Ky është Luli im, që më bën të ndjehem krenar dhe i lumtur. Kur babai sheh se nuk ka bërë një bagël por një fëmijë të mbarë, jo vetëm që ndjehet krenar por ndjehet edhe i lumtur për gjenin që megjithatë ia trashëgon dikush. Po, po, bëhet fjalë për gjenin e vigjilencës, përkushtimit dhe përkujdesit ndaj atdheut Maqedoni.

 

62.Zegluli i infiltruar në grupin e Kondovës

Për të arritur pikë të duhura të nevojshme për besimin e organeve të rendit, grupi i Kondovës, në krye me Agim Krasniqin, ishte faktori mjaft i rëndësishëm për Zeglulin. Ky grup thuase po funksiononte ekskluzivisht për të mirën e Lulit tim. Infiltrimi i tij në këtë grup do të nisë sipas instrukcioneve të mia. Fillimisht grupeve kriminele duhet t’ju qaseni si polic duke i deshifruar tinëz disa aksione policore. Me dy-tre dështime të aksioneve policore, ose, me dy-tre shpëtime nga policia e grupit të hajnave, krijon besimin e paluhatshëm si dhe mbështetjen e plotë të këtij grupi tek prishësi i planeve të policisë. Zegluli tashmë e kishte dhënë provimin tek ky grup i Kondovës. Këta tashmë ishin të bindur se Zegluli, si polic, është duke vepruar në të mirë të tyre. Pothuajse asgjë nuk vepronin ata pa marrë miratimin e Zeglulit. Pa dashur u shndërrua në gati udhëheqës i këtij grupi i cili komandohej nga Agim Krasniqi i mitur. Edhe i komandonte por edhe mbante shënime të hollësishme për çdo veprim të tyre. Natyrisht, Zegluli nuk ishte në gjendje (për shkak të uniformës) që të futej edhe në intimin e këtij grupi, nuk mundte të kalojë natën me ta nëpër shkurra e kanale ku mblidheshin pas mesnatës për ta vlerësuar dhe ndarë pasurinë e grabitur. Prandaj, Zegluli kishte zhvilluar edhe një strategji origjinale dhe shumë efikase. Kishte gjetur disa patriotë maqedonasë të cilët kishin pranuar me gjithë qejf që t’i viktimizonin vajzat e veta duke lejuar që të infiltrohen në mesin e këtij grupi, si dashnore të flakta, si adhuruese të zjarrta të Agim Krasniqit. Agimi po mburrej se po i ndërron “shkinat” më shpesh se brekët, kurse nuk po e hetonte se ato ishin informatore të hollësishme të tërë asaj që e vepronte ky grup por edhe i defekteve dhe të metave të secilit nga ky grup, me theks të veçantë të Agim Krasniqit.

 

Ky grup, natë e ditë, ishin në vëzhgim total të policisë së Gjorçe Petrovit. Zegluli ishte më meritori i tërë këtyre sukseseve të organeve të rendit. Policia nuk do të veponte, sepse gati të gjithë ishin të mitur ende, por edhe, si të mitur, ata duhej të kishin ndonjë kokë më të madhe, prandaj prisnin që të zbardhej ajo kokë. Nga të gjitha raportet dhe analizat policore dilte se, Agim Krasniqi ishte tepër naiv, edhe i mitur por edhe i pamundur që të ishte lider i grupit, truri i këtij grupi kriminelësh. Agimi dihej që ishte i dhunshëm por, askund nuk shfaqet si i mençur. Organet e rendit dhe të sigurisë nuk e dinin se kjo mençuri e Agimit në fakt ishte “sinqeriteti” i Lulit polic, i cili po e informonte për çdo veprim, plan dhe aksion policor. Prandaj Agim Krasniqi tash e sa kohë assesi të bindte në duart e policisë. Në fund, Zegluli do të kërkojë që ai ta udhëheqë planin e njohur si “Fliper” duke garantuar në sukses të plotë. Luli kishte një dosje të trashë për këtë grup. Ishti i bindur se i kishte në grusht. Fatkeqësisht, u gabua edhe ai por edhe unë! Qasja e Lulit tek ky grup nuk ishte më ajo e ngrohtë, miqësore, vëllazërore por, thjesht, ishte shumë e dyshimtë. Një polic i rëndomtë kurrë nuk mund ta gëzojë besmin e grupit të hajnave. Besueshmëria dhe ngrohtësia e tyre ndaj policit mik gjithmonë ngelet si një armiqësi e pashpërthyer. Si një flutur të përgjumur do ta kapin Zeglulin dhe do ta çojnë sylidhur në një tunel të shkurtë të gërryer në një pjerrtësirë dheu. E mbajtën të zhveshur lakuriq e të lidhur, duke e malltretuar e kërcënuar se do t’ia lëshojnë qentë e Agimit nëse nuk pranon se çfarë kishte në plan. Pas tre ditëve kishte pranuar gjithçka, kishte “kënduar” për planet e policëve, për rolin e dashnoreve me të cilat po argëtoheshin në këtë shpellë, si dhe për informatorët e katundit prej të cilëve po spiunoheshin. Në fund u morën vesh që, t’ia falin, ta lënë në liri me garancë se edhe më tej do të vazhdojë ta spiunojë policinë tek ky grup. Lirimi i tij u zhvillua si film. Kinse ju iku, kinse pati gjuajte të Lulit me këtë grup bandash, se kinse e kishte plagosur Agimin. Pas këtij “filmi” policia e shmangu për një kohë të gjatë prej të gjitha aksioneve policore, kurse grupi i Agim e mbante sa më në distancë. Ishte një moment të cilin Zegluli do ta shfrytëzojë për t’i analizuar të gjitha veprimet policore që çojnë në përsosshmërinë e tij si polic profesionist.

 

63. Gjurmëve të grupeve terroriste kosovare

I irituar tej mase nga grupi i Agim Krasniqit, grup ky që e kishte mbajtur peng për disa ditë me radhë dhe që e kishin keqtratu deri në përdhunim, Zegluli filloi t’i urrejë të gjithë personat që kishin veshur uniformë e që kinse kishin luftuar për liri e për Kosovë. Të gjithë i dukeshin kriminelë, vrasës, narkomanë, hajna që duhej të përfundonin përtej grilave të burgut dhe jo të shëtisnin bythët nëpër popull si çlirimtarë. Luli im ishte i bindur se këta janë ata provokatorët kryesorë që e provokuan urrejtjen sllave kundër ne shqiptarëve. Deri sa nuk ishin këta provokatorë, ne shqiptarët i kishim punët shumë mirë me maqedonasit dhe serbët. U afruam aq shumë me ata sa nisëm më edhe t’i kuptojmë se si sillen në shtrat me gratë e tyre. Kurse, pas daljes së këtyre grupeve kriminale që ia kanë vënë vetes nga një amblemë UÇK sa për të thënë se janë “luftëtarë të lirisë”, tashmë nuk dim asgjë se çka mendojnë për ne, çka bluajnë e çka planifikojnë. Na e dhjenë punën krejt.

Ky ishte shkaku se pse Luli im do të nisë t’i urrejë të gjithë ata individë e grupe që silleshin si kapadai nëpër kufi e nëpër territorin e Shkupit. Ka qenë një stan dhenësh i braktisur rrëzë fushës së Stankovecit në të cilën jo rallë dërgonte uçkista dhe ku ua kryent formalitetin deri në mëngjes. Eee, mor babuç, veç ta shohish se si spiunojnë serbisht këta “luftëtarë të lirisë”, më thoshte shpesh Luli, pasi kryente ndonjë formalitet mbi kapadaijtë që mendonin se nëpër Shkup mund të sillen si bandita. Dhe, jo rastësisht, pastaj, Kufiri i Bllacës do të bëhet një zonë si rrjetë peshku ku do të zihen lloj-lloj malukati që do të hyjnë nga Kosova. Tashmë, falë Lulti tim, policia e Maqedonisë do të jetë në gjendje që të dijë për kriminelë e delikuentë që veprojnë edhe brenda territorit të Kosovës. Falë Lulit tim, policia e Maqedonisë nisi të bëhet efikase përgjatë tërë kufirit me Kosovën, që nga Bllaca e deri në Jazhincë të Tetovës.

Informatat e Lulit ishin të sakta, sepse informatorët që këndonin pasi ua shtrydhte bolet, ishin të sinqertë. Shpesh i thosha Lulit që mos t’i torturojë shumë se, duhet të ketë frikë, ka Allah, kurse ai më thoshte “hë bre buç se këta nanqimë duhet të mësohen me torturën e policisë shqiptare, duhet të nisin e të tmerrohen rej policëve shqiptar. Prandaj po i torturoj në shqip sepse “formalitetet” e policisë kosovare do të jenë në shqip. Unë po i trajnoj që të mësohen t’i kuptojnë policët e Kosovës”, thoshte Luli im. Verën e viti 2006, disa muaj para se të rikthehem në krye të BFI-së, në Shkup u vra ish ushtari i UÇK-së, kosovari nga Kotlina, Çelik Loku i cili gjatë 2001-it ka qenë i sistemuar në Brigaden 115 në fshatin Radushë nën komandën e Rafiz Halitit me të cilin kurrë nuk jamë durur. Çelik Loku, u vra në terrenin ku operonte Luli im, dhe me than të drejtën, Çeliku nuk do të mund të vritej aq lehtë sikur Luli im të mos ishte shumë i kujdesshëm dhe i sakt. Jo rastësisht edhe është shpërblyer.

Një vit më vonë, Luli im e dinte komplet skenarin që po e përgatiste me urdhër të Ali Ahmetit Abdilaqim Ademi me grupin terrorist të Kosovës që ishin stacionuar në Brodec të Tetovës. Do të ndodhte i njëjti skenar si pesë vite më prë në Kondovë. Grupet terroriste do të pushtojnë disa katunde në Malësi dhe që nga atje do të shpallnin “territore të lira”, në të cilat policia maqedonase do ta kishte shumë vështirë që të niset ndersa tërë kjo atmosferë do ta shtonte pakënaqësinë tek qytetarët e vendit dhe, me këtë edhe do të merrte fund koalicioni i panatyrshëm në mes të VMRO-PDSH-së! Por, “syri i shqiponjës”, siç e thërriste Refet Elmazi Zeglulin tim, e kishte zbërthyer tërë lojën e këtij grupi terroristësh, kishte marrë pjesë në ekipin operativ që e kishte hartuar planin e sulmit mbi informatat që i kishte mbi numrin e terroristëve, armatimit të tyre, llojit të armatimit dhe, vendqëndrimit të tyre. Paraprakisht, të njëjtat informacione i kishte dhe ambasdorja amerikane Millovanoviqi, si dhe euro-ambasadori Fuere, por edhe Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku. Prandaj edhe, aksioni në Brodec nga strukturat e NATO-s u vlerësua si një nga aksionet më të suksesshme policore në rajon dhe më gjërë. Eh sikur ta dinin se tërë plani për kapjen dhe neutralizimin e tyre ishte i Zeglulit tim!

Edhe sot e kësaj dite druaj për fatin e tij, madje këtë droje ma shtoi Komandant Hoxha, Xhezair Shaqiri, i cili, menjëherë pas akcionit policor në Brodec, m’u paraqit në telefon:

– Hallo! Si je Mulla Sulë!

– Kush je bre ti?

– Hoxha i hoxhallarëve! Xheza! Të mora me t’vetë si e ke djalin, policin. A e paskan plagosë në Brodec, a! A është hala në spital!

– Jo, jo, nuk është shumë, pak, e ka përla një plumb. Nesër e lëshojnë!

Prej nga e mori vesh Xhezair Shaqiri? Kush i tregoi atij? Do me thënë që edhe Xheza paska informatorë të vetë në polici. Kjo punë është shumë e rrezikshme, sepse hiç nuk i zë besë këtij farë komandanti të hamamit!

Po, të nesërmen doli Luli nga spitali, me plagë të shëruar, por me dorë të enjtur, nga gjuajtjet me grushta që i kishte bërë mbi terroristët. Lëre që i kishte bërë për ta ndërruar letërnjohtimin, me fytyra të prishura, të cilët që të gjithë i kishte në celularin e vet, por edhe e kishte dëmtuar shumë dorën. Mjekët i kishin thënë që, ka mundësi që e ka të krisur dhe, tash e tutje, sa herë që do të prishet koha, sa herë që do të bie shi, do të ketë dhembje në dorë. Djali im me këtë behane, edhe atë për shkak të terroristave të stacionuar në Brodec. Për punën e dorës, e dinte vetëm Menduh Thai dhe Rafet Elmazi. E di edhe unë dhe askush tjetër.

 

  1. Na ishte një herë njëfarë “Komandant Kushtrimi”

Varrimi i Jakup Hasipit, të njohur si Mulla Jakupi i Sllupçanit, u bë nën prezencën e një numri të jashtëzakonshëm mjekrrash. Për herë të parë u pa dhe u kuptua fakti se mjekrrat tashmë ishin bukur të shumtë në numër dhe të shtrirë gjithandej trojeve etnike. Jo rastësisht ata kishin zgjedhur defilimin e tyre mu në territorin e Maqedonisë. Këtu ata kishin pasur krahun e tyre ushtarak nën komandën e “Komandant Kushtrimit”, nofkë kjo luftarake e Harun Aliut.

Luli im kishte arritur që të infiltrojë njerëz të vet në mesin e këtyre mjekrrave. Unë kisha kërkuar që në shërbimet intelegjente të futen dhe të punësohen edhe medresantë tanë, sepse, vetëm përmes tyre më lehtë do të arrinin deri te planet e mjekrrave. Plani i tyre i fundit ishte krijimi i një krahu të fortë ushtarak dhe inkuadrimi i përnjëhershëm i të gjithëve në këtë krah, i cili po udhëhiqej nga Harun Alia. Ky krah e kishte edhe trurin e tyre, strategun si dhe liderin e patundur, profesorin Jeton Shasivarin, i cili, çuditërisht kishte pasur një dëshirë të flakë që të jetë sekretar gjeneral i Bashkësisë Islame, por që unë reis e ai sekretar ishte një punë që nuk do të ndodhte kurrë.

Diku, në fshatrat kufitarë, në Karadakun e Shkupit, po flitet se po përgatiten dhe po stërviten “mjekra” për veprimtarinë e tyre teologjike nëpër territoret që do të “çlirohen” nga ana e tyre. Plani paska qenë që të futen në Maqedoni dhe, përmes trurit të tyre luftarak, Harun Aliut, të më rrëzonin mua dhe ta merrnin BFI-në në dorë dhe, nga brenda pastaj, duke e pasur të pushtuar një kështjellë, shumë lehtë do t’ia bënin edhe me bashkësitë e tjera islame në rajon. Pasi të më rrëzonin mua në plan e kishin që të operojnë edhe në Shqipëri për ta eliminuar klanin e hoxhë Fetullah Gylenit si dhe në Kosovë për ta çliruar BIK-un nga “vehabistët” me në krye Naim Tërnavën, që nuk ishin në sy të mirë nga Turqia e Erdoganit. Por, ata nuk e kishin bërë hesap se unë mund t’ju dal kockë që ju ngelë në fyt. Tërë këtë strategji Luli im, Zegluli i babuçit, e kishte marrur shumë për zemër dhe, mbaj mend si sot kur m’u betua se, pa e vrarë Harun Aliun kjo punë nuk do të marrë fund.

 

Nisi strategjia e planifikimit të aksionit me nofkën “Goditja e gjarpërit në kokë”! Unë gjallë e të bëheshin të gjitha këto ndryshime të cilat, megjithat po mbanin erë të politikave ekstremiste-nacionaliste të Erdoganit, kjo kurrë nuk do të ndodhte. Prandaj, i dhashë flakë Lulit duke e qortuar që për gjithçka të më vë në dijeni edhe mua. Luli kishte informatë të sigurtë se, nga Kosova do të futej celula e parë e grupit të mjekrave, nën udhëheqjen e Harun Aliut, për të realizuar një takim me “trurin e tyre”, profesor Jeton Shasivarin. Ata do të priteshin në Radushë dhe, me një furgon të bardhë mallërash, të huazuar nga “Uka komerc” i mikut tim të ngushtë, Haxhi Ademit, do të silleshin deri në lagjen e Shkupit, në Hasanbeg. Informata rezultoi e saktë.

Luli ishte vënë në krye të aksionit për kapjen e furgonit. Plani ishte, kapja e furgonit brenda ndonjë vendbanimi, ku aksioni eventual do të ishte më tragjik dhe më i frikshëm, sepse policia speciale janë për të mbjellë frikë e jo për duatrokitje. Pasi të kapet furgoni, nën përcjelljen e autoblindave dhe mjeteve të tjera luftarake, do të përcillet sërish deri te vendi prej nga kosovarët janë nisur për në Maqedoni. Rrugës do të inskenohet pritja dhe, nën breshërinë e plumbave nga tërë ai arsenal luftarak i policisë maqedonase, do të bëhej furgoni shoshë dhe, me të edhe mjekrrat, të cilët po planifikonin eliminimin tim nga froni i Reisul Ulemasë.

Zegluli im nuk e kishte aq të lehtë që të vëzhgojë e të heshtë para aksionit i cili po ia rrezikonte pozitën babuçit të vet, mua, Sulejman Rexhepit që, të gjithë më thërrasin Mulla Sula!

Më duhet të pranoj, kësaj vrasje iu gëzova sidomos për faktin se, do të shtyheshin apo do të hiqnin fare dorë nga protestat për “Burmali Xhaminë” të cilat po i planifikonin mjekrat e që po i nxiste Harun Aliu. Këtu pata kërkuar ndihmë edhe nga njëri prej truprojeve të mia, të cilin e luta që të kërkojë nga Sinisha Aleksovski, eprori i tij, që fare të mos mbaheshin protestat. Megjithatë, shërbimet sekrete maqedonase e përmbajtën protestën që u mbajt javën e ardhshme, pikërisht për faktin që në Maqedoni do të qëndronte një diplomat i lartë amerikan, Me këtë shërbimi sekret maqedonas dëshironte t’ua bëjë me dije të huajve se sa të rrezikshëm ishin shqiptarët që tashmë ishin përfshirë në përkrahje të madhe të muxhahedinëve lokalë!

Në krye të javës shkova për ta ngushëlluar familjen e këtij farë komandanti. Më pritën mirë. I pyeta:

– A kan ardhur? A po vijnë njerëz?

– Po, po, bereqatversën! Biles erdhën edhe këta të partisë së Ali Ahmetit.

– Kështu është ky: edhe të vret edhe të vjen me të pa!

 

  1. Unë nuk i urrej “mjekrat”, unë ju frikësohem atyre

Kot nuk ma këndojnë këngën këta shahirat e katundit “trim mbi trimt ai Mulla Sula, që s’la vend pa i përla knus e pula”! Dua të them se jam trim dhe nuk ia kam frikën askujt. Në fakt, vetëm budallai që nuk ka frikë. Frika ka dalë nga dyert e Xhenetit por këtë rrallë kush e kupton. Unë kam shumë urrejtje, unë urrejtjen time e shprehi me nervozizëm, me trimëri, me azgënllëk dhe, kështu njerëzit mendojnë se jam plot zjarr që nuk ia kam frikën askujt, apo më mirë me thënë “Zharko”. Në fakt, unë i urrej vetëm ata nga të cilët kam frikë. Por, shpesh ndodhë që keqkuptohem, sepse, frikën që e kam prej dikujt e kamufloj me urrejtje. Për shembull, unë nuk i urrej mjekrrat, nuk kam pse t’i urrej. Që në start e di se nuk janë as më trima se unë por as më të mençur se unë. E di që truri i tyre në fakt është mjekra e tyre. Ata nuk e ushtrojnë trurin por mjekrën. I keni parë se si e miklojnë dhe e krehin mjekrën? T’ia bënin kaq shumë hizmetin trurit do të dukeshin pak intelektualë por, janë zero. Por, siç thashë, e lëshojnë dhe e miklojnë mjekrën sa për t’u dukur se janë alima, se janë të mençur, intelektualë dhe se nana i ka lindur për pozita të larta. Do me thënë se janë të gatshëm të ma marrin edhe postin, a! Prandaj edhe i urrej, sepse e kam këtë frikë.

 

Unë kurrë nuk iu përzihem atyre në punë, bilez tërthorazi e kërkoj angazhimin e tyre, sepse e mbulojnë me aktivitete fetare edhe BFInë time. Muslimanët e mi nuk e dinë se kush po zhvillon aktivitete fetare, të gjitha aktivitetet ata mendojnë se i zhvillon BFI-ja, prandaj, nuk më pengojnë, sepse ata me punën e tyre, në fakt angazhohen për rejtingun tim, për famën time.

 

Planet e tyre janë djallëzore. Ata ia kanë mësyer pozitës time, sepse, kështu dëshrojnë punëdhënësit e tyre: të më eliminojnë mua, mua luftëtarin më të madh të mjekrave. Pse i luftoj unë ata? Thjesht, sepse ata ia kanë mësyer pozitës sime në krye të Reisllëkut! Le të heqin dorë nga kjo pozitë dhe do të shikojnë pastaj se sa i dua, se sa i respektoj, se sa jam i gatshëm që të bashkëpunoj me ta, madje dhe publikisht t’i lavdëroj se janë bereqeti i BFI-së, se janë shtylla e organeve të BFI-së se janë më të devotshmit e myslimanëve të vendit.

 

Hiç nuk përtoj për t’i lavdëruar, vetëm të heqin dorë nga synimi i foteljes sime. Nuk e jap, nuk e lëshoj për më të madhin çmim. Zatën, kur e patën filluar këtë oreks e këtë synim, Zegluli im ishte në klasë të 7-8 në shkollën fillore. Duke e ndjerë këtë rrezik, insistova që Zegluli të bëhet polic, dhe të ngjitet larg e më larg kirearkisë policore. Mjekrat duhet të ndiqen edhe institucionalisht e jo vetëm nga unë, si reisul ulema.

 

Le të kërkojnë çfarë të dëshirojnë, jam në gjendje t’i bëj edhe myftinjë, referenta, drejtorë sektoresh, çfarë të dëshirojnë, vetëm le të garantojnë se do të puojnë për mua si reis. Pra, nuk i bëj hesap për asgjë, vetëm, në momentin kur do të hetoj se po fërkohen rreth kolltukut tim të reisit, jam në gjendje që të bashkëpunoj me dreqin e me të birin vetëm e vetëm që t’i likuidoj nga faqa e dheut.

 

Nëse një ditë mjekrat do të dëshmojnë se nuk do të ma prekin kurrë kolltukun, do t’ju dëshmoj se sa shumë i dua, se sa shumë kam respekt për ata. Në aktiviete fetare i kam vëllezër, kurse pastaj në aktivitete të cilat ma rrezikojnë kolltukun i kam armiq, ndaj dhe i vras si derrat e egër, prandaj dhe nuk ua ndaj nga hapat Zeglulin tim.

 

Mjekrat m’u bënë kompleks! Bashkëpunëtorët e mij i kisha lënë pas dore. Tek ata kishe filluar një dyshim i realtë mbi mua. Nuk di a e kisha nga mjekrat apo nga ndonjë kanal tjetër por, miqtë e mi tashmë e kishin zbuluar një nofkë timen policore dhe, sikur më tallnin herë pas here. Ky fakt po më frikësonte shumë, jo mjekrat!

 

  1. Kur më deshifruan bashkëpunëtorët e mi

Mulla Zejna (Zejnullah Fazliu) tashmë sikur i kishte marrur penjtë e BFI-së në duart e veta dhe as që po më bënte hesap mua, apo më mirë me thënë nuk po ma fuste hiç. U konsultova me Kiro Fuzofskin e ai më tha që në këtë fazë të ruaj energjinë dhe mos të mundohem që ta shtyjë murin me kokë. Në BFI tashmë ishte bërë një tresh shumë i fuqishëm mbi kurrizin e të cilëve po peshonte krejt fati i BFI-së, mbarëvajtja e mëtutjeshme e punëve të këtij Institucioni. Sipas Kiros, në momentin që na kishin lënë të udhëheqim më lirshëm e kishim bërë punën berbat! Hafëz Rexhepin (Rexhep Nuredinin) e kishim eksponuar si muhadith shumë të madh dhe të paarritshëm në të gjithë rajonin. Fjala e tij tashmë kishte peshë! Konstatimet, vendimet dhe fetvatë e tij ishin të pathyshme, kështu që, duke iu rritur fama, duke iu rritur pesha e autoitetit në mesin e myslimnëve anekënd vendit, në fakt kishte nisur një hije e rëndë mbi personalitetn tim. Gabimi i dytë kishte qenë momenti kur unë pranova që në rrethin e ngushtë shoqëror të futet një nga hafizët dhe muslimanët më të devotshëm që ka pasur vendi ndonjëherë, Hafëz Idrizin (Idriz Selamin). Këta dy ishin nën ndikimin dhe dirigjimin e Zejnulla Fazliut, i cili po i përdorte si vegla për të më eliminuar mua, kurse unë, sa herë që përpiqesha t’ia marr nga duart, Mulla Zejna ju thoshte që të ruhen nga unë dhe të mos më besojnë shumë, sepse dini im, sipas Zejnulla Fazliut, qenka UDB-ja, kurse “pejgamberi im” qenka Kiro Fuzofski! Kësisoj, unë sikur u dekonspirova te miqtë e mi, me të cilët i kisha fituar të gjitha betejat me grupin e Tetovës por edhe me Selimovskin të cilin po e shtynin drejt fronit tim ata të shërbimeve sekrete maqedonase. Në mesin e të rinjëve ndikim të hatashëm kishte nisur të ushtrojë Afrim Tahiri, një teolog i sapo kthyer nga studimet e mbaruara në Jordani. Ishte i ri por edhe shumë i kujdesshëm, nuk pranonte të futet në kallëpe e nëpër grupe, shikonte punën e vet dhe i kryente me përpikshmëri më të madhe punët e Shoqatës “Ilmije” ku e kyçëm si sekretar i këtij asociacioni.

 

Fuqia ime, sado që shpresoja edhe në nikimin e të riut Afrim Tahiri, ishte e dobët karshi treshes Zejnulla Fazliu-Idriz Selam-Rexhep Nuredini! Unë nuk arrita as t’i përpunoj dhe t’i mbajë si piptha të degës sime, sepse në ofensivë ishte Zejnullah Fazliu, i cili, edhe ai si unë çonte ujë në të njëjtin mulli ku çoja dhe unë, por që angazhohej më shumë, sepse i duhej pozicione në të gjitha frontet. Mua më larguan nga posti i Kryetarit, ndërsa nuk u rehatuan deri sa nuk e sollën në atë post Arif Eminin, të cilin unë e kisha caktuar si myfti të Gostivarit. Arif Emini, në fakt ishte porta e hapur e DZK-së si dhe fati më i lumtur i Zejnullah Fazliut. Natyrisht, kjo më brengoste shumë dhe, edhe më shumë më brengoste fakti që tashmë as Kira dhe as shokët e tij të DZK-së nuk po merreshin me mua, më neutralizuan tërësisht. Megjithatë, të gjithë ata kishin harruar se unë jam ujku vjetër dhe, me një lëvizje ju tregova se kush është Mulla Sula. Në dy takimet veç e veç që i pata, njërin me Hafëz Idrizin dhe tjetrin me Rexhep Nuredinin, dy krahët me fuqi herkuli të Zejnulla Fazliut, i binda që të dy se janë futur shumë keq në shërbimet sekrete maqedonase dhe se Zejnullau, “babai ideologjik i tyre” po i keqpërdorë, madje tërë këtë duke ua argumentuar me fakte e prova konkrete. Kjo bindje, ashtu siç e prisja, do të rezultonte fatale, sepse, e dija shumë mirë që as njëri dhe as tjetri nuk do të pajtoheshin me faktin se tashmë ishin bashkëpunëtorë të shërbimeve maqedonase. Për pak kohë, për punë ditësh, brenda katër-pesë ditësh, Hafëz Idrizi do të vdes nga ataku në zemër, kurse Rexhep Nuredinit ky informacion do t’i bëhet kancer në tru dhe do ta mbysë edhe atë, në gjendje gati të çmendjes.

 

Atëherë Zejnulla Fazliu do të kapet me mjekrrat, me armiqtë e mi të përbetuar. I ngrati, nuk e dinte se çka po e pret.

 

  1. Zenun Berisha po e përjetonte pashallëkun e Shkupit

Derisa Zejnulla Fazliu dhe Arif Emini po përpiqeshin që ta rjepin BFInë dhe ta shndërrojnë në filiale të vërtetë të DKZ-së, Zenun Berisha, si dhelpër që ishte që kur e njoha, po e përjetone pashallëkun e Shkupit, në cilësinë e Myftiut të Myftinisë së Shkupit. Ai nuk i përgjigjej as kryetarit fiktiv të BFI-së Arif Eminit, por as Mulla Zejnullahut që realisht ai ishte kryetar i BFI-së, i cili, si “lider ideologjik” edhe i mjekrave më radikalë në Shkup, e devalvon tej mase Zenunin duke ia lëshuar mjekrat të cilët do ta rrahin, do ta shpullosnin dhe do ta detyrojnë të nënshkruaj pesë vendime për punësim të tyre. Atëherë Zenun Berisha do t’i duhet të lidhet me grupin e kriminelëve që udhëhiqeshin nga Ridvani, alias Rida, i cili arriti t’i punësojë gati të gjithë vllezërit e vet në Muftininë e Shkupit. Që të dy bandat ishin në koordinim të veprimeve të tyre, prandaj, herë sulmonte njëra e herë trimërohej banda tjetër dhe, kësisoj, gati e bankrotuan kasën e Myftinisë së Shkupit, kurse Mulla Zejna i kishte rënë gati në fund të arkës së BFI-së.

 

Atëherë, në çastin kur BFI-a ishte buzë shktërrimit, çuditërisht, një nga armiqtë e mi më të mëdhenj dhe më të përbetuar, Menduh Thaçi, kërkon takim me mua. Meqë njihesha si luftëtarë i madh i mjekrave, Menduh Thaçi nga unë do të kërkojë që të marr drejtimin e BFI-së dhe t’i largoj të gjithë njerëzit me ndikim të BDI-së që tashmë ishin instaluar në BFI dhe po shtriheshin edhe në organet e saj. Unë do të pranoja me të vetmin qëllim që grupi i Kondovës të vihej në shërbimin tim kurse të kontrllohej nga Menduh Thaçi dhe se, prova e parë do të ishte futja në shtëpi të Zejnulla Fazliut natën kur do ta kishte shtëpinë plotë me mjekra dhe ta shpullosnin para tyre, madje edhe të gjithëve nga një shpullë të nxehtë duke ua bërë me dije se tashmë koha e tyre perëndoi kurse koha e Mulla Sulës po rilindte. Tërë kjo lojë do të ishte shumë e lehtë, sepse do të drejtohej nga zëvendësministri i Punëve të brendshe, Refet Elmazi, i cili do t’i mbante sa më larg meje zagarët e DKZ-së por, në të njëjtin shërbim duhej të ma punësonte dhe të ma avansonte edhe djalin tim, Zeglul Rexhepin. Ramë në ujdi dhe ia nisëm lojës. Me logjistikën e plotë nga grupi i Kondovës, si dhe me përkrahjen e parezervë nga ministria e punëve të brendshme dhe nën vëzhgim të këtij skenari nga ana e Menduh Thaçit (e bekoftë Allahu i Madhërishëm që më riktheu në postin e Kryetarit të BFI-së), unë u vendosa sërish në selinë e BFIsë. Detyra e parë ishte që ta pastroj BFI-në nga elementet e BDI-së, pastaj, meqë posedonim pasuri të konsiderushme nga vakëfi i BFIsë, duhej që në listën e shpërblimeve të përfshija një numër të madh të aktivistëve të PDSH-së dhe të grupit të Kondovës të cilët do të paguheshin me nga një rrogë që do të varionte prej 200 e deri në 500 euro. Veç kësaj, Menduh Thaçi kishte përgatitur edhe planin B, të cilin nuk e kisha kuptuar më herët. Njerëzit që më ndihmuan të rikthehem në postin tim, u detyrova që t’i pranoj si bashkëpunëtorë të mij më të ngushtë, pa e ditur se ata në fakt kishin qenë ca kopila të Menduh Thaçit. Me kohë e hetova këtë lojë të dobët, ndaj dhe iu qasa edhe unë lojës sime – largim të gradualshëm nga PDSH-ja dhe afrim sa më të theksuar te BDI-ja, e cila, në momentin kur erdhi në pushtet, në vititn 2008, mua më gjeti lojalist absolut i saj. Me këtë i dhashë goditjen fatale Menduh Thaçit por edhe bashkëpunëtorëve të tij që kishin siguruar goxha kompetenca në BFI. Nuk ka projekt që mund të zhvillohet jasht projektit tim, i cili është që, unë të mbetem përjetë kryetar i BFI-së dhe të gjithë të tjerët të punojnë për mua dhe vetëm për mua. Ky është projekti im, prandaj edhe triumfon gjithmonë e në çdo kohë.

 

  1. Pse më duhej afrimi me Menduh Thaçin dhe me PDSH-në

Ishte koha e miratimit të ligjit për hapjen e dosjeve. Unë e dija që qindra e mijëra dosje tashmë ishin në duart e Mnduh Thaçit dhe të Dosta Dimovskës, ish funksionare e lartë e VMRO-së së Lubçe Georgievskit. Menduh Thaçi veçmë kishte filluar një fushatë të tmerrshme kundër meje, sidomos pasi i kishin rënë në duar disa dosje në të cilat figuronte edhe pseudonimi im policor, “Zharko”. Filloi të më sulmojë fëlliqtë dhe, në çastin kur po e ndjeja se do të më vërsuleje dhe më egërsisht, u tërhoqa, dorëzova detyrën e Kryetarit të BFI-së dhe ika. Gjashtë vite më vonë do të pendohet për këtë që ma bëri, sepse, nëse kishte një gjë që na lidhte bashkë ishte urrejtja jonë shumë e furishme kundër mjekrave, selefistëve dhe vehabisëve, të cilëve, me largimin tim BFI-në e morën në duar, e pushtuan përmes BDI-së në pushtet. Tani, Menduh Thaçi po e ndjente se do të kthehej në pushtet, ndaj dhe më afroi dorën e pajtimit. Unë nuk u hamenda por familjarisht u rreshtuam nga ana e Thaçit, jo se i zija besë apo se e doja, por, mbi të gjitha, tani doja të devalvohet Menduh Thaçi, sepse tashmë ose tërë ato muhabete që i kishte folur për mua do të dilnin gënjeshtra, ose, Thaçi pranoi të bashkëpunojë me mua si një bashkëpunëtor policor dhe, përmes kësaj ai drejt për drejt të kyçej në radhët e bashkëpunëtorëve kodoshë. Angazhimi i tij si dhe i Arbën Xhaferit, angazhimi i komplet strukturës së PDSHsë dhe i grupit të Kondovës që sërish të kthehem në krye të BFI-së, edhe atë me virtyte të një patrioti të pashoq, më bëri të madh, kurse në opinion nisi tatëpjeta e PDSH-së, e Menduh Thaçit si dhe e grupit të Kondovës, sepse, që të gjithë tashmë unë i kisha në duar dhe kjo më bënte shumë të fortë, me shumë avantazh që tshmë kah unë të kthehen edhe më fuqishëm BDI-ja e Ali Ahmetit. Ali Ahmeti dikur thoshte se unë mund të jem gjithçka por jo dhe musliman, sot është në gjendje që t’m’i fërkojë topat! U realizua ëndërra ime: ta devalvoja Thaçin dhe PDSH-në deri në thyerje të kurrizit kurse Ali Ahmeti të bindej se unë megjithatë jam njëfarë faktori shumë i rëndësishëm në këtë shoqëri.

Për fat të keq, kthimi im i sëishëm në krye të BFI-së më kishte bërë pak euforik dhe, për një çast nisa të humb edhe kontrollin. Thaçi dhe Refet Elmazi më kishin premtuar se do të më ndihmonin shumë në rikthimin e tërë pronës së BFI-së, kurse unë i ftova të gjithë myftinjtë në një drekë në “Oreov hllad” dhe ju thashë se, do të na kthehet e tërë prona, prandaj sa më shpejt t’i kompletoni dokumentet. Madje, para mediave deklarova se nëse brenda një viti (2007) nuk e rikthej tërë pronën, do të jap dorëheqje dhe kurrë nuk do të kthehem më në këtë post. Me këtë deklaratë thashë t’i sjell para aktit të kryer Thaçin dhe Xhaferrin, kurse Refet Elmazi vjen e më thotë me nerozizëm e pa fije perde: “hej ti, kush të ka thënë që ta bëshë publike kthimin e pronës? Nga ajo pronë BFI-së do t’i takojë vetëm 20 % kurse 80% do të kalojë pronë e PDSH-së”, të cilën do të duhej ta hidhja në emër të Fadil shoferit. Pas këtij kërënimi unë hoqa dorë nga prona, duke qenë i bindur se më mirë të ngelë vakëfi në dorë të shkijeve se në dorë të Menduh Thaçit. Madje, nga grupi i Kondovës edhe panova të rrihem si gomar, apo më mirë me thënë si hajvan, në zyren time dhe mos të nënshkruaj asnjë dyqan që të kalojë në pronsi të PDSH-së.

 

  1. Më fal vëlla por edhe ti je pjellë e PDSH-së

Po afroheshin zgjedhjet lokale, kurse Menduh Thaçi, duke shpresuar në mua se do t’ia rikthej fitoren në zonën e Dërvenit pas burgosjes së Agim Krasniqit, e nxori vëllain tim, Fahriun, kandidat për kryetar të Komunës së Sarajit. Unë e kisha nuhatur se forcë reale në atë zonë ishte Blerim Bexheti dhe askush tjetër, meqë ky ia kishte përgatitur kurthin për t’u burgosur Agim Krasniqin, madje me bindjen se së shpejti do ta drejtonte Ministrinë e Drejtësisë, prej nga do ta mbante në burg përjetë Agim Krasniqin, sakaq, përmes lidhjeve të mia, lidhim një miqësi të fshehtë dhe, prova jonë e parë e kësaj miqësie do të ishte lojaliteti im ndaj BDI-së me rastin e zgjedhjeve lokale. Në sipërfaqe unë isha “vetë gjaku i PDSH-së”, kurse nën tokë isha armiku më i përbetuar i kësaj Partie. Me qëllim që mos të ketë dyshime askush, sepse i druaja hakmarrjes së Thaçit me grupin e Kondovës, unë bëhesha se po fluturoja nga gëzimi për faktin që vëllai im do të fitojë komunën e Sarajit dhe për këtë garantoja me së paku katër mijë votat që i kontrolloja unë në këtë zonë. Në fakt, tërë këto vota do të shkonin në BDI, sepse në prapaskenë këtë angazhim e shprehja, makar edhe të digjej vëllai im. Menjëherë pas kryerjes së këtyre zgjedhjeve dhe pas fitores bindëse të BDI-së, angazhimi im edhe më i madh u dëshmua në zgjedhjet e parakohëshme të 2008-tës. Aty i theva në kurriz pdshistat, kurse miqësia ime u bë transparente me BDI-në e Ali Ahmetit. Këtë kalim timin nga një parti në tjetrën e arsyetova me faktin që ne si BFI duhet të jemi gjithmonë në koalicion me partinë shqiptare që do të futet në qeveri dhe se për momentin në qeveri është BDI-ja, prandaj, prej të gjithëve kërkova që të vihen në shërbim të kësaj partie. Natyrisht, ata që nuk do të pranonin do të rreshtohen në radhët e armiqve të mi. Kurse unë, përmes mikut tim dhe bashkëpronarit të disa bisneseve të mia, Blerim Bxhetin, u afrova deri te Ali Ahmeti i cili si lidhje në mes tij dhe meje e cakoi zëvendëskryeministrin, Musa Xhaferin, kurse, paramendoni, Mnduh Thaçi si lidhjen tonën e kishte caktuar Fadil hajnin.

Edhe grupin e Kondovës e amortizova mirë, duke mos lejuar që të më bënin presion për të ndikuar te Blerim Bexheti, tashmë Ministër i Drejtësisë, për të liruar Agim Kransiqin. Blerimi kishte vendosur që ta kalbë nëpër burgjet maqedonase Agimin, kurse unë i zbusja këta të Kondovës duke ju thënë se, përmes Zeglulit, kemi informata se sapo të dalë Agimi do ta vrasin dhe se prandaj ai duhet të ngelë edhe më tej brenda, sepse kombit Agim Krasniqi i duhet gjallë e jo i vdekur, kurse bëhesha se po i përulem famës së tij duke i shkuar për vizitë në burg, duke i çuar ushqime e para, duke u përkujdsur për ditë sa më të lumtura brneda burgjeve të Maqedonisë. Kjo i lumturonte të gjithë, i neutralizonte miqtë dhe dashamirët e Agim Krasniqit, kurse e plotësonte edhe oreksin e Blerim Bexhetit i cili kishte një mëri të vecantë kundër Agimit për shkak se ky i kishte vrarë një kushëri te rampa e udhëpagesës në Gostivar-Tetovë. Tani edhe vrasës, edhe kriminel edhe hero i gjall, sikur nuk shkonin që të dyjat prandaj edhe unë solidarizohesha tërësisht me qëndrimet dhe vendimet e Blerim Bexhetit. Kisha llogari të mbahem me këtë Ministër, meqë ky ishte një nga ministrat më të dashur i Ali Ahmetit tek i cili kishte qasje natë e ditë tek ai. Madje jo vetëm besim, por, kishte edhe aftësi të mëdha për ta manipuluar Aliun, i cili kurrë nuk dyshoi te Blerimi, edhe pse ky ia luante shpesh herë.

 

  1. Moj parti ta lumsha syrin

Në një ndejë, në një sofër plotë mish të pjekur, pata dëgjuar Ali Ahmetin duke e kënduar këngën “Moj parti ty ta lumsha syrin”, që i kushtohej Enver Hoxhës. E dija që po më provokonte mua dhe se me këtë këngë po më thoshte që lirisht të shkoja në polici e ta paraqisja, sepse ai tashmë e kishte flakur frikën dhe se do t’i këndonte për qejf Partisë së Punës dhe Enver Hoxhës. Po ç’mu bë mua kompleks kjo këngë. Assesi nuk mund ta harroja, ngado që lëvizja këndoja edhe unë. Këngë që m’u bë frymëmarrje. Natyrisht, unë e këndoja ashu siç më konvenonte mua, me tekst tjetër, sepse origjinalin nuk e mbaja mend: “Moj parti ty ta lumsha syrin, nuk e la pa ta rrasë kepën…”

Krerët e kësaj Partie, nuk ishin si ata të PDSH-së, hajna klasik, këta ishin më të moderuar, kishin më shumë insaf, kërkonin pak por linin shumë më shumë për mua. Kjo nuk më revoltonte aspak, por, më bënte edhe më koperues. Për shmbull, derisa ata të PDSH-së më mësonin që nëse duhet të heq dorë nga hapësira e Burmali Xhamisë, të kërkoja paraprakisht objekte, të cilat pastaj do t’i ndaja 80% për PDSH-në dhe 20% për BFI-në. Bie fjala, një objekt prej 10 kate, tetë do t’i takonin PDSH-së dy kate neve! Po mua? Kurse këta të BDI-së, ishin më ekspertë, mendonin për të gjithë ngapak, edhe për vete, edhe për mua, dhe për partinë, edhe për BFI-në. Madje BFI-së i linin aq shumë sa më krijonin mundësinë që edhe këtu t’i bie përgjysëm: gjysma mua gjysma BFI-së! Me dy lvizje që i bëmë në koordinim të plotë me Musa Xhaferin dhe Blerim Bexhetin, arritëm të pasurohemi në mënyrë enorme. Nuk e bëra problem Burmali Xhaminë, por ama ma ofruan mundësinë, ose të merrja objekte për vakëf ose në kundërvlerë të merrja bona me vlerë, unë e zgjodha këtë të dytën, edhe pse shokët e BFI-së më qortuan shumë. Bonat me vlerë në fakt ishin para, me të cilat mund ta shtoja vakëfin e BFI-së por edhe më krijohej mundësia për t’i mbajtur gjallë institucionet e BFI-së si dhe për të siguruar rroga për të punësuari. Plasi para e mdhe, për Partinë pak, për do njerez të partisë pak, për mua pak, dhe po aq për Instituionin BFI. Kështu kishte lezet, ndaheshim të gjithë të kënaqur, kurse grykësat e PDSH-së mendonin vetëm për veten e tyre, për Partinë e tyre si dhe për BFI-në, mua nuk më llogarisnin fare.

Meqë Arif Emini bashkë me Zejnullah Fazliun e kishin zbrazur tërë arkën e BFI-së, kishin vjedhur pa hesap, dhe, meqë edhe Zenun Berisha bashkë me Ridën e kompani e kishin zbrazur krejt arkën e Myftinisë së Shkupit, kurse Myftnia e Tetovës dhe ajo e Gostivarit, ruheshin prej meje si prej gjarpërit, këto bona në vlerë që m’i siguroi BDI-ja dhe Nikolla Gruevski, i cili për një çast ma mori mendjen dhe e bekova me loçkë të zemrës (ku mos ta bekoj kur po më mbulonte me bona në vlerë), disi me këto bona sikur e bleva mirëqenien në BFI, isha i bindur se këshu do të më shkonin punët deri në fund të karrierës, që nuk më kishte ngelur edhe shumë. Por, BFI-ja tashmë po shndërrohej në një miniere të pafundme, më në fund e ndjeva se ky Institucion veç jetës fetare mund ta zhvillojë edhe aktivitetin e shpëlarjes së parave, dhe, një mekanizëm i tillë do t’ju duhej të gjitha pative që do të vinin në pushtet. Prandaj edhe m’u mbush mendja që të bëj çmos që ta ndryshoj kushtetutën dhe të shpallem kryetar i përjetshëm. Pare po, mirëqenie po, punët po na ecnin si mos më mirë, pse mos të më zgjatej mandati?! Të gjithë po mendonin se unë po sillja para nga vendet arabe se po më nderonin shumë, se po më donin tejmase, se tashmë kisha krijuar besim tek ata ndaj dhe më jepnin lekë sa herë që i vizitoja. Kurse, në fak, sa herë që kthehesha e shpalosja nga ndonjë bono me vlerë për të cilin nuk dinin askush në BFI, me përjashtim unë dhe Azem Eminovski, shplarësi më i madh i pisllëqeve të mia. Sepse, natyrisht, e pranoj, të vjedhësh vakëfin është pisllëk, por edhe ta shplashë këtë vjedhje është po aq pisllëk. Të gjithë po zhyteshim në pisllëk dhe, logjika më thotë se, pasi të zhytemi të gjithë, pastaj të gjithë do të kemi nevojë që të ndihmohemi dhe bashkarisht të dalim nga ai pisllëk. Në fund, të gjithë do të shplaheshim nga pisllëku dhe, edhe dhentë në vend edhe unë i ngopur!

 

  1. Ata të BDI-së mendonin se ngjashëm si një prift mund t’ua shplajë mëkatet

Në fillim, kur u afruam shumë në mes vete unë me disa të kryesisë së BDI-së, mendoja se po më respektojnë dhe, sikur kërkonin nga unë që të pranoja e të bëhesha hoxhë i tyre, hoxhë partie. Pse jo, unë mezi prisja që të gjej diku pak respekt e autoritet. Për shembull Musa Xhaferi më pyeste se pse sa herë që e çonë ndonjë gotë raki i vjen një aftësi e çuditshme për ta komentuar Kuranin. I thosha të mos zgjedhë mjete as mënyrë, me rëndësi është që ta kuptojë Kuranin. Izet Mexhiti më pyeste kur bëhet haram kamata, kurse unë i thosha me rëndësi është të fitohet, edhe fitimi përmes kamatës është punë, kurse Zoti punën e ka bërë farz. Blerimi Bexheti më pyeste se a mundet që përmes “miellit të bardhë” ta arrinte më lehtë kënaqësinë shpirtërore gjatë falje së namazit, unë i thosha që, me rëndësi është që të arrihet ajo kënaqësi që i duhet çdo namazliu. Beqir Asani më kërkonte që ta bekoja punën e tij që e bënte me femra dhe më pyeste se si ishte e mundur që të gjitha ato t’i ndjejë si gratë e veta, ndërsa unë i thosha se kjo ndjenjë arrihet vetëm nga ai njeri që është me moral të lartë, që është i ndjeshëm për femrat e huaja si për gruan e vet. Avash avash, sa më futën në klubin e tyre, pastaj, po thuajse i provova të gjitha ato kënaqësi, sepse nuk thonë kot, me kë rri i tillë bëhesh. Ata ishin më shumë se unë, prandaj dhe ata nuk u bënë si unë por unë nisa të bëhem si ata.

Fillova t’i frekuentoj hamamet, saunat, pishinat, masazhet kineze, tajlandeze, meksikane, braziliane. Masazhat braziliane ishin më eksitueset, sepse më shumë bëheshin me gjinjtë e masazheres që i lëshonte nga qafa e teposhte trupit tim. Edhe pse ishin të shtrenjta, megjithatë, sikur më ngelën shprehi dhe nuk mund të rrija pa këtë aktivitet. Natyrisht, i bëja larg syve të njerëzve, më tepër në Maqedoninë Lindore si dhe në Bullgari. Frikohesha nga aferat që mund të shpërthenin nga inçizimet e mundshme. Sepse, thellë në vete e dija që njerëzit e BDI-së nuk ishin aq besimtarë të fortë, madje nuk ishin fare njerëz të mirë, e dija që ata krejt këtë lojë ma bënin duke shpresuar se unë do të nis t’i imitoj ata në veprimtarinë e tyre amorale dhe se do të më mbanin pastaj në grusht, duke më shantazhuar sa herë të kishin qejf. Ata nuk e kuptonin se unë bëhesha se kinse jam si ata, në çdo veprim, ata nuk po kuptonin se unë jepja fetva ashtu siç ju konvenonte atyre, me të vetmin qëllim që të më rrëfesheshin sa të mundeshin dhe të më flisnin për gjithçka rreth vetes së tyre. Tamam siç rrëfehet mëkatari te prifti. Sepse unë e dija se ata komunistë dhe atesitë më tepër më trajtonin si prift se sa si lider fetar, prandaj edhe unë i trajtoja si të pafe, si të pamoralshëm, por që më duheshin për punë pune.

I durova edhe atëherë kur ma luajtën lojën dhe m’i morën rreth dyzet mij euro shpenzime që i bëmë për ta kaluar në pronësi të BFI-së truallin në Kala e që në fund ia dhanë Orce Kamçevit, ortak i Sasho Mijallkovit, ndaj dhe kurrë nuk guxova t’ia kërkoj dëmshpërblimin, sepse kisha frikë se do të më hidhërohet Mijallkovi. Do t’i duroja të futme edhe më të mëdha nga ana e tyre, do t’i duroja talljet edhe më të rënda, vetëm t’i fusja në hipotekë morale dhe, kur të vinte momenti i marrjes së oborrit të “Komunalecit” të mos më luanin bisht. Këtë synim e kisha, nuk doja që të ma merrte Zoti shpirtin pa e marrë atë oborr, në të cilën do të ngrisnim ndonjë godinë shumëkatëshe, në të cilën të paktën një apo dy kate do të më takonin mua personalisht, si reis. Fëmijët dhe pasardhësit e mij duhej që një ditë të krenoheshin me babain e tyre që ua la një pronë të mirë.

 

  1. Tri premtimet që nuk i mbajti Ali Ahmeti

Isha djegë me njerëzit e PDSH-së, jo se më morën diçka por, thjesht, nuk më përmbushën me asgjë prej atyre që m’i kishin premtuar. Më detyruan që edhe unë ta ndërroj gëzofin dhe t’ju dal prej qengji në ujk. Edhe unë nuk u qëndrova në fjalë. Pse a mos më ishin burra të mëdhenj dhe do të turpërohesha me ta, a? Hajna, të gjithë kriminelë e hajna. Epo, nëse janë për të keq, më të keq se unë nuk mund të gjejnë, jo.

Hiç më të mirë nuk më dolën as këta të BDI-së, konkretisht, Ali Ahmetii. Pa dyshim që ky njeri do të përfundojë shumë keq, për ibret, sepse kush nuk më ka dëgjuar mua ka përfunduar si mos më keq.

Kur pranova që të bëhem vegël e tij partiake, natyrisht që kisha pikatur edhe unë do kërkesa për të cilat nuk do të kthehesha mbrapsht. Ali Ahmeti për votat e mia e ka pasur kusht që të ma pastrojë çështjen me Burmali Xhaminë, një, e dyta, e ka pasur kusht që të ma sigurojë lokacionin në Kala për selinë e BFI-së dhe, si kush më të rëndësishëm e ka pasur që të ma avansojë djalin, Zeglulin, mundësisht në kierarkinë më të lartë të strukturave policore, për ç’gjë duhej vetëm qëndrim politik dhe jo shkollim adekuat. Në të tri rastet më zhgënjeu, por, meqë në horizont nuk ka ndonjë parti të fuqishme dhe seioze, po më duhet që t’i rri nën bole Ali Ahmetit dhe të realizoj gjithçka që do të më kërkojnë.

Kisha aktruar se do ta organizoj një protestë gjithëpopullore për lokacionin e Burmali Xhamisë të cilën qeveria po ia jepte një firme greke për një hotel. U alarmuan edhe ndërkombëtarët, mendonin se isha shumë serioz në qëndrimet e mia. Kurse tërë lojën po e luaja duke pritur ndonjë ofertë konkrete që do t’më kënaqte mua. Dhe pa pritur erdhi oferta! Më lutën që ta anuloj protestën, ta harroj Xhaminë Burmali, dhe, menjëherë do të niste procedura e ndarjes së lokacionit në Kala për selinë e BFI-së. Më thanë që lirisht të përhapja muhabete se për këtë lokacion tashmë ishin marrur vesh Kryeministri turk, Taip Erdogan dhe kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski. Dhe unë pastaj, iu futa sigurimit të dokumentacionit përkatës për lokalitetin në Kala ku do ta ndërtonim selinë me finansim nga buxheti i shtetit. Isha i sigurtë dhe, sipas matematikës sime, kjo vepër kapitale do të më nxirrte nga fukarallëku mua, fëmijët e mi dhe nipat e mbesat. Pagova mbi 40 mij euro për dokumente për planin urbanistik, për sigurimin e pullës, dhe për një grumbull dokumentesh të tjera dhe, fatkeqësisht, të gjitha më shkuan huq. Shkuan paratë e fitrit dhe të zeqatit. Sa keq bre!

Një ditë, më merr në telefon Musa Xhaferi, zëvendëskryeministër i qeverisë maqedonase dhe më thotë që ta pres pasdite në zyre se do të më vinte me shefin e agjencionit për zbulim dhe kundërzbulim, Sasho Mijallkovin. Erdhën aty nga ora 17, pasi ikën të gjithë punëtorët. Bëmë një bisedë mbi një orëshe. Më thanë që nga ky lokalitet nuk do të kishte gjë dhe se urgjentisht duhej të hiqja dorë. Lokalitetin do ta merrte miku i tij i ngushtë Orce Kamçevi, madje, më qortuan që paskam harxhuar aq shumë para, sepse tërë ajo punë do të mund të rregullohej pa lekë. Më thanë që Orca do t’m’i jepte ato para që i kisha shpenzuar, kurse kjo më erdhi shumë mirë, sepse natyrisht që ato para do t’i fusja në xhepin tim. Vetë Sasho Mijallkovi më premtoi që, nëse do të hiqja dorë pa potere, përveç kthimt të parave të shpenzuara (të cilat më vonë do t’m’i japin por vetëm 20 për qind nga shuma e përgjithshme që kishte shpenzuar BFI-ja) do të ma avansonte Lulin. E kjo më erdhi mirë. Kështu ka lezet, me ardhur e me të lutur për të ta avansuar fëmijën. Edhe kësaj radhe ma futën qepën. Deri më sot nuk u realizua as ky premtim dhe për kët fajtor drejt për drejtë është vetë shizofren, Ali Ahmeti.

 

  1. Të gjithë mendojnë se unë jam naiv

Me kohë kuptova se nuk ka gjë as prej këtyre të BDI-së, se edhe këta janë parti spiunësh, se janë të kapur nga mqedonasit dhe se nuk mund të bëjnë “gëg”, njësoj si PDSH-ja e Menduh Thaçit. Natyrisht që ky ishte vetëm konstatim i im dhe jo motiv që unë të veproj ndryshe, në dëm të marëdhënieve të mia me BDI-në. Nuk më shkonte për dore fitimi material me këtë Parti, sepse më vonë edhe aty, si në PDSH, të gjithë do të shndërrohen në hijena të tmerrshme, të gjithë kqyrnin për t’u pasuruar për vete. Një kërkesë ia shtroja Izet Mexhitit, kryetarit të Komunës së Çairit, menjëherë kërcente Beqa (Beqir Hasani) duke u kërcënuar se pa një grusht paresh të mira për te dhe për Izetin nuk do të mund të lëvizej asnjë gurë në këtë Komunë. E pashë se me këta nuk fitohet, ndaj dhe i lashë manash, prej tyre kërkoja vetëm që të më siguronin, qoftë në organet e policisë qoftë në organet e drejtësisë, që mos të më binin më qafë, sepse tashmë unë kisha gjetur mënyra të tjera të bisnesit. Fillimisht i anashkalova fare, por kur më hetuan ma ngulën thikën pas shpine. Ma montuan drogën në makinën time, në kohën kur shofer e kisha një nip timin i cili jo që ishte hallall por nuk besoja se mund të ma bënte këtë punë. Ai po e shfrytëzonte makinën time zyrtare për të shpërndarë e shitur drogë për interesa të njerëzve të BDI-së, madje pa ma dhonë qoftë një denarë mua. Kjo më preku shumë dhe jo se e kishte keqpërdorur makinën time. Mua, dajës së vet mos t’ia jepte një përqindje të fitimit? Prandaj edhe e largova menjëherë.

Kur të jeshë i drejtë edhe Zoti të ndihmon! Deshti i Madhi Zot dhe m’u afrua njëri prej armiqve më të përbetuar deri sa ishte imam në Strugë dhe njëkohësisht edhe mik më i ngushtë i narkodilerit më të madh në vend, Argëtim Asani, alias Artani i Strugës, Mustafa Dauti, i cili, krejt dallaveret i kamuflonte nën petkun e imamit duke shërbyer në xhamitë e këtij qyteti. Natyrisht, e fala për moslojalitet të tij që kishte ushtruar kundër meje në momentin kur kuptova se çka është në gjendje të bënte ky farë Mustafe! E afrova edhe afër vetes duke e caktuar si kryetar i Hilalit. Ishte ideja e tij për këtë post, sepse kishte shumë plane për të fituar në emër të organizatës, fitim ky që do të na bënte rahat edhe mua edhe atë. Ishte krejt ide për fitime të mbrapshta. Paramendoni se çfarë gjeniu ishte! Dha propozim dhe iu fut menjëherë punës për të mbledhur ndihma finansiare për somalezët e ngratë. Shqiptarët e Maqedonisë për Somalinë? I them, o Mustafë, po çka na hy në punë për ata hajvana. Më thotë, o kryetar, udhëtimi i atyre ndihmave finansiare deri në Somali kalon nëpër xhepat tona. Hahahaa, aty e pashë që ishte kopil. Kush do të raportonte se mbërritën ato para në Somali? Dhashë urdhër dhe u mblodhën goxha para në tërë territorin e Maqedonisë, sepse muslimanët tanë nuk i përtojnë kontributeve humanitare. Njëjtë ia bëmë edhe për refugjatët sirian, mblodhëm bajagi para edhe për Siri. I mori ato para Mustafa dhe, bashkë me djalin tim, Zuhejrin, që e kisha caktuar si anëtarë kryesie të Hilalit, shkuan deri në Bashkësinë Islame të Bullgarisë përt’i dorëzuar paratë e grumbulluara, sepse ashtu e nxorëm muhabetin që bullgarët do të udhëtonin dhe do t’i dorëzonin të gjitha paratë. Me qëllim që mos të shpenzonim edhe ne, i nisëm në BI të Bullgarisë prej nga u sigurua një vërtetim fiktiv se janë dorëzuar të gjitha paratë. Në fakt ai vërtetim kishte kushtuar jo më shumë se 5 mij euro, kurse 35 mij të tjera përfunduan ne xhepat tona, ashtu siç e kishte paraparë Mustafa Dauti. Dhe jo vetëm kjo, Mustafa pastaj do të shpërndajë bllanko dokumente e autorizime për të mbledhur ndihma finansiare gjithandej nëpër botë. Uhaaaa sa paratë hynë pastaj nga diaspora, sidomos nga Zvicra ku Mustafa i kishte njerëzit e vet për të kërkiuar përmes autorizimeve bllanko që ua kishte dhënë, pasastaj nga i ashtuquajturi “Çaushi” etj. Na e dha Zoti një të mbarë që, çka t’ju them, ate që nuk ma përmbushi BDI-ja ma përmbushi Mustafa Mafija.

 

  1. Çka e lidhte Mustafa Dautin me Argëtim Asanin

Këtë pyetje ma kishin shtruar njëherë do “miq” të mij në kabinetin tim, që kishin ardhur të më vizitojnë nga drejtoria për zbulim dhe kundërzbulim. Ata e dinin shumë mirë por kërkonin në mos di unë gjë më tepër. Nuk më besuan fare kur ju thashë se e vetmja lidhje ishte dëshira e flaktë e Artanit për t’u penduar për veprat e tij të liga duke u shoqëruar me ndonjë hoxhë dhe duke mësuar lutje prej tij. U kënaqën duke qeshur dhe, menduan se unë kisha lajthitur. Sikur u bindën se nuk dija gjë dhe, në fakt, as që më interesonte të dija gjë, sepse, fundja, nëse do të kapej Mustafa Dauti në veprimtari të paligjshme, do ta hante ai vetë dhe mua nuk më pëlciste bytha fort për te.

Një ditë, së vonmi, deri sa po pinim kafe, Mustafa Dauti më thotë, kryetar, a nuk të bëjnë përshtypje këta refugjatë nga Sirija e Iraku që po kalojnë mijëra kilometra vetëm me nga një çantë në shpinë. Prej nga po marrin lekë për të blerë biçikleta dhe për t’i hedhur pastaj. U mbytën në Kumanovë duke blerë biçikleta prej tyre. Po flitet se në çanta ata arabë po bartin “miell të bardhë”! Këtë dyshim e ka madje edhe miku im Artan Asani dhe më thotë që të operojmë sa më parë edhe ne nëpër kampet e ngritura në Maqedoninë Lindore. Kërkoi që urgjentisht të mobilizohemi dhe të zbresim edhe ne poshtë si HILAL dhe të bëhemi kontakti i parë me këta arabë. Më pëlqeu si ide, u binda se ka diçka këtu dhe, sakaq Mustafa Dauti nisi të operojë poshtë. Kishte informata se arabët “miellin e bardhë” e përdornin për të mbijetuar përgjatë udhëtimit por edhe për t’i korruptuar policët dhe doganierët për të kaluar në Perëndim. Sipas Mustafës, i cili ka kontaktuar me arabët sirinë e irakianë, me qindra kilogram kokain janë derdhur nëpër përdoruesit dhe dilerët e drogës në Maqedoni. Mustafa kishte vendosur që të futet si ndërmjetësues në mes të refugjatëve dhe Artanit, t’ua merrte për pak para “miellin” dhe ta zbarkonte pastaj në Strugë, te ujku i “miellit”, Artani.

Puna nisi të rrjedhë shumë mirë. Askush nuk mund të dyshonte, sepse ne po angazhoheshim për ndihma humanitare, madje u angazhuam fuqishëm për transportin e tyre me autobusën tanë. Edhe nga ky transport fituam goxha shumë, por, natyrisht, nuk krahasohej me të hyrat që na vinin nga “mielli i bardhë”. Veç kësaj, disi Mustafa Dauti e prishi tërë atë rrugëtim të “miellit” të cilin dikush e kishte planifikuar që të zgjatej nëpër Serbi, Hungari e të përfundonte në Perëndim. Për muaj të tërë ajo rrugë në fakt përfundonte në jug, në jug të Maqedonisë, deri sa e vranë Artan Asanin. Që nga kjo vrasje ne u zbythëm dhe kurrë më nuk u dukëm në kampet e refugjatëve. Rreziku po na kanosej mbi kokë. Një kohë të gjatë nuk lëvizëm, kurse opinioinin e alarmuam se jemi të kërcënuar nga kanosjet anonime, deri sa shteti do të na caktojë inspektorë për sigurinë tonë personale.

Pse po e tregoj tërë këtë storje kaq të poshtër në shikim të parë! Thjesht, sepse shumë ofendime po derdhen mbi mua. U mbytën duke shpekuluar se unë po i vidhkam paratë e fitrit e të zeqatit, se me ato para qenkam pasuruar shumë. Pse a nuk paska rrugë të tjera për t’u pasuruar a! Ja pra, ja një rrugë të cilën ta trason një tjetër, në rastin konkret miku im i ngushtë, Mustafa Dauti. Ka shumë rrugë që të shpiejnë deri te pasurimi personal pa u lodhur fare. Vetëm a je i zoti për të zbritur në ato rrugë. Më vjen keq që kjo storie e imja shumë e sinqertë dhe shumë e vërtetë do t’i lë me gishta në gojë armiqtë e mi të përbetuar që natë e ditë trumpetojnë se unë po pasuruakam duke e vjedhur kasën e BFI-së. Unë jam shumë më i pasur se kasa e BFI-së, prandaj dhe nuk kam se çka marr përveç një rroge të mirë prej asaj kase.

 

  1. Për secilin prona e vet është e shenjtë

Njëherë gruaja ime, deri sa po pija çaj në oborr, u ul dhe nisi një muhabet të frikshëm! Kishte dëgjuar nëpër televizor se do të konfiskohet secila pronë që nuk do të arsyetohet se prej nga ka ardhur. Aiiii, i thashë, a nuk ke muhabet tjetër, a! Pse a lideri fetar i besimtarëve duhet të jetë i varfër, nuk ka burime se prej nga të pasurohet! Thjesht, e mbajnë besimtarët e vet, i japin pare! Ku shkruan se një zeqat nuk mund ta marrë një lider fetar! Nëse mund ta marrë një student i cili përgatitet kuadër i së ardhmes, pse mos ta marrë lideri fetar i cili përkujdeset natë e ditë për ta avansuar jetën fetare. Dhe ti e di se te ne, në fenë tonë, zeqatet janë shuma të mëdha parashë, një i tillë, ta shton kapitalin aq shumë sa as në ëndërr nuk e ke parë. Hajt, i thashë, mos më lodh shumë. Po ti a e di se deri më tani më shumë kam qenë rrugëve, nëpër terrene, nëpër kongrese e takime se sa me ty në shtrat! E pra, krejt kjo paguhet, me mëditje. Veç kësaj, shumë udhëtime i kam pasur të mbuluar, të gjitha fjetjet mbulohn nga ai që të fton, kurse unë çdo herë kam marrur para si për udhëtim ashtu edhe për fjetje, të cilat pastaj me një urdhëresë janë arsyetuar. E shikon pra, një udhëtim më sjell përfitime mesatarisht nga dy mij euro. Për këto vite kam pasur mbi 500 udhëtime dhe, vetëm nga këto kam përfituar mbi 1 milion euro. A i kemi këto para a? I kemi pra, i kemi, bilez edhe më shumë! Iku gruaja por, e pashë që nuk e rehatova, iku e mërzitur dhe e futur ne mendime, në dyshime. Ia këputa një të sharë të madhe duke i thënë që kurrë më të mos më provokonte kështu.

Si do të ma marrin pronën time dikush? Po prona ime është e shenjtë! Si e kam fituar? Pse a paska ndonjë fitim të lehtë? Nuk Ka? Edhe fitimi më i lehtë është përplot me trishtime, përplot me rreziqe, përplot me mundime e me derdhje të djersëve. A nuk duhet të shpaguhet e tërë kjo gjendje shpirtërore? Natyrisht që duhet, prandaj edhe e llogaris si të shenjtë.

Për hirë të kësaj shenjtërie do të pranoj të shahem, të pështyhem, të bëhem rezil, të ofendohem, të më përgojojnë, të më godasin e të më vrasin. Të gjitha këto situata të rënda janë pjesë e fitimit, janë pengesa nëpër të cilat duhet të kalojë njeriu deri sa të vie te një para. Dhe kaq lehtë të lejoj që dikush të ma konfiskojë! Oj grua, oj sulovicë, bërtita, dëgjom këndej, vallahi ve bilahi gjaku mund të derdhet deri në gjunjë e askush nuk mund të ma marrë tërë këtë pasuri që e kam bërë me djersë e me mund. E paskam vjedhë? Pse a aq lehtë qenka për t’u vjedhur a? E paskam haram? Jo pra, e kam hallall kat mbi kat, sepse nuk e kam fituar aq lehtë. E kam hallall sepse e konsideroj të shenjtë! Ndërhyri në këtë bisedë Zegluli sa për ta sheqerosur pak dialogun duke i thënë nënës së vet. O na, hajduti e ka vendin në burg e jo në krye të Bashkësisë Islame. Sikur babuçi të punonte haram nuk do të mund të rrinte asnjë sekond në atë post, Zoti do t’ia thente qafën. A nuk po e sheh se çfarë qafe ka ba babuçi, a! Plasi gazi. Veç në këtë moment, deri sa nuk po guxoja të qesh hetova se kisha hëngër shumë gështenja. Isha shpërqëndruar nga ky muhabet dhe nuk kisha hetuar se i kisha fshirë mbi dy kilogram gështenja. Më ishte fryrë barku shumë keq. Po ndjeja se po pëlcisja. Nuk mund të merrja frymë. Urgjentisht më hipën ne makinë djemtë dhe më dërguan te doktori. Sapo më pa, e diti që sërish e kisha tepruar me ushqim. I mori mjetet për sondën dhe ma futi mbrapa. Sapo u lirova, nisa t’i gëzohem pasurisë sime. Thashë më vete: me kapital edhe fryhesh edhe shfryhesh. Pa kapital pëlcet krejt e të ha nama e zezë.

 

  1. Allahu është i bukur, Ai e do të bukurën

E pranoj, më mori shejtani para vetes. Facebuku në fakt është fryma e shenjtë e shejtanit. Të frynë dhe të ha nama e zezë. Mua desh më hëngër por, falë njeriut që ia kam borxh jetën, Afrim Tahirit, shpëtova! Shpëtova faqe bardhë!

Fiziksht desh mbarova! Nuk isha i qetë as shpirtërisht. Më kaploi një dëshirë e djallëzuar që të futem në një avanturë sa të thellë aq edhe të rrezikshme. Nisa të komunikoj, filimisht e pastaj edhe të flirtoj, me një femër të cilën nuk e kisha parë asnjëherë. Biseda fillimisht ishte në relacion një myslimane pyet Reisin. Pyetjet ishin të llojllojshme në suaza të kufijve të etikës. Më vonë, fatkeqësisht, duke u bërë vetë unë shkas, biseda degjeneroi. Nisëm të bisedojmë si dy të dashur e të vdekur nga dashuria. Apo më mirë me thënë sy dy adoleshentë që kurrë nuk e kishin provuar dashurinë. Ia kërkova një foto dhe ajo ma nisi! E komplimentoj për bukurinë që kishte. Dy metra e gjatë, gushën si simit, nga buzët shumë mishtore, si ato të viqit dymuajsh, sytë si kaprolle, hundën majore e pak të lakuar mbi buzë. Vetullat i kishte mu sikur krahët e shqiponjës. Flokët ia preknin gati vithet. Ishte vetë pehria!

“Si të dukem”, më pyeti pas një heshtje të gjatë!

“Më çmende”, ia kthej unë!

“Ngadal ngadal hoxho, plus i martuar!”

“Jam hoxhë dhe e respektoj denjësisht parimin se muslimani është për katër gra! Kam pasuri dhe kushte të njëjta për katër gra”!

“Po, veç mos harro se, gruaja është për një katund”, ma priti!

Unë heshta! Në jetën time nuk jam ndjerë më xheloz! Eee, me qenë në duart e mia dhe me i thënë këtë fjalë pa e pasë vrarë nuk e kisha lënë, thashë më vete. Më erdhi shumë inat. Doja të pëlcisja nga inati! Gruaja, do me thënë ajo vetë, qenka për një katund a! Eu pushkë he loçkë.

“O Kryetar, të lutem, je i pari i ynë, ke mundësinë edhe të më falësh për këtë gabim që e fola më sipër. Të lutem më fal”, më tha dhe, sakaq më preku në shpirt. Lutja e saj sikur dilte me fullumuqa lotësh nga sytë. I thashë që nëse është duke qartë t’i fshijë menjëherë lotët. I thashë që e dua të bukur e jo të shëmtuar nga lotët e me flokë të shpërpushur.

“Vetëm të bukur më do dhe jo të shëmtuar?” – sërish më provokoi!

“Allahu është i bukur dhe Ai e do të bukurën”, ia ktheva!

Ajo nuk m’u përgjigj atë natë. E prita deri në sabah, kur më trembi hoxha duke e kënduar ezanin e sabahut me një zë të tmerrshëm. E shava shumë keq, sepse ma tolloviti krejt mendjen me atë zë gomari! Pastaj u shtriva të flej pak. Seç më kaploi një dëshpërim, një vuajtje e thellë. Mendova: hej, mos m’u hidhërua ajo myslimane e devotshme që i thashë ashtu. Ndoshta mendoi se unë veten po e krahasoja me Allahun! E çka ka lidhje. Me këtë ajo duhet të ndjehet më krenare dhe më e sigurtë. Hajde se ia zbërthej nesër, thashë, dhe ia futa gjumit!

Të nesërmen, tërë këtë storie, këtë ndodhi ia tregova Afrim Tahrit, të vetmit mik që e kisha dhe ndaj të cilit kisha besim të plotë. E pranoj, sikur mos të ishte ai unë do të ngulesha shumë keq! Ose do të përfundoja me atë vajzë ose do të përfundoja në faqet e errëta të historisë sonë, si një hoxhë i pamoralshëm! Afrimi më tha: o kryetar, nëse është puna për dashuri të sinqertë dakord por, mund të jetë ndonjë agjent sigurimi apo ndonje spiune që mund të të marrë në qafë. M’u rrëqeth trupi sikur të më zinte rryma, por, nuk e dhashë veten. Hajde bre, i thashë, nuk e ha derri derrin.

 

  1. Është mirë kur dikush të pret

Kishim shkuar në Stamboll, në një konferencë të Shuras Euro-aziatike dhe, pasi u ngarkova mirë me lejthija (apo ma mirë me thënë me lejthaja), badema, fëstëka e arra indie, lëngje Dimes (kam shpresë se kompania Dimes e lëngjeve do të ma sponsorizojë botimin e dy vëllimeve me memoaret e mia), u ngjita në dhomën e hotelit. Po planifikoja që të zbres edhe një herë dhe në restorantin me masë suedeze ta mbushja mirë pjatën me mish e të kyqesha pastaj në dhomë. I thashë në telefon Afrimit të behej gati dhe të zbriste me mua në restorant, të më ndihmonte për mishin, sepse, hahaha sa më qeshet, në Austri, një herë isha rrasur me mish të dyshimtë e unë duke menduar se është mish viçi! Afrmi nuk më tregoi se çfarë mishi kisha hëngër duke menduar se unë pastaj do t’i nxirrja zorrët. I thashë, o Afrim, çka të futet nëpër zorrë dhe kah të rrëshqet nëpër to, te unë nuk del nga goja por nga bytha. Hahahaha, sa kemi qeshur bre. Nesje, pasi Afrimi më tha që të merrja pa shybe sepse ishim në Stamboll ku nuk mund të ketë mish të tillë, aq më tepër në një konferencë islamike, u rahaova dhe, pak para darke sikur më kishte kotur gjumi. Vjen Afrimi dhe e hap derën e dhomës rrëmbimthi. Çohem i trembur dhe gati për t’ia krisur një shuplakë! Çka u bë bre, bërtita! Jo jo, më tha Afrimi, asgjë nuk është bërë çka mund të bëhet! Më pyeti se kush e ka kodin e facebukut tim! I them, shefi i kabinetit, Agroni! Ta paska ngulë më tha! Shiko se cilën foto e ka bërë “like”, apo më mirë me thënë llajk! Ç’të shoh?! Ajo vajza me të cilën po komunikoja unë, kishte nxjerrë në profilin e saj një foto të veten të bashkuar me fotografinë time. Dukeshim si dy zogjtë më të lumtur në botë, të lindur për njëri tjetrin dhe të bashkuar me vullnetin e Zotit! Pamje më të bukur e më të mrekullueshëm nuk më kishin zënë sytë. Unë i përvuajturi përskaj supit të një engjëllueshe! “Kape shpejt atë idiot dhe thuaji që ta heq këtë foto se të bëri Zoti horr”, shpërtheu gjithë nervozë Afrimi. U tmerrova, nisa të dridhem si thupër. Një frikë vdekatare më kaploi. E marr Gonin në telefon dhe nuk lë gjë pa e sharë. E budallai që më thotë: o kryetar, e bëra për ty, për imazhin tënd! Ta kam qi imazhin e nanës, i bërtita si i çartur, duke i thënë që ta heq menjëherë sa nuk e kanë marrur edhe të tjerët. Afrimin e kapa për dore dhe deshta t’ia puthë. Më shtyu, duke më thënë që, asgjë nuk ka mbaruar. Menjëherë më tha që të futesha në facebukun tim, ta kërkoja atë vajzë, t’i lutesha që ta hiqte atë foto nga profili i saj dhe, në kundërshërbim t’i premtoja çfarë t’i donte shpirti asaj.

Brenda dy-tre minutave nisëm të komunikojë! Fillimisht e qortova për veprën që kishte bërë por, sakaq ajo nisi të më kundërshtojë dhe duke ma tërhequr vërejtjen që mos ta bëja nervoze. E pashë që kësaj radhe pyka me pykë nuk do të dilte, prandaj ia rrotullova pllakën. I thashë se e qortova si njeriun tim më të afërt, të shpirtit, sepse njerëzit e largët nuk kam se pë çfarë t’i qortoj. Më tha që tashmë ajo ishte gati të bënte gjithçka për mua, madje nëse e do nevoja të më presë deri në ditën e kjametit. Dakord i thashë, më prit, të premtoj se nuk do të na dalë shpirti pa u bashkuar ashtu, si në atë foto, por që foton duhet me patjetër ta heq, sepse, i thashë, jam kryetar, jam hoxhë, për më tepër jam mysliman i devotshëm, i cili nuk duron që gratë e veta t’ia shoh askush si në tabllonë e maturantave! E pranoi kërkesën time, duke më thënë që do të më bëhej qefin për të më mbështjellë natën e varrit! I thashë, më prit, ma shkakto ndjenjën e pritjes, sepse nuk ka gjë më të bukur se të të presë dikush! Pastaj, më vete thashë, moj ti hiqe atë foto se, me të zënë dikund ta këpus kokën si të derrit të egër. Faishe!

 

  1. Iku Kongresi me dialog dashurie

Atë natë, i hëngra të gjitha lejthiat, fëstëkat, bademat e arrat indiane. Nja dy kile po njëherë, plus edhe mishin e pjekun, nja dy kile, nja dy litra lëng koktel prej Dimes-it dhe, m’u duk se u bë tamam por, aty ga mesi i natës, aaa, desh plasa. Erdhi ndihma e shpejtë dhe, pasi ma bënë sondën nga poshtë, shpëtova. Nuk e mori vesh Afrimi, as që i tregova, sepse më vinte inati pak. U bë si shumë shpesh që po më ndodhë ky problem në prezencë të tij. Kurse ai po ma do të mirën, vazhdimisht më qorton, nuk më lë të ha shumë, kujdeset si për një fëmijë të vogël, kurse unë, tinza tij, ose dal vetë, ose e porosis ndonjë nga studentët që i kemi nëpër dynja dhe më sjellin, bereqat versën!

Të nesërmen, isha i dërmuar, mezi shkova në Kongresin e Shurës Euro-aziatike. Zura vendin tim dhe, një kollitje e thatë më ngacmonte fytin. Në krah të gjathtë e kisha reisin e Azarbejxhanit, Allashykyr Pashazaden, të cilit, si duket po i shkoja në nerva me atë kollitje të thatë, sikur kur të xigilon diçka fytin, më tha: kontrolloje sheqerin. Mund të jeshë me diabet të rëndë! Eu seç mu dha me t’ia krisë një turinjve!

Konferenca nisi dhe po defilonin një e nga një, diskutantët, jo më shumë se nga dy minuta. Unë kisha ngulur këmbë ose 20 minuta ose nuk dal hiç! Natyrisht që nuk më lanë, por edhe unë nuk dola. Madje as që kisha vëmendjen se çka po ndodhë. Po e kontrolloja faqen time në facebuk kur, ja, u fut, hyrija!

“S.a.”

“A.s.” “Si të kam?

” Hajde për hajër, thashë më vete. Ia dogja kësaj. Më pyet edhe “si të kam”?

“Mirë. Natën kam fjetë si qingj!”

“Nuk më pa në ëndërr?”

“Unë hala nuk të kam pa kështu, të gjallë. Si me të pa në ëndërr?”

“A do me të ardhë aty ku je, në dhomë?”

“Mos se m’i qite mendtë. Mos se po ia qi nanën e Kongresit e po e bëj berbat sallën.”

“Hahahaha… Merre veten me të mirë, o haxhi Reis!”

“Para teje dhe për ty, jam veçse Sulë, asgjë më tepër.”

“E unë Sulovica2, a! A t’i nisi do foto, janë pak provokative.”

“Nisi shpejt! Po a mundet me mi pa dikush, a? Apo veç unë!”

“Veç ti, nëse nuk ia ke dhenë dikujt tjetër pasvordin tënd.”

“Jaaa, nuk e ka askush! Nismi! Mezi po pres”

Sapo ma nisi fotografinë e parë, ku ishte fytura e saj me do buzë të zgjatura sikur të bëra gati për puthje, vërejta se po më përcillte me bisht të syrit Allashykur Pashazade! “Estakfurullah”, pëshpëriti, ndërsa unë ia ktheva: “Shko bre n’t’nanës…” Kisha frikë se do të flasë diku por, doli tamam mysliman, mysliman e shkuar myslimanit, të cilit nuk i intereson asgjë nga jeta private e të tjerëve. Hallall i qoftë. Me pas qenë unë nuk do të isha përmbajtur. Të gjitha konferencave, organizatave e institucioneve islame nëpër botë do t’ju shkruaja për ndonjë person me peshë që tashmë ka rrëshqitur moralisht. Eee prandaj nuk ka mbetur kot shprehja “turlifarë myslimani”!

 

  1. Facebuku mu bë dritare për t’i parë miqtë e mi se kush më donte e kush jo

Allahu e shpërbleftë atë njeri madje edhe e bekoftë, që e ka shpikur facebukun. I qoftë hallall qumshi i nanës prej çfarëdo cice që ka dalur. Amin Allah!

Unë me vite e me muaj para shokëve të mi kisha filluar që ta studioj facebukun, kisha adresën time dhe më ishte bërë si botë e imja reale. Futesha aty dhe, nuk doja t’ia di për këtë dynja. Të mbushet mendja se, brenda kësaj dynjaje, të jepet mundësia që edhe ti ta krijoshë dynjanë tënde, ta keshë botën tënde, njerëzit e tu, ajrin tënd, dritën tënde, sukseset e tua dhe, në atë dynja të madhe sikur bëhej gara në mes njerëzve që futeshin aty brenda; një garë e ndershme dhe shumë interesante. Nga kjo botë miqve të tu i mbetej vetëm të ta pëlqejnë botën tënde, që në gjuhën e facebukut do të thotë që i duhej të ta bënin llajk. Sa më shumë llajka që merrje ishe aq i rëndësishëm, aq më shumë i madh dhe aq më shumë me peshë në shoqëri. Llajkat do të thonë që ke shumë shokë, që të duan, që të pëlqenë të gjithë, që të përkahin të gjithë në gjithçka që bën në botën tënde të facebukut.

Unë jam i pari, natyrisht si Reis që më takonte, që i nxita shumë hoxhallarë që ta hapin facebukun e vet dhe, kjo atyre duhej t’ju shërbene vetëm që t’më bëjnë mua llajk. I mësova edhe shokët e mi, bashkëpunëtorët e ngushtë. Postoja një foto timen, bashkëpunëtorët dhe shokët duhej të më bënin llajk! Postoja ndonjë fotografi të Sulë Juniorit, ata nuk i bënin llajk! Postoja ndonjë foto nga veturat e mia, bashkëpunëtorët dhe shokët nuk bënin llajk. Postoja ndonjë urim, apo ndonjë thënie nga ato të fortat që i kam unë, askush asnjë llajk! Postoja ndonjë ajet apo hadith – askush llajk! Postoja ndonjë lavdëratë apo mirënjohje të të tjerëve rreth personalitetit tim – shumë pak llajka! Llajk më bënin vetëm ata të shtëpisë, ndonjë që më vardisej për ta futur në punë dhe, askush tjetër. Nuk më besohej se kaq shumë i kisha xhelozë bashkëpunëtorët dhe miqtë e mi! Po si nuk i bëhej qejfi askujt për ndonjë reagim timin patriotik, askush nuk i bënte llajk! Tërë kjo sjellje më la të nënkuptoj se unë praktikisht isha i rrethuar me armiq dhe jo me dashamirë! Zatën edhe facebuku m’i hapi sytë dhe më dha forcë për t’i analizuar bashkëpunëtort, për të parë se kë e kisha mik e kë armik. Nuk më dilte asnjë që ishte mik i vërtetë. Më detyruan që t’i pyes dhe, e dini se cila ishte përgjigjja e këtyre injorantëve: “ohooo, kryetar, vallai nuk e kemi parë, se ne nuk rrimë aq shumë në facebuk! Ihaaa, a hymë një herë në javë a jo”! Ata njëherë në javë e unë natë e ditë! Do me thënë që ata kishin punë e unë si i papunë po merresha me dynjallëkun e rrejshëm a! Plus dhe më ofednuan! Gjithnjë e më shumë po çarteshin, po çmendeshin nga inati se pse unë po rrija në facebuk dhe pse po e përdorja aq shumë. Ja pra xhelozia e sëmurë! Tjetri nuk ta do të mirën, nuk i gëzohet sukseseve dhe lavdëratave. Nisën që në mënyrë të tërthortë të më kushtëzojnë: ose me ne ose me facebukun! Natyrisht që unë zgjodha facebukun por edhe një mundësi tjetër për të përcjellë punën e bashkëpunëtorëve të mi, për të shikuar se deri ku ishin në gjendje të shkonin nga xhelozia që nisën ta ushqejnë kundër meje, si përdorues i pasionuar të facebukut. Paramendoni, Ismet Bitiqi shkoi aq larg sa në sy më tha: o kryetar sikur ta përdorësh kaq shumë Kuranin sa po e përdor facebukun, deri tani do të dilje hafiz! O pis, i thashë, tani është në trend facebuku dhe patjetër që duhet të ecim në hap me kohën.

 

  1. Instalimi i kamerave brenda BFI-së

Të gjithë ata që nuk po më bënin llajk, nisën ta frekuentojnë zyren e po të njëjtin njeri i cili natë e ditë, nga xhelozia e madhe, më kritikonte se pse po humb aq shumë kohë ne facebuk dhe se pse jetën time private po e publikoj në atë faqe. Ç’të keqe ka që njerëzit që më donë të njohtohen me anëtarët e familjes sime, ç’të keqe ka që njerëzit të cilët më donë të njohtohen mbi aktivitetet e mia private, mbi ndejat e mia, mbi vizitat e mia, ç’të keqe ka që të tjerët, ata që më donë, të njohtohen dhe të mësojnë se cila është jeta ime, ç’’jetë bëj unë, sa jam i fuqishëm ekonomikisht, sa jam trim, cili është arsenali i armëve të mia, cilët janë zagarët e mi, si ha, çka ha! Nëse je i sinqertë me njerëzit e tu, me ata që të duan, duhet që këtë sinqeritet ta shprehish edhe duke i afruar ata sa më pranë jetës tënde private. Unë kështu kisha ndarë mendjen, kurse dofarë alamet hoxhallarësh kishin ndarë mendjen që të më kritikojnë për facebukun tim. Ata nuk po kuptonin se përmes kësaj forme unë në fakt kisha zgjedhur që të gjithë ata që më donin të më shpreheshin mua, të dija se çka mendojnë ata, ku janë, me kë janë, si sillen, ç’farë planesh kanë, sa më duan, sa më përkrahin, a janë me mua edhe atëherë kur do të kritikohem për ndonjë vepër të pahishme, a do të largohen nga unë nëse nis ndonjë fushatë kundër meje. Pra, unë tashmë kisha krijuar një strategji për të ardhmen time jasht shallit, jasht petkut të hoxhës, jasht fronit të reisit, sepse përveç këtyre roleve unë duhet të tregohem se jam edhe prind që di të fitoj, që di të krijoj kapital, që mundem t’ju lë pasuri pasardhësve të mi.

I instalova kamerat për t’i përcjellë ata që fare pak e përdornin facebukun, apo, ndoshta edhe më gënjejn, ndoshta ishte secili natë e ditë në facebuk me pseudonime të shumta!

Për çëshhtje sigurie, kërkova që ashtu siç ishin vendosur kamerat nga jasht objektit, ashtu të vendosen edhe për brenda. Kisha urdhëruar të vendosen edhe kamera të dukshme edhe të padukshme. Do të inçizoja gjithçka, nuk do t’ju zija më besë askujt, sepse, ra facebuku e u pa se kush të do e kush nuk të do. Në zyren time, nuk kisha aq shumë punë, ra puna, ikën investitorët, ikën projektet, nisi një erë e raporteve të dobëta në mes njerëzve. Përmes monitorit të madh në zyren time, përcillja çdo lëvizje brenda objektit, kështu që, tashmë e dija për secilin se me kë shoqërohej, ku hynte, sa rrinte, çfarë bënte, madje edhe çfarë bisedonin. Si duket, Afrim Tahiri ju kishte thënë njerëzve që mos të hyjnë më në zyren time, ndryshe nuk kishte mundësi, me qindra njerëz, hoxhallarë e nëpunës të ndryshëm hynin vetëm tek ai. Asnjë nuk dilte i hidhëruar nga aty, të gjithë të buzëqeshur e të lumtur. Unë shumë shpejt e kapa lojën e tij! Ai si duket kishte kuptuar që po ia përgjoja zyren, prandaj, kopili, kurrë nuk e hëngër ta thotë qoftë një fjalë të keqe për mua. Me të gjithë që e vizitonin e qante hallin për në perspektivë të BFI-së, i ftonte njerëzit në bashkëpunim me Reisin, ju thoshte ta ndihmojmë Sulejman Rexhepin, sepse, fundja vetë e kemi zgjedhur dhe e kemi sjellë në këtë postë! Eee më paska sjellë mua Afrim Tahiri! Kurrë! Këtu më risollën aftësitë e mia dhe askush tjetër!

Këtu e kuptova që, Afrimi, në fakt, nuk po angazhohej që të përkrahem unë por, po manipulonte në emrin tim. Ai duke i ftuar në përkrahjen time, në fakt po përpiqej që të krijonte një traditë që, edhe në të ardhshmen, reisi i ardhshëm, ta gëzonte po këtë përkrahje si unë. Do me thënë, nëse nesër vjen Afrimi ta përkrahnin edhe atë kështu siç po më pëërkrahin mua! Kurrën e kurrës! Afrimi nuk mund të vie. Atij do t’ia luaj lojën me komshijën e vet, me Mustafa Dautin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>