81.I madhi Tito thoshte: Armiku i armikut tim është miku im
Po, i pari që e ka thënë këtë maksimë është Shoku Tito, pastaj ia vodhën të tjerët, por ama nuk arritën ta devalvojnë, sepse Tito përjetë do të ngelë Tito! Është fat i keq për këta gjeneratat e reja që nuk e kanë jetuar atë kohë të Titos, që nuk kanë arritur ta njohin, që nuk e kanë shijuar atë kënaqësi të udhëheqjes prej tij. Unë për vete atë kënaqësi mundohem që t’ua sjell myslimanëve të rinj, sepse edhe pas Titos Tito! Nejse se, po i kthehem si shumë shpesh kohës së kaluar. Nostalgjia, a!
Armiku i armkut tim është miku im! Ky mik i ardhshëmi imi, në fakt, dikur kishte qenë armiku im i përbetuar. Mustafa Dauti, dikur shërbene në territorin e Myftinisë së Strugës por që njerëzit më tepër e njihnin si mafioz se sa si teolog. Ishte i guximshëm, nuk merrej me fjalët e të tjerëve, ai çante nëpër akull e nëpër shi, nëpër borë e nëpër stuhi, tamam si ata pionierët e dikurshëm të Shokut Tito. Këtu gjenden ato xixat e para të simpatisë sime për këtë djalosh. Flitej se ishet rrezik për mua nëse e afroja atë njeri, sepse ai në Strugë njihet edhe si diler i drogës. Ç’më kërset mua! Mua më duhet një trim i këtillë, një trim që edhe prej gurit, edhe prej barit, edhe prej drurit e leshit është në gjendje të nxjerrë para. Bëra shumë përpjekje deri sa e afrova. Fillimisht nuk më zinte besë, sepse ma kishte frikën, kishte punuar gjatë kohë kundër meje. Por, unë dola korrekt me te, i thashë, djalosh, nuk kam se çka të hakmerrem, nuk kam ndërmend që të të flak nga dora, sepse kam dëgjuar se ti prej hiçit e sjell paren. E unë kam nevojë për pare e jo për miq. Ndërsa ty, deshta apo jo, do të më duhet të të mbaj mik deri në frymën time të fundit. E pranoi ofertën, për më tepër kur i tregova se, duke qëndruar pranë meje, do të fitonte pak besim, do të kishte mundësira më të mëdha për të depërtuar dhe se në emrin tim dhe të Bashkësisë Islame do të mund të organizonte lloj-lloj aktivitetesh humanitare në grumbullim të parave. Ky qëllim ishte ai që na nxiti që ta vendosnim në krye të Organizatës Humanitare Hilal, në bordin e të cilit do të ishte edhe djali im, Zuhejri, përmes të cilit do ta kontrolloja punën e këtij farë kryetari.
Mustafa Dauti, është intelegjent, djalë me intuitë dhe shumë largpamës. Nuk i afrohet rrezikut por as nuk shkakton te rreziku! E hetoi menjëherë se po i afrohej një punë shumë e leverdishme, shumë fitimprurëse dhe pa kurrfarë rreziku. Me këtë pounë nuk rrezikonte as burgun, as plumbin, as dajakun, siç e rrezikonte në Strugë deri sa e luante rolin e dilerit. Unë e kisha kuptuar se rreziku nuk i vinte nga organet e sigurisë, sepse ai në rolin e dilerit në fakt punonte për këta organe, por, rrreziku mund t’i vine nga bandat e ndryshme rivale që merreshin me po të njëjtin aktivitet.
Në Hilal, të paktën nuk do të kishet banda rivale, shteti nuk do ta pengonte, unë jo, kështu që, oh oh, më mirë në BFI se sa në ndonjë xeherore. Kjo i përshtatej shumë edhe Mustafa Dautit, të cilin, e detyrova që, nëse do të gëzojë përkrahjen dhe respektin tim, do të duhej që të afrohej sa më pranë Afrim Tahirit dhe të më informonte për gjithçka që do të bënte e do të thoshte ai. Natyrisht, e ndihmova edhe unë në blerjen banesën pranë Afrimit, kështu që, ditën rrinin bashkë në BFI e pasdite, deri natën vonë, si dy kojshi! Mustafa kishte detyrë që të fliste sa më rëndë për mua te Afrimi, me qëllim që ky të mos dyshonte në aktivitetet që i kryenim e që merreshim vesh përmes telefonit.
Mustafa ishte qeskin! Ai edhe prej gurit nxirrte para. Por, jo se e dërmonte vetë gurin për t’i nxjerrur paratë, por i detyronte të tjerët që ta dërmonin gurin dhe, kur lodheshin, i dëbonte nga guri dhe, me një të fryrë i nxirrte paratë. Të tjerët mundin e djersën Mustafa Dauti paratë, të cilat, të shkretat, sapo i nxirrte të gjithë një për një i dorëzonte te unë duke më thënë: haxhi reis, vendos vetë se sa do të më japësh mua. Fillimisht i jepja më shumë, pastaj, gjithnjë e më pak, kurse tani, sot, është bukvalisht robi im: i dhashë diçka, mirë, nuk i dhash – askujt asgjë, ai duhet ta vazhdojë edhe më tej aktivitetin e gjetjes së parave. Sepse, si thonë: paraja e parë e fituar me haram të shkakton kokrra të tmerrshme të djersës, kurse pastaj, të gjitha paratë të duken njësoj, si ato hallall ashtu edhe ato haram ngelin para!
- Mustafa Dauti, Zoti e bekoftë, ma ndërroi konceptin e jetës
Gjënë e parë që ma mësoi Mustafa Dauti ishte që, kurrë mos të konfrontohesha me shtetin, që të zgjidhja gjithmonë anën e të qenurit në krah të qeverisë dhe këtë ta bëja përmes partive shqiptare që do të jenë në qeveri, sepse vetëm ata mund të na mbrojnë interesin e assesi ideologjia kombëtare. Nuk na duhet kurrfarë ideologjie kombëtare, sepse këtu nuk jemi as në kohën e Bajram Currit dhe as të Sul Hotlës, a po merr vesh a jo! Tash jemi në epokën e garave dhe të luftërave për të bërë sa më shumë para, pronë e pasuri. Mbaje mend këtë që po ta them. Kjo ishte këshilla e parë e tij jo aq bindëse, por ama në këshillën e dytë e hetova që ai kishte vendosur të jetë në shërbimin tim dhe kurrë mos të ngatërrohet me mua, sepse tek unë e kishte gjetur edhe vetë ai mundësinë e të siguruarit të perspektivës së vet sa më të lumtur.
Ish koha kur bota po tmerrohej nga pamjet somaleze, fëmijë që po vdisnin pë ujë. Shumë organizata e bamirës të tokës kishin vendosur të ndihmojnë në zbutjen e këtij mjerimi. Paramendoni ju, këtij aksoni i ishte futur edhe shoqata e Jakup Asipit, tashmë i bërë për rahmet. Të jem i sinqertë, më vinte shumë inat dhe kisha vendosur që t’i hakmerrem për atë se si kishin ndërmarrë aksion për ta madhëruar ate dhe jo mua, si Reis. Kishin zhvilluar një aksion dhe me paratë e tubuara kishin hapur disa puse, bunare të cilat tashmë, po mbanin emrin e Jakup Asipi. Në mes të Somalisë kishte pus që quhej Bunari i Mulla Jakup Hasipit, Xhamia e Jakup Hasipit… Ihaaaa, punë e madhe, tani do t’i tregoj unë atij kur me aksionin e Mustafa Dautit do të lëshojmë rrjet ujësjellësi që do të mbajë emrin tim: Çezmja e Mulla Sulës!
Nuk më la Mustafa! Më tha, o kryetar, ne do të mbledhim shumë para, me një urdhër tëndin, Allahi e di se sa do të mbledhim nëpër myftinitë tona, për më tepër se tani krejt bota është sensibilizu me atë mjerim nëpër të cilin po kalojnë myslimanët e Somalisë. Vallai bre Kryetar, po ku ia ndinë bre somalezëve për ne shqiptarëve! U bënë shqiptarët të mbledhin pare për Somalezët. Le të ngelë emri për Somalezët e pastaj unë di se çka bëj. Krejt bota po ju ndihmon, pse a paskan ngelur keq për paret e tona, a! Le t’i thonë sa të duan ata Bunari i Mulla Jakupit, Xhamia e Mulla Jakupit, ai bunar do të shterret dhe aty do të hidhen coftinat! Hajde se është avanturë e kotë kjo. Aventurë më e mirë do të jetë, të apelojmë për grumbullimin e pareve në emër të popullit somalez, do të formojmë delegacionin dhe, publikisht do të lajmërojmë se, ja, delegcioni me paratë e grumbulluara po niset për në Somali, pastaj për refugjatët e Sirisë dhe atë sa herë që të kemi nevojë. E ne shkojmë deri kah Bullgaria, e bëjmë ndonjë relaksim të mirë, a po merr vesh ti a jo dhe, kthehemi me xhepat e anjta prej parave. Kjo është logjika e shëndoshë, çdo logjikë tjetër është e sëmurë, teslim.
Nuk ia mohova këtë këshillë Mustafa Dautit. Për herë të parë u binda se ky djalosh është tepër shumë i mençur, tepër shumë i dhënur pas meje dhe njeri më besnik se ky vështirë se do të gjejë. Nuk kërkonte nga unë që ta shfrytëzojë postin e reisit dhe të digjesha unë, po, më thoshte që, të rri sa më larg, të mos përzihesha fare, të bëhesha se nuk më intereson asgjë se çfarë po bën, kurse ai çdo gjë që do të bënte do ta njohtonte drejt për drejt Zuhejrin, djalin tim. Ky është pra mik i ngushtë, ky është shoku që e meriton të mbahet në shtëpi natë e ditë, sepse po e le një minut vetë është rrezik që ta rrëmbejnë. Kush e ka Mustafa Dautin e ka Minierën e Trepçës. Të tjerët punojnë e dikush tjetër pasurohet. Për të mos thënë “Trepça radi Beograd se gradi”, sepse pastaj po i bie që Beogradi të jem unë. Nuk ka problem, me rëndësi të bëj pasuri deri sa jam në këtë post, se nuk më ka ngelur mua ta mbroj islamin. Islamin e bronë vetë Ai që e krijoi, siç i mbroj dhe i siguroj unë fëmijë e mi!
Aksioni dedikuar Somalisë, është i pari pas ndërtimit të Fakultetit të Shkencave Islame që më solli një grumbull të madh parashë. Por, për dallim nga ai i Fakultetit ku pjesën më të madhe të fitimit ma shkëputi Zejnullah Fazliu, kordinatori për ndërtimin e FSHI-së, në aksionin e Somalisë, në xhepin e Mustaf Dautit mbeti një shumë e vogël e parave, të tjerat përfunduan te “baba”! Kështu aksioni i Somalisë u bë model edhe për shumë aksione që u bënë në emër të refugjatëve sirianë!
- Me Mustafa Dautin gurë gurë bëhet kalaja
Pas aksionit për somalezët me Mustafa Dautin do të ndërmerren edhe sërë aktivitetesh të tjera humanitare. Ai kishte nevojë vetëm për famë, e unë për para. Ishte i mirë dhe i ngopur, nuk e kishte syrin e uritur që të lëshohet pas fitimit të madh. Apo kështu sillej sepse donte të vinte momenti kur do të më ngulte! E-e-e-e, deri në atë moment Mustafa Dauti do të bëhet plak me mjekër, sepse nuk e ka gjetur njerun që do ta ngulë aq lehtë.
Po pse u lidha kaq shumë me këtë njeri dhe jo me Pruthin apo me Behuxhidin Shehapin që udhëheqnin më parë me këtë shoqatë! Sepse, që të dy, ishin aq të shtërnguar, punuan aq shumë për karrierë sa, t’i këpusnin nervat! Në fakt Behexhudin Shehapi punoi shumë edhe për xhepin e vet, sidomos me turqët, gjuhën e të cilëve nuk e njoh. I pata thënë, me turkfolësit bëj çfarë të duash por mos mu përzi te arabëfolësit. Kështu i patëm ndarë sferat e interesit, ndonëse arabëfolësit shumë shpejt ikën nga ne, sepse unë e hëngra dhe i kritikova shumë. Më herët nuk e kisha kuptuar lojën, nuk e kisha kuptuar se përmes ndihmave humanitare në fakt bëhej allëshverishi më i madh, prandaj edhe ikën shoqatat arabe. Ngelën edhe pak këta turkfolësit, të cilët, megjthatë ndihmat e mëdha i kishin orientuar nga shtetet sovjetike turkfolëse.
Sido qoftë, Allahu Fuqiplotë dhe Mëshirëplotë ma dergoi Mustafa Dautin. Elhamdulilah përmes tij po më mbushet arka familjare. Pikëpikë mbushet pusi, thonë! Nuk e kam vetëm një gjë të qartë? Pse këtij pasurimi tim më tepër i gëzohet Mustafa Dauti kurse unë gjithnjë i frikësohem! Po ma luan ndonjë lojë Mustafa apo është kaq naiv!
Jo, nuk luan lojë, është absolutisht në shërbimin tim, sepse djaloshi ka vendosur që të bëjë karrierë. Kurse këtë karrierë mund ta arrijë vetëm nëse rri sa më pran meje. Natyrisht, edhe jetën do ta ketë si të ndonjë princi përskaj mbretit. Mustafa Dauti nuk do të bëhet mbret, ai do që të mbetet përjetë princ!
Mustafa Dauti, kishte aftësinë e hatashme të nuhajtjes, madje më të fortë se të zagarëve të mi. Sapo e shihte njeriun, menjëherë më thoshte: kryetar mos e lësho se do ta rjep! Për dorështrënguarit thoshte: mos u merr me të se ai nuk qenka as për veten e vet.
Mustafa Dauti më mësoi se si një përqindje të parave për haxh ta drejtoj nga xhepi im, një përqindje nga kurbanët, një përqindje nga lëkurat, një përqindje nga zeqati! Sepse, sipas tij, të gjitha këto shuma vinin duke u shtuar falë autoritetit tim dhe falë angazhimit tim. Dhe, sikur më bindi se edhe islamikisht edhe ligjërisht është e lejueshme që, ai që angazhohet të mbush arkën të ketë të drejtën edhe të një përqindje. Zyrtarisht te ne është 20 për qind nga shuma e përgjithshme, kurse, institucionet kishin të drejtën edhe për ta ndërruar atë përqindje me të vetmin qëllim që për ta stimuluar aktivitetin e grumbullimit sa më të madh të parave.
Ne ëmrin tim vinin edhe ndihma të ndryshme humanitare, në saj të autoritetit tim mblidheshin shumë ndihma në artikuj ushqimor e veshëmbathje por edhe në finansa! Mustafa Dauti, ky djalosh i mbarë e i mirë, përkujdesej vetë, tashmë e kishte bërë matematikë të thejshtë që, përqindja që më takonte mua të përcaktohej prej vetë atij. Unë më nuk i përzihesha, sepse sa herë që ndërhyja dilja shumë modest, shkoja nën nivelin e asaj që më takonte. Ndaj dhe aq mirë përkujdesej për interesat e mia Mustafa Dauti.
Përfundimisht u binda se Mustafa Dauti është efendi e shkuar efendiut me qëndrimin e tij që e pati dhe që e ndërtoi në raport me një turk nga Austria, Sulejman Mutlluxhan. Mustafa më pat thënë: kryetar, ai dëshiron që përmes teje, përmes BFI-së të depërtojë në tregun tonë dhe të përfitojë nga haxhi ynë. Pse ne nuk bëhemi më të mençur se ai dhe, nuk e rjepim edhe atë edhe haxhin! Do me thënë, ai di diçka që futet në tregun tonë, edhe ne duhet t’ia tregojmë atij se ku e ka vendin dhe, nga ana tjetër, atë fitim të tij ta fusim në xhepin tënd! Hahahaha, kjo më pëlqeu! Mustafa Dauti gjithnjë e më shumë më pëlqente…
- Mustafa Dauti shpëtimtari im, i BFI-së dhe i gjithë muslimanëve në RM
Mustafa Dautin e kisha përdorur edhe si karrem për t’i kapur të gjithë ata që nuk ma donin të mirën mua, BFI-së dhe mbarë mysimanëve të vendit. E pata porositur që të gjejë disi mënyrën dhe të kacafytej me Afrim Tahirin, i cili, gjithnjë e më shumë po bëhej xheloz i padurueshëm për faktin që tashmë te unë më i afër ishte Mustafa se ai. Kjo e brengoste shumë Afrimin, prandaj edhe mjeti më i lehtë për të eksploduar ishte Mustafa Dauti, komshiu i tij i parë. E pata porositur që ta komprementojë, të gjejë një mënyrë dhe të vepronte në emër të Afrim Tahirit deri sa të dilte dikush e ta shpulloste. Këtu ra nga peovimi Mustafa, sepse, kishte gjetur një njeri, përmes të cilit nuk ia kishte mësyrë komprementimin e Afrimit por pasurimin e vetes. E kishte rjepur njeriun në emër të Afrim Tahirit. Mustafa Mutlluxhanin, turkun nga Austria, e kishte sjellë në derexhe të kapitulimit, kurse vetë kishte arritur që ta shnukë mirë. Në fakt, edhe ai kishte menduar se Mustafa Mutlluxhani do të gjente ndonjë njeri që do ta shpulloste Afrimin ndaj edhe nuk kishte tentuar që të gjejë ndonjë tjetër brenda Maqedonisë. Për ta bindur Afrim Tahirin që t’ia lë organizimin e haxhit këtij turku, ai do të duhej që ta korruptonte Afrim Tahirin me xhip, me furgon, me ndihma humanitare, me kesh para, me pushime verore në resortin e tij dhe, të gjitha këto të beheshin në emër të Afrimit por përfitimi të shkonte në emër të Mustafa Dautit. Kjo lojë u luajt për mrekulli deri në momentin kur turku kishte rënë në adresë të Afim Tahirit dhe kur i kishte shkruar letër. Pas këtij momenti, gjithçka do të shkojë ters, në fakt do të shkonte ashtu siç e kisha projektuar unë. Afrimi do të rrebelohej, do të hidhërohej me Mustafën, me mua dhe me të gjithë bashkëpunëtorët e mi, pikërisht në momentin kur të gjithë i kisha bindur se ai o do të më eliminojë me qëllim që vetë të vijë në krye të BFI-së. Loja na shkoi për mrekulli, kurse Afrimi i dha shenjat e fundit te jetës në BFI, duke këruar nga unë në mënyrë ultimative, ose ta shkarkoj Mustafa Dautin ose të largohej ai. Unë deshta që loja të shkojë edhe pak më gjatë, e largova nga zyrja (por jo nga lista e pagave mujore) Mustafa Dautin, kurse e riktheva Afrim Tahirin. Në këtë poziitë Afrim Tahiri nisi t’i tregojë kafshëritë e tij që i kshte në stomak! Nisi të më bllokojë mua, ndërsa unë kisha menduar se ai tani, për inatë të Mustafa Dautit do të punonte edhe më shumë për mua. Në perspektivë të përfitimeve e kishim oborrin e Komunalecit, truallin në Kala të Shkupit, xhaminë në Tophanë dhe disa bono me vlerë! Në të gjitha këto, Afrim Tahiri, kishte nisur të shprehte inat dhe kërkonte që të realizoheshte konform ligjeve të vendit si dhe rregulloreve të BFI-së. Këtu e pashë që ai do ta bankrotojë edhe Sulejman Rexhepin, edhe BFI-në por edhe të gjithë myslimanët e vendit. Më kot u mundova që ta bind se ishte në gabim. Më kot u mundova që t’i jap shenja se është nën vëzhgimin tim dhe se i di të gjitha planet e tij për të më penguar mua në realizimin e projekteve të mia.
Kisha vetëm një hall. Druaja se ai e kishte përkrahjen absolute të ndërkombëtarëve, sepse më tepër e respektonin atë se mua. Në momentin kur doli raporti amerikan mbi vizat e shitura të haxhit, thashë më vete, ky do të jetë momeni kur do të komprementohet Afrimi dhe kur do të ngatërrohej me ndërkombëtarët. E futa në lojë, e kërkova ndihmën e tij që ta demantonte raportin amerikan dhe ta shpjegonte sa më mirë dhe në mënyrë sa më bindëse çka është shitja e vizave! Afrimi iu fut kësaj aventure, e kreu me shumë sukses detyrën por, nga ana tjetër, nuk e hetoi se u hasmërua me amerkanët të cilëve ua mohoi raportin. Këtu e ngula. Unë paratë në xhep ndërsa Afrim Tahiri u komprementua sikur vetë ai po dëshironte ta fshehë hajninë që ishte bërë në BFI. Po nuk kanë thënë kot “So bejleri k… ne meri”!
- U përpoqa t’i ndaj por u dogjën në paket
Nuk po shtyhej më me Afrim Tahirin. Po e shihja se ai kishte nisur të më konceptojë si të keqen më të madhe të BFI-së, si kokën e korrupsionit, si gjymtyrët e hajnisë, si trurin e tradhëtisë, thjesht, po ndjeja se ai po ma bënte varrin! Në këtë projekt kishte përkrahje nga disa bashkëpunëtorë të mij të cilët isha i bindur se më shumë sukses do të kishin nëse i bashkangjiteshin projektit tim se sa të Afrim Tahirit. Ju pata thënë se, Afrim Tahiri të gjithëve do të na sjellë në lypësa të rrugës, ndërsa me projektin tim të gjithë do të ndaheshin të kënaqur. Nuk më dëgjuan, nuk e përfillën asnjë këshillë timen. Vërejta se Afrim Tahiri kishte krijuar autoritet ndikues tek ata më të madh se unë. Në fakt të gjitha forcat e mia i kisha përqëndruar në myftiun e Shkupit Ibrahim efendi Shabanin, në referentët e tij Ismet Bityçin dhe Skënder Buzakun si dhe në Afrim Tahirin dhe Abaz Islamin. Këta ishin shtyllat kryesore të programeve të Rijasetit. Me këtë grup kisha menduar se do të shkoj shumë larg në karrierë por, gjithnjë e më shumë po bindesha se me këtë grup do të ngelja në bisht të varfërisë. A nuk do të ishte ofendim dhe turp që një Reis të përfundonte karrierën e vet i varfër!
Ma kishin caktuar një takim në Myftini lidhur me vendin e vakefit te ish Komunaleci, dhe unë shkova sa për t’i testuar se deri në çka janë të gatshëm të shkojnë dhe më interesonte të kuptoj kush nga ata të muftinisë porositnin gazetarë që të merren me atë se kush e fitoi menaxhimin e asaj prone. Aty u bidna se do të ishte sevap shumë i madh që sa më parë të shëputesha prej tyre, të inskenoja një konflikt verbal e fizik me qëllim që ata të përjashtoheshin përjetë nga BFI-ja! Ata po kërkonin që unë të ngelesha Reis sipas rregullave të tyre! Të ngelesha i pastër moralisht, i lartësuar fetarisht dhe i pastër kombëtarisht, kurse fare të mos interesohesha për t’u rregulluar finansiarisht. Ua ofrova edhe dorëheqjen time sa për provokim por nuk ma pranuan, më thanë që myslimanët e vendit kanë nevojë për një reis të devotshëm dhe jo të pasur. Bëhuni ju të devotshëm, thashë vetë më vete dhe, aty për aty u betova në vete se shumë shpejt do t’ua ndez datën që të pestëve. Kërkuan që të hiqja dorë nga vakëfi i Myftinisë së Shkupit sepe ky territor qenka i Myftinisë, ose, më thanë, nëse shpreh kaq ineresim për këtë Myftini nis dhe shpreh edhe për Myftinitë e tjera. Ky ishte një sinjal se ata po kërkonin që të më funsin në sherre me myftitë e tjerë, kurse unë e kisha minieren në oborr! Ç’më duhet mua të shkoj në Gostivar a Tetovë duke e pasur Shkupin! Kam faj unë që Zoti më ka lindur në territorin e kësaj Myftinie? Afrimi dhe bashkëpunëtorët e tij u ngritën kundër këtij vullneti të Allahut xh.sh. Nuk lejoj kurrë që të shkilet ky vullnet: mua Allahu Fuqiplotë më ka lindur në këtë territor dhe me këtë, apriori më ka dhënë të drejtë që të ushqehem me të mirat që i ofron ky territor. Prandaj, të gjithë ata që do të ngriten kundr këtij vullneti të Zotit do të kenë punë me mua.
Nijeti im ishte shumë i pastër, prandaj, jo edhe rastësisht Zoti ma mundësoi që në natën e Kur’anit t’i bëj rezil, t’i shajë me nënë e me babë, t’ua demonstroj forcën time dhe përkrahjen e Allahut xh.sh. deri në eliminim të të gjitha pengesave që më dalin në rrugë. Puna është fars, sepse puna të sjell të mira për një jetë sa më të dinjitetshme. Ç’të keqe kishte në përpjekjet e mia, për të shtuar vëllimin e intersimit tim për shtim të pasurisë sime për një jetë sa më të dinjitetshme? Me këtë a nuk po e zbatoja një urdhër të Zotit Fuqiplotë? A nuk po e konsideroja punën si farz dhe pasurinë time si produkt të këtij farzi. Po tani, edhe vjedhja është punë. Kush mendon se nuk është punë, le të më thotë se çka është?!
- Unë jam nëna e manipulimit
Nuk po shtyhej më me Afrim Tairin. Ai punët i shikonte nga perspektiva e vet rinore. Nuk i interesonte fare për mua, për moshën time. Gjithnjë po mendoja: çka fitova për këtë kohë sa isha në krye të BFIsë? Asgjë! Tani, mos ta përbuz të mirën e Zotit sepse, megjithatë, ia kam arritur që të kem tri shtëpia lluksoze, të kem parkun familjar të makinave, të jem aksionar hotelesh në Ulqin e në Ohër, fëmijët e mi të kalojnë jetë princërish, nëpër sauna, gjakuzi, nëpër disko, besa edhe nëpër pufe e mufe, nëpër kazino e nëpër bastore. Natyrisht, e bëjnë këtë jetë sepse kanë para. A nuk është gjynah që tani t’ua kufizoj këtë jetë, sepse kështu na do Afrim Tahiri?
Çka do në të vërtetë Afrim Tahiri? Thjesht, ai është idealist dhe, mendon se, vetëm në të drejtë e në të mira mund të sigurohet jeta e lumtur? Nuk ka lumturi pa para! Unë e kam provuar këtë gjë, prandaj, kam vendosur që pleqërinë ta kaloj i lumtur kurse fëmijëve të mij, që në këtë moshë e deri në pleqërinë e tyre, t’ua siguroj një bazë të fuqishme materiale, pastaj këta fëmijëve të tyre dhe kështu me radhë. Pse jo? Ç’të keqe ka këtu që fëmijët e mij të kalojë sa më mirë, një jetë të cilën Afrim Tahiri as që ka shansin ta imagjinojë. Kjo është ajo bazë e xhelozisë së sëmurë të Afrim Tahirit që e motivon që të më dalë përpara në rrugë dhe të më pengojë në mënyrën e fitimit të parasë. Pse i vie kaq shumë inat, këtë nuk e kuptoj. Unë për vete më shumë parapëlqej të kem një shok të pasur se sa të varfër, sepse, nga i pasuri kris ndonjë qingj, ndonjë viç apo derr i egër. Pikërisht në këtë fakt e kam hequr atë dilemë: të mbaj për mik shtëpie Afrim Tahirin apo Mustafa Dautin.
Ç’është e vërteta, Mustafa Dauti tashmë e ka dhënë provimin te unë, nuk fsheh asgjë, madje as nga jeta e tij intime. Më tregon se si fitohet paraja, më tregon se si bëhet jeta e dyfishtë: ke një grua – gjej dhe një të dashur, më tregon se ku kalon netët me të dashura, në cilat kazino i humb paratë, më tregon vendet që i frekuentojnë me djemtë e mi, ku kënaqen, hanë, pinë… Kjo është jeta dhe jo ajo e Afrim Tahirit i cili mundohet të më shesë hoxhallëk! Ani kujt? Mua, hoxhës së respektuar!
Strategjia për prishjen e raporteve me Afrim Tahirin dhe grupën e tij, dha rezultatet e veta të para, pozitive. Më dukej vetja tamam si kali kur i hiqen frenat. I lirë totalisht në mbretërinë time që i thonë shkurt e shqip – BFI! Të jem i pari i BFI-së që themelet i ka të përforcuar për xhepat e myslimanëve të vendit dhe, të mos pasurohem, është identike sikur të zhytesh në det dhe të dalësh i thatë! Këtë absurd e do Afrim Tahiri, ndërsa mua nuk ma lë ndërgjegja që të jem në majen e kapitalit të paçmueshëm dhe të mos fus qoftë edhe një grosh në xhep. Është gjynah kjo për të cilën angazhohet Afrim Tahiri. Prandaj, largimin prej tij e kisha bluar qysh më herët. Natyrisht, i kisha menduar edhe planet me të cilat do ta neutralizoja tërësisht pas hidhërimit tonë, sepse, e dija që Afrim Tahiri nuk do të ndalet, kur do ta largojë nga puna, nga inati do t’m’i zbulojë të gjitha punët në të cilat tashmë ai kishte gjurmuar dhe po më mbante në grusht si “Hasani karcyllin”!
Ja strategja ime: Njerëzit që i kisha korruptuar derisa ishin në krye të Myftinisë së Shkupit, i kisha përpunuar mirë dhe, tashmë ata ishin gati që me direktiva t’i bashkangjiteshin Afrim Tahirit duke i dhënë formë një rrebelimi! Ata do ta trimërojnë Afrim Tahirin i cili do të krijojë opinion se është një grup i madh kundër Sulejman Rexhepit alias Mulla Sulës dhe, në atë moment, kur do të krijohej kjo masë kritike, do t’ia tërhiqja njerëzit e mi të manipuluar dhe, opinioni do të thoshte: ja, u dorëzuan puçistat, i ranë në dy gjunj Mulla Sulës vetëm që të ruhet uniteti i myslimanëve të vendit. Përçarësi mbetet vetëm dhe do ta ketë emrin: Afrim Tahiri! Kësisoj ai do të ngelë i vetëm, me gishta në gojë, kurse unë do të fitoj për të satën herë në karrierën time. Nuk është kurrfarë aftësie që të jeshë hoxhë, aftësi është që të jeshë manipulator. Ky është ai element që më bën kaq të fortë e të pamposhtur.
- Me procese gjyqësore do ta përfundoj karrirën
Natyrisht, prishja e raporteve me Afrim Tahirin më kishte shqetësuar aq shumë sa, më të drejtë i druhesha përfundimit të karrierës sime burgjeve maqedonase. Afrimi nuk do ta kishte fare për dert burgosjen time. Prandaj, kisha menduar edhe planin b, nëse nuk do të shkonte plani i parë që ngritej mbi mitin e “Kalit të Trojës”! Në mesin e puçistëve kalin tim!
Çka nëse do të nisnin proceset gjyqësore, sepse, dorën në zemër, në tërë këtë plan jo se mund të gjeshë ndonjë bazë ligjore, thjesht, jam i fortë dhe ta fus qepën! Megjithatë, Afrim Tahiri është njohës i mirë i ligjeve, e do drejtësinë e ligjeve, kurrë nuk e ka dashur drejtësinë e “të fortit”! Çka nëse nisin proceset gjyqësore! Unë për avokat të BFI-së dhe timin e pata zgjedh Radovan Çeshmaxhinskin, ishte një gjuetar i njohur dhe i respektuar nga shoqatat e vendit dhe më gjërë, politikisht ishte vëmëroist, nuk ka dyshim se u pat gëzuar tejmase kur e pata bekuar Nikolla Gruevskin, e thirra dhe e konsultova mbi tre-katër orë. Ai m’i ofroi dy rrugë ligjore: korruptimi i gjykatësve dhe prokurorëve si dhe dorëzimi para drejtësisë e cila, në rast të fajësisë, për pleqtë mbi shtatëdhjet vite moshë nuk mund të ketë dënim më të gjatë se tri vjet burg. Variantin e parë e mora me rezervë sepse megjithatë kam dyshimet e mia te Radovan avokati. Si ia ka sjellë Zoti këtij farë Radovani: babai i tij ishte anëtar i Kuvendit të parë të Kishës Ortodokse Maqedonase dhe kishte dhënë kontribut të madh për këtë kishë, kurse, ja edhe i biri, Radovani tek po e jep kontributin e vet për Bashkësinë Islame të Maqedonisë, edhe pse ka zëra që thonë se po e rjep këtë Institucion. Këtu është baza e dyshimeve të mia te Radovani, i cili, pa dyshim që i ka shokë të gjithë ata gjykatës e prokurorë të cilëve ka guxim që t’ju ofrojë para korrupcioni me qëllim që t’i fitoj unë proceset gjyqësore. Radovan Çeshmaxhinskit do t’i konvenojë që proceset evenuale gjyqësore të zgjasin sa më shumë, sepse, edhe korruptimi do të ishte episodik! Sipas një parallogarie prishja ime me Afrim Tahirin Bashkësisë Islame do t’i kushtonte mbi 300 mij euro, të cilat do të përfundonin nëpër xhepat e çeshmaxhinskave e të thive të tjerë, në vend se ato para të përfundonin në xhepin tim. Për këtë fakt nisa ta urrej edhe më shumë, madje mu ngjall edhe një nevojë për ta likuiduar, për ta egzekutuar, për ta zhdukur nga faqja e dheut.
Megjithatë, shtyrja e proceseve, zgjatja e tyre deri në pafundësi, më konvenonte edhe mua! Po le të fitojnë edhe çeshmaxhinskat, pse jo! Kush punon fiton? Ata punojnë, unë punoj dhe të gjithë fitojmë. Nëse arrijmë që të shtyhen këto procese për nja dhjetë vite, unë atëherë do të shkoj te mosha 83 vjeç dhe, në këtë moshë, askujt nuk do t’i shkonte në mend që të më fajësojë për një padrejtësi, për një vjedhje apo për një krim që paskam bërë. Fundja edhe unë jam njeri! Si gjithë dynjaja që funksionon mbi hiletë, edhe unë do të funksionoj me këtë parim. Fundja ky parim më pëlqen dhe, ata që nuk më pasojnë mua në këtë parim, le ta thyejnë qafën, apo, nëse nuk munden vetë, le të më tregojnë mua se ua heq flamën unë!
- Tradhëtarët gjithmonë janë vrarë
Plani po shkonte si në tëlynë. U bind Afrim Tahiri që të futet në kurthin që po ia ngrisja përmes bashkëpunëtorëve të mi që tashmë i kisha shpallur armiq. Në fakt ata edhe më tej ishin miqtë e mi, por, në sy të Afrim Tahirit ishin armiq, përçarës të trungut fetar e kombëtar. Si naivë që ishin, e pranuan lojën time, i korruptova, u premtova edhe para sapo të përfundone tërë kjo katrahurë, e cila mund të rezultonte edhe me shumë likuidimi, përfshirë këtu edhe këta “miqtë e mi”! Si do të arrihej kjo?
Në Maqedoni tashmë kishin plasur “bombat” që në fakt ishin përgjimet e shërbimit sekret maqedonas të cilat “rastësisht” kishin rënë në duart e kryetarit të opozitës maqedonase, Zoran Zajevit. Kështu si po shkonte puna me “eksplodimin” e këtyre “bombave”, shumë njerëz do të digjeshin e përvëloheshin. Mijëra biseda të zhvilluara rreth korrupcionit, krimeve të rënda, por edhe nga jeta e dyfishtë e personaliteteve të ndryshëm, nga kurvëria e tyre. Më thanë që edhe unë isha i përgjuar diku rreth 345 herë. Mi afruan disa biseda dhe, nuk më mbeti rrugdalje tjetër: ose të vras veten ose të bëhem pjesë e projektit që parashihte heshtjen përgjithmonë të këtyre “bombave”. Por, për t’u arritur ky qëllim, megjithatë një tragjedi e rëndë duhej të ndodhe, një tragjedi që do t’i lëkundte themelet e shtetit ndaj, në emër të ruajtjes së këtyre themeleve, të arrihej një ujdi që të neutralizoheshin këto “bomba” me këmbim të pushtetit.
Kohë më parë, kishte ndodhur sulmi i një karaudhe maqedonase ku ishin konfiskur një sasi e madhe e armatimit. Sulmues ishin kosovarët! Me këtë armatim duhej që të futeshin në një vend urban në Kumanovë dhe të prisnin instrukione. Në të njëjtin moment unë dhashë shenjë që të pëlciste situata në BFI dhe të ma uzurponin selinë. Heronjtë e gjallë në “strehimore” që po prisnin shenjë për akcion, kurse puçistat kishin marrur BFI-në në kohën kur terrorizmi dhe radikalizmi islamik ishte në kulm! Propozimi im ishte që, të sulmohej BFI-ja, të vriteshin të gjithë që ishin brenda, edhe terroristët, edhe radikalistët, edhe puçistët, edhe “mbrojtësit e BFI-së”, sepse, tragjedia do të kishte kuptim! Tërë ky sulm do të ngjante si një aksion i guerilës së celulave terroriste të cilët pa dyshim që do ta tërhiqnin vëmendjen e policisë dhe të ushtrisë së shtetit, me ç’rast do të niste intervenimi shtetëror kundër grupeve terroriste dhe radikalistëve islamikë të ngujuar në hapësirat e BFI-së. Fundi do të dihej – do të likudoheshin të gjithë, ndërsa fitimtarë do të dilnin policia dhe ushtria maqedonase, krenaria kombëtare e shtetit të Maqedonisë. As unë, por as skenaristët e “sulmit guerril” nuk do të duhej t’i paguanim bashkëpunëtorët tanë, sepse që të gjithë do të ishin të vrarë dhe të likuiduar! Çdo sulm tjetër jasht Bashkësisë Islame një ditë do të llogaritej si luftë e inskenuar shqiptaro-maqedonase e cila do të kërkonte hulumtim të thellë dhe dekonspirativ. Prandaj, pritej sulmi mbi BFI-në! Kjo nuk ndodhi, nuk pranuan kosovarët, prandaj edhe e paguan me jetë, sepse, dolën jasht skenarit të paraparë, duke shantazhuar “ose të bëjmë kinse na sulmuat dhe ne ikëm, ose ne ikim pa shkrepur asnjë plumb. Ne nuk jemi vrasës të shtëpive të Zotit”, kishin pas thënë ata farë burrash myslimanë!
Shërbimi sekret maqedonas kishte arritur që t’i manipulojë dhe t’i fusë brenda, kurse unë brenda tyre arrita që t’i infiltroj dy bashkëpunëtorë të mi, të cilët, fatkeqësisht nuk arritën që t’i bindin që të futen në mes të Shkupit. Kishin arritur të gjejnë dy-tre persona, të cilët, ishin të gatshëm që për një shumë parashë të vijnë dhe ta likuidojnë Afrim Tahirin, por jo të futen të gjithë si grup. Une nuk guxova të pranoj, sepse do të dilja jasht skemës dhe planit të organeve shtetërore të sigurisë dhe të mbrojtjes. Plani ishte që të gjithë të sulmojnë në BFI, të cilit sulm do t’i rezistonin policia e shtetit që ishin dislokuar brenda hapësirave të BFI-së dhe, pas këtij sulmi institucionet shtetërore patjetër do të duhej të reagonin. Do të ndodhte një kasaphane e vërtetë, të gjitha “bombat” do të pëlcisnin!
Megjithatë, pjesa e parë e skenarit nuk u realizua siç e planifikonim ne, ksovarët u vranë, të tjerët u futën përjetë nëpër burgje, kurse pushteti u dorëzua bashkë me “bombat”. Tani, me Afrim Tahirin, do ta shtyjmë nëpër gjyqe. Fituesi do të jem unë, edhe sikur të bëhej reis Afrim Tahiri
- Shenjat e dështimit tim
Pas rastit të Kumanovës, nuk isha më asnjë sekond i qetë. Nuk po e bëja as gjumin gjumë, nuk po e shijoja as bukën, as ujin. Çdo gjë që po pija po më dukej si shija e verës, e rakisë së kumbullave të zeza, çdo gjë që po haja më mbante shijen e mishit të derrit të egër!
Dikush më sulmoi shtëpinë duke më hedhur në oborr një granatë dore. Më erdhi një mesazh që më thoshte se i kisha punët shumë keq. Pastaj edhe një mesazh, edhe një tjetër, edhe një tjetër, të gjitha me përmbajtje aspak të mira për mua. Ishin shenja të para të dështimit tim në karrierë. Kërcënuesve të mi tashmë u kishte rënë në dorë edhe dosja ime policore, nofka ime “Zharko”! Nuk po më shkonin punët mirë!
Përmes kanaleve policore arrita të gjej njeri i cili do të mund t’i zbulonte ata kërcënues dhe të diskutonte me ta, t’i heshtte, qoftë kjo edhe me ndonjë pagesë mujore, apo me ndonjë shpërblim që do ta caktonin vetë ata. Pas tyre i nisa dy-tre persona, në mesin e tyre edhe Shaqir Fetahun, myftinë e Gostivarit, si dhe djalin tim, Zuhejrin. Zeglulin nuk guxova ta nis sepse uçkat rrebelë mezi presin të ma kapin dhe të ma zhdukin. Pagova një shumë të mirë të parave, kurse të deleguarit e mi kishin hyrë në pazar me ata edhe për likuidimin e Afrim Tahirit. Nuk kishin kërkuar më shumë se 50 mij euro! E pranova ofertën dhe, mbeti puna që për dy-tre ditë t’ju shkonin paratë, por, atë edepsuza i ishin paraqitur edhe Afrim Tahirit dhe i kishin treguar për qëllimin tim. I kishin thënë se Mulla Sula për likuidimin tënd na ka ofruar 50 mij euro, a i ofron ti 10 mij euro që sonte në mesnatë ta likuidojmë Mulla Sulën. Afrim Tahiri nuk kishte pranuar kurse rastin e kishte paraqitur nëpër disa organizma me relevancë ndërkombëtare. Që nga ai moment, unë u bllokova i tëri, hyra në listën e tyre të zezë, si njeri i rrezikshëm!
Kjo pastaj, bashkë me djalin tim polic, Zeglulin, më detyroi që të inskenoj disa sulme, disa kërcënime, disa përpjekje për atentat, vetëm e vetëm që ta tërheq sado pak vëmendjen e faktorit ndërkombëtar. Deri më sot kjo strategji nuk ndezi, sepse, të gjitha akcionet ishin tepër amatore, tepër të tejdukshme, tepër bajate, tamam siç është në esencë biri im polic, i pagdhendur, përjetë amator dhe me fantazi të një krimineli adoleshent.
Të vetmin sukses e pati në akcionin kur vendosëm që t’i vëmë mikrofon Afrim Tahirit në veturën e tij Audi A6! Arritëm që me shumë profesionalizëm, përmes njërit nga Gërçeci, t’ia vëmë mikrofonin, kurse edhe pse Afrim Tahiri kërkoi kontroll policore të makinës, edhe pse e morën nëpër duar ekspertë të kësaj fushe në kuadër të MPB-së, megjithatë kurrë nuk u zbulua as mikrofoni por as “i padukshmi” i cili ia theu xhamin dhe hyri në makinë duke e kryer punën e vet. Në momentin kur Afrimi e shiti Audinë ne praktikisht ngelëm pa informacionet mbi atë se ku shkon Afrimi, me kë rri, çka bisedojnë, cilat janë planet e tij etj. Kjo punë bëhej vetëm me njerëzit e VMRO-së, kurse me këta të rinjtë, me këta të LSDM-së nuk goxjmë të inicojmë ndonjë punë të tillë, sepse, menjëherë do të na dekonspironin, ose do të na shantazhonin miliona euro!
- Shenjat e dështimit tim
Po e pranoj për herë të parë! Po e pranoj që t’ju hyjë në punë të tjerëve, liderëve të tjerë, të cilët, asnjëherë nuk duhet të bëjnë punë sekrete që shkojnë vetëm në interes personal. Shumë punë kisha bërë pa dijen e Afrim Tahirit. I kisha dhënë formalisht kompetenca të një reisi por, në fakt, këtë e kisha bërë vetëm sa të drejtohen sytë kah ai, sepe kah janë sytë andej është edhe gishti tregues!
Sot logjikoj ndryshe! Sikur punët e pandershme t’i kisha kryer me Afrim Tahirin, sot do të kisha një njeri krah meje, i cili do të më mbronte, sepse, duke më mbrojtur mua në fakt do ta mbronte edhe vetëveten. Afrim Tahiri është përplotë me të vërteta, prandaj, natë e ditë më duhet të punoj që ta pengoj për ta plasuar të vërtetën, versionin e tij, sepse, do të më shkatërronte përdhe. E vërteta e fundit, e cilan më rrezikonte por që e dinte Afrim Tahiri ishte miqësia ime me Çaushin! Dinte vetëm për miqësinë tonë dhe jo më shumë!
Afrim Tahiri nuk e dinte se unë, Zegluli dhe një mik i Çaushit i kishim hyrë punës që të çojmë për në haxh qytetarë të Turqisë, natyrisht me pasaporta të Maqedonisë. Kisha arritur që të siguroj një kuotë prej 2000 haxhinjëve, ndonëse nga Maqedonia asnjëherë nuk shkonin më shumë se 1000 persona. Nga ana tjetër, ishte e rëndë që të sigurojmë pjesën tjetër të kuotës së haxhijëve, sepse ishte numër i madh dhe, përveç kësaj, asnjë qytetarë turk nuk mud të shkojë për në haxh përtej kuotës së caktuar për Turqinë. Prandaj, të gjithë ata që dëshironin të nisen përmes BFI-së do të duhej të pajiseshin me dokumente adekuate.
Diplomatëve arabë ju kishim thënë se na duhen 2000 viza ndërkohë që udhëtarë kishim vetëm 870, plus 130 nga diaspora. Arabët nuk na bënë probleme. Ne arritëm që të sigurojmë edhe pajisjet për udhëtim kurse, në momentin e fundit u tradhëtuam. Arabët na e kapën lojën, Zegluli kishte menduar se u tradhëtuam nga miku i mikut të tij. Në fakt, ai e kishte kryer punën me shokët e vet, ndaj dhe me të drejtë e kërkonte pagesën. Kurse, kur na dështoi puna, pikërisht për shkak të këmbënguljes së tij, ne menduam se u tradhëtuam nga ai. Ndaj dhe, ia lëshuam ujkun më qafë. E paskemi marrur më qafë njeriun, sepse shumë vonë kuptuam që informacionin deri te arabët për numrin e saktë të udhëtarëve nga Maqedonia e kishte dhënë vetë Afrim Tahiri, si sekretar i BFI-së. Ai nuk e dinte planin tonë, ndaj dhe u tradhëtuam duke ua dhënë numrin e saktë të haxhilerëve. Sikur ta dinte edhe ai, jam i sigurtë se këtë interes timin personal do të fshihte kurse unë do t’i kisha 600 mij euro në xhep, sepse një vizë shitej me 600 euro! Nga ana tjetër, na ngelën edhe shumë pasaporta dhe karta identiteti të cilat nuk u paguan kurrë, sepse kurrë nuk shkuan tek ata për të cilët ishin bërë. I kapi policia e shtetit dhe, dikush përfundoi në burg e dikush shpëtoi. Natyrisht, ne shpëtuam, edhe pse ngelëm pa përfituar rreth një milion euro!
- Agim Krasniqi si siguresë e karrierës sime
Agim Krasniqi, me grupin e vet, si dhe me vëllezërit e vet, nuk është aq shumë i rrezikshëm sa e mendojnë shqiptarët. Është, thjesht, një grup reketarësh, të cilët, me një organizim të mirë neutralizohen për një sekond. Por, shtetit nuk i intereson eliminimi i këtij grupi, sepse, përmes tyre mendojnë se mund të nxitet vëllavrasja në mesin e shqiptarëve. Kurse, unë, si reisul ulema i mbaj lidhjet me këtë grup sepse, nuk kam interes që të konfrontohem. Aq më tepër, i mbaj sepse nuk më kushton shumë, janë grup që kënaqen me pak, ua jep gishtin dhe aq e kanë!
Për mua me rëndësi është që kilometrat e para nga shtëpia ime për në Shkup të jenë të pastruar dhe të mos kem pengesa. Këtë siguri mund ta arrijë vetëm përmes Agim Krasniqit dhe grupit të tij. Nga ana tjetër, përmes djalit tim polic, unë saktësisht i di lëvizjet e tyre, planet e tyre, synimet e tyre, prandaj, as nuk i kemi ngacmuar asnjëherë dhe as nuk na kanë ngacmuar. Me pak para, sa për një smoki apo çips, ia kemi arritur që t’i përvetësojmë. Po pse më duhet afër Agim Krasniqi?
Dihet se çfarë lufte ka bërë grupi tjetër, i Gërçecit dhe Gllumoves, i prirur nga nipi im, Usame, dhe i komanduar nga miku im i ngushtë, Blerim Bexheti. Ky grup është shumëfish më i fuqishëm se grupi i Krasniqëve, por, megjithatë, lëvizja ime e lirë varet nga grupi i Kondovës. Unë, me Blerim Bexhetin kam një miqësi të ngushtë që në kohën kur ai u bë Ministër i Drejtësisë. Për të arritur te ky post, natyrisht që, kam dhënë përpjekjet e mia maksimale. Kam organizar një fushatë dhe një fitore spektakulare të BDI-së në zonën e Sarajit, pas çka kryesia e kësaj partie ka ndjerë obligim moral që një post ministror t’ia ndajë pikërisht kësaj zone. Deshti fati im që ai post të jetë Ministria e Drejtësisë që do të drejtohej nga Blerim Bexheti.
Përmes Blerim Bexhetit lëvizjen time në kilometrat e para drejt Shkupit e thjeshtësova shumë. E bëra tepër të lirë. Mjafton të përndiqen, të dëbohen e të burgosen vëllezërit Krasniqi me grupin e tyre dhe unë të ndjehem sulltan i vërtetë. Unë nuk ia kam kërkuar këtë shërbim Blerim Bexhetit, nuk kam dashtur që për çështje kaq banale t’i djeg “xhokerat” e mij. Këtë shërbim ia kanë kërkuar grupit kriminal mirë i strukturuar i Gërçecit dhe Gllumoves, me në krye nipin tim, Usamen. Ata gjithnjë ndjeheshin të rrezikuar nga vëllzërit Krasniqi, ndaj dhe Blerimi ka kryer obligimin si ministër që e kishte ndaj tyre. Kurse mua, Blerim Bexheti si ministër i drejtësisë më është dashur që të ma pastrojë terrein duke më mbrojtur institucionalisht nga mikrobet e ndryshëm shtetëror, të ma zhdukte dosjen policore si dhe të më ndihmonte në proceset gjyqësore për denacionalizim të pronave tona. Me Blerim Bexhetin e kisha më lehtë, sepse pa problem mund të futesha në pazar. Për kthimin e një prone merreshim vesh që ta paguaj 40 për qind na vlera e përgjithshme, kurse nga kjo përqindje atij i takonin 15 për qind kurse mua 25 për qind. Kështu kemi funksionuar tërë kohës dhe ky biznes na ka bërë partner të pandashëm.
Hidhërimin e Agim Krasniqit ndaj meje për shkak të miqësisë sime me Blerim Bexhetin, e pata zbutur duke i thënë se Blerimi më ndihmon shumë që të vij deri te paratë me të cilat pastaj i mbuloj të gjitha shpenzimet që i bëj për Agimin dhe vëllezërit e tij. Pra, Agim Krasniqi ishte i bindur se Blerim Bexheti më ndihmon që të vijë deri te paratë për t’i ndihmuar vëllezërit Krasniqi nga Kondova. Kjo lojë më ndihmoi që të jem shumë i fuqishëm dhe i mbrojtur edhe nga institucionet shtetërore por edhe nga grupet kriminale. Kot nuk thonë “qingji i butë i thithë dy nana”!
- Si u neutralizua grupi i Kondovës
Grupi i Kondovës me në krye Agim Krasniqin bëri që tërë bota shqiptare të kuptojë dhe të bindet se shqiptaria e Shkupit shtrihet vetëm në zonën e Sarajit, i njohur si Dërven përfshirë këtu edhe Kondovën, dy Sillaret, Rahçën e deri në Radushë. Jo rastësisht nga kjo zonë dolën komandantët më të mirë, dolën deputetët shqiptarë më të fuqishëm, dolën ministra shumë të rëndësishëm, dolën intelektualë të mëdhenj. Natyrisht, pati edhe shumë kodoshë, bashkëpunëtorë të UDB-së së dikurshme dhe të sotshme. Pra, jo rastësisht dola edhe unë si reisul ulema më i fuqishëm që ka pasur ndonjëherë BFI-ja. Kjo është ajo zonë që i jep forcë cilësdo parti që e pretendon pushtetin. Ju kujtohet kur PDSH-ja ishte forcë politike absolute në kët zonë? Sepse krah të djathtë e patën grupin e Agim Krasniqit. Një analizë familjare e imja rezultoi me konkluzionin e vetëm – të nxitet dhe të favorizohet edhe një grup tjetër kriminelësh që do t’i bënte ballë grupit të Kondovës. Këtë grup djali im e locoi dhe, me ndihmën e organeve përkatëse shtetërore e formoi në Gërçec, duke e ngritur në armik të egër e të përbetuar të grupit të Kondovës. Pse e ndërmorëm këtë strategji? Sepse, grupi i Kondovës duhej të neutralizohej e të paralizohej deri në zhdukje të tërësishme. Nëse nuk do të ndodhte kjo sa më parë, do të rrezikohej posti im si reis!
Prandaj edhe na u desht që të punojmë prapa shpinës së PDSH-së, duke e favorizuar BDI-në, natyrisht, vetëm pasi ia krijuam krahun kriminel në zonën e Shkupit. Ky krah, unë me miqtë e mi, si dhe Blerim Bexhetin me miqtë e vet dhe të babait të tij, arritëm që ta përmbysim PDSH-në, bashkë me këtë parti edhe “vlerat” e saj në këtë zonë dhe, BDI-ja të triumfojë absolutisht në Shkup dhe në tërë Maqedoninë. Kundërshpërblim kërkova Ministrinë e Drejtësisë, respektivisht, emërimin në këtë post të Bleim Bexhetit. Blerimi, si drejtues i grupit kriminal të Gërçecit, me lehtësi dhe me vullnet të madh do t’i hynte punëve institucionale për ta zhdukur grupin e Kondovës dhe, me këtë, edhe për të ma pasruar rrugën time drejt majave ku reisllëku shijohet me plotë lezet. Ky skenar u realizua që në ditën e parë të adhjes së BDI-së në pushtet. Që atëherë Dërveni u shndërrua në zonën e shqiptarisë së Shkupit me të cilën komandoj unë, Reisul Ulema, Haxhi Sulejman efendi Rexhepi.
Megjithatë, duhet të pranoj, ky skenar nuk u luajt deri në fund! Nuk e di pse por, Agim Krasniqi, personi i cili ose duhej të çmendej ose të likuidohej, na e luajti lojën mirë e qetë. Në asnjë moment nuk u provokua, në asnjë moment nuk iu përgjigj thirrjes sonë për rrebelim brenda burgut, në asnjë moment nuk u ankua, kurrë nuk shiti trimëri në burg, në asnjë moment nuk u ekspozua si i forti i burgut, gjë që do të prodhonte edhe armiqësi brenda burgut. Në burg Agim Krasniqi u transformua në djalosh të mirë dhe të urtë. Herë pas here ia dërgonim njerëzit tanë për vizitë në burg, jo se na interesone personalisht ai, sa na duhej të dinim se cili është niveli mental i tij. Të gjithë njerëzit në burgje thyhen emocionalisht dhe mendërisht, kurse Agim Krasniqi dita ditës dilte më i urtë e më i qetë. Meqë ishin marrur vesh me Blerim Bexhetin që unë të përkujdesem për vizita, për siguri materiale dhe për përkrahje morale për Agim Krasniqin, kjo ishte arsyeja se pse sa herë djemtë e mi, herë vëllezërit dhe herë bashkëpunëtorët e mij shkonin për vizitë tek Agimi nëpër burgjet e Maqedonisë. Thjesht, vetëm këtyre u zinim besë për të na e përshkruar gjendjen shpirtërore dhe mentale të Agim Krasniqit: a do të thyhet komandanti deri në aktin e vetëvrasjes! Punët e mira bëhet me marifet!
- Ndryshimi im radikal në menaxhimin e BFI-së
Nuk ka menaxhim të suksesshëm me një organizatë nëse atë nuk e konsideron si organizatë personale, pronat dhe pasuritë e saj nëse nuk i konsideron si të tuat, si pasuri personale. Në atë moment kur do ta arrishë këtë përcepcion, atëherë, gjithësesi që do të jepesh pas fitimit dhe përfitimeve personale, sepse tashmë ke organizatën dhe pronat e tua personale! Nisur nga kjo logjikë e pakontestueshme, nëse BFI-ja është organizatë e imja pesonale, kurse pronat e saj, vakëfi, është pronë dhe pasuri personale e imja, rrjedhimisht, kjo do të duhet të më gjenerojë të ardhura, prona e pasuri personale, të cilat pastaj, pjesë pjesë, mund edhe t’i shkri për bashkëpunëtorët e mi, me çrast do ta ngjallja tek ata percpetimin për mua si për një njeri të jashtëzaonshëm human e të dhimbshëm! A nuk është ky një mision islamikisht i porositur? Pra, nuk ka humanitet pa krijuar kushte.
Nga ana tjetër, Zoti më deshti që ma afroi për krah të djathtë Afrim Tahirin, të riun i cili githandej në Maqedoni njihje si njeri mjafti i devotshëm. Kjo nuk më bënte fare xheloz, përkundrazi, më duhej dhe e përdorja si perde të hekurt nga e cila nuk mund të vëreheshin veprimet e mia për të prodhuar humanitet. Deri në atë moment, turlifarë hanëm ingje zhvillonte humanizëm në emër të islamit, kurse tash e tutje ky humanitet do të zhvillohet vetëm në emër të Mulla Sulës! Por, meqë unë jam reis, pasardhës i juridiksionit të shejhul islamit, me cikërrima humanitare vendosa të merret Mustafa Dauti, i cili pranoi detyrën që, sikur edhe vetëm një pordhë të shpërndahej si humanizëm, kjo do të duhej të bëhej duke më falënderuar mua, pa kontributin dhe angazhimin e Mulla Sulës nuk ka aksione humanitare.
Afrim Tahiri kujdesej për jetën fetare islame në vend, Mustafa Dauti për aktivitete humanitare, kurse unë i palosja pëfitimet. Kot nuk kanë thënë: “të mëdhenjë i hanë mollat të vegjëlve u mpihen dhëmbët”!
Kur e ke nijetin e pastër, kur e ke qëllimin dhe mundsinë për ta kapur atë qëllim, edhe Zoti të ndihmon! Nuk kishte kuptim që, unë, si risul ulema, mëkëmbësi i shejhul islamit, të mbetem kryetari më i varfër në rajon, vetëm me një shtëpi modeste. Kisha vendosur që të bëhem më i pasuri, sepse më takonte, sepse kështu duhej të ishte, mëkëmbësi i shejhul islamit duhet të dallojë edhe në pasuri. Të bëj shumë prona, të bëj shumë shtëpi, të bëj shumë makina dhe pasuri tjetër të luajtshme e të paluajtshme, sepse, ku i dihet, mbase në son dakik mund t’ia lë testament BFI-së si vakëf? Duhet të kem që të lë diçka, pa pasur si do ta tregoj se sa shpirtmadh jam! Po nëse paralizohem dhe nuk mund ta lë testamentin as me gojë e as me shkrim, paj, ç’të keqe ka nëse kjo pasuri që do ta siguroj nga pronat dhe të mirat e BFI-së, ta trashëgojnë fëmijët e mi, nipat e mi. Edhe ata duhet të hanë diçka, t’i gëzohen faktit që një herë moti e kishin babain dhe gjyshin reisl ulema.
Nisi procesi aq i pritur i denacionalizimit të pronës së uzurpuar nga ish-sistemi! Kur shteti vendosi që në vend të pronave, të cilat do t’i shpallte si objekte me interes nacioal e shtetëror, të na jepte letra me vlerë, u luta natë e ditë, madje edhe u kyça në lojë që sa më shumë prona ta marrin atë status. Nuk më duheshin objektet, por, paratë nga ato objekte. Nisën të na vijnë miliona euro, të cilat, natyrisht, i menaxhoja unë! Me këto pare, pa dyshim që do të blejë edhe ndonjë apartament hoteli, që do të jetë në emrin tim! Kushti do të jetë që pronari i objekteve të garantojë se do të jetë në gjendje t’i fryej çmimt deri në miliona euro, por që ndryshimin nga çmimi i vërtetë të ma kthente mua, personalisht në dorë! Dikush i thotë shpëlarje parashë, kurse unë i them transakcion, dhe, ky aktivitet burrash më solli edhe një shpërblim, orën ROLEX prej 37 mij dollarëve. Një orë të tillë ua shihja sheikëve të ndryshëm nëpër konferenca arabe dhe, më kishte ngelur peng që ta kem edhe unë. Megjithatë, e dija se një orë e tillë në dorën time do të bëjë shumë bujë, prandaj edhe, vendosa ta luaj një lojë. Pronarit maqedonas të cilit ia bleva një apartman dhe dy lokale, i thashë që të ma fryej çmimin tej mase dhe, si shenjë bashkëpunimi, të ma blinte një orë ROLEX me paratë e mia, por t’ia dorëzonte Afrim Tahirit që ai të ma jepte si dhuratë nga filan bisnesmeni maqedonas. Afrim Tahiri edhe sot e kësaj dite kështu e di, kështu propagon, kurse nuk e ka të qartë se atë e bleva me paratë e çmimit të fryer të dhomave të hotelit që u blenë për Bashkësisë Islame por nën pronësi timen.
Pastaj erdhën malet, pyjet, arat, dhënia nën koncension e të cilave më bëri financiarisht njeriun më të lmtur në botë. Erdhi denacionalizimi i oborrit të Komunalecit, të cilën ia dhamë një njeriu që e gjeti Mustafa Dauti, nga i cili morëm 300 mij euro nga të cilat, për punë komunale duhej t’ia jepnim Izet Mexhitit 80 mij euro, Bekir Asani 70 mij euro kurse për mua 150 mij euro, kuptohet, u dhash pak eshe atyre që më shurdhonin duke më thëne se “ne e kemi denacionalizu, ne kemi bërë harxhime etj.” Kjo shumë fliste se personi i siguruar nga Mustafa Dauti, një kumanovar që jetone e vepronte në Austri, kishte shumë para dhe se ishte i lehtë në rjepje: kishim vendosur që për çdo hap të më tejmë t’ia këpusnim nga një grusht parashë. Por, na e futi, na la me gishta në gojë duke na braktisur. Selamet i shkuan: mos hap gojë se na ke dhënë diçka, ndryshe të shkuan fëmjët, ngele pa familje! Të heqësh dorë nga shtimi i vakëfit të gjenë belaja në familje! Duhet ta dijë kumanovari!
- Haxhi, kurbanët, zeqati – Zoti i shtoftë
Kisha filluar një bisnes të mirë me haxhin! Haxhinj nga Kosova, nga Lugina e Preshevës dhe më pastaj dhe nga Turqia do të nisen turra turra drejt shtëpisë sime. Kishin marrur vesh se kisha siguruar një kuotë të mirë për haxhinjt nga Maqedonia. Diplomatëve arabë jepju ndonjë faishe të mirë, ndonjë shishe raki dhe, krejt pastaj i ke në shërbimin tënd. Për të qenë sa më bindës dhe sa më i sigurtë, këto bereqete arabët i dëshirojnë personalisht prej dorës tënde dhe, jo sikur mjekrrat, që ua premtonin dhe ua lëshonin përmes harambashëve të ndryshëm. Prandaj, monopolin mbi arabët e kisha unë.
Plotë viza, plotë haxhilerë. Një vizë 600 euro! Këtë tregëti e kishin kuptuar amerikanët. E kishte kuptuar pak a shumë edhe Afrim Tahiri. Kisha bindjen se Afrimi, për inat timin, sa për të ma bllokuar fitimin, vetë ju kishte rrëfyer amerikanëve. Paramendoni, edhe mysliman edhe me amerikanët, këtë mund ta bëjë vetëm Afrimi! Por, disi, sikur ma përziu me kos, kur doli dhe u fut në polemika me amerikanët duke më mbrojtur mua! Lojë ishte, krejt lojë, sepse në momentin kur u bindën amerikanët, u ç’bindën arabët dhe, nuk më dhanë më kurrë viza të tepërta!
Bisnesmenët nuk kishte më nevojë që të takohen as me komisionion tonë, as me njerëzit e financave por, direkt me mua. Unë jam mëkëmbësi i shejhul islamit dhe jo nëpunësit e financës, aq më pak komisioni për pranimin e zeqatit në BFI. Bisnesmenët takoheshin me mua, i bindja që zeqati për pasurinë e tyre duhej të më jepej mua kurse unë e dorezoj në arkën e BFI-së, me çka automatikisht do të propagohej brenda Institucionit se Mulla Sula gjithnjë e më shumë po sjell para. Kjo politikë ju pëlqentë zeqatdhënësve, edhe pse nuk e kishin haberin se gjysma e atyre parave do të paloset për kacafortën time personale, sepse, helbet, nuk i dihet, mund të vijnë ditë të vështira dhe, hop e unë dal si shpëtimtarë. Ky është misioni i një reisi, një shejhul islami, dhe jo të shesë kopalla.
Kurbanët! Shqiptarët punën e kurbanit historikisht më tepër e kanë pasur si punë lavdi se sa si një detyrë islame. Prandaj më është dashur që të fomoj një komision të ngushtë, ekskluzivisht me anëtarët e familjes sime, të cilët, si pasardhës të mëkëmbësit të shejhul islamit, detyrimisht që do të angazhohen islamikisht ta kryejnë punën e kurbanëve. Shqiptarët, gjithnjë e më shumë nuk po presin kurbanë, sepse nuk po dëshirojnë që të përgjaken, e as të merren me lëkura apo me shpërndarje të mishit. Mezi kanë pritur që të dalë një medrese dhe, t’i përgjigjen aksionit jo fort të ndershëm që paratë t’i dorëzojnë në BFI dhe ajo t’ua presë kurbanët. Madje filluan që oborrin e Medresesë ta mbushin edhe me kurbanë të gjallë.
Prandaj, komisioni për kurbanë i përbërë prej pjesëtarëve të familjes sime, si mbrojtës absolut të interesit tim, vendosën që ta kryejnë detyrën sipas porosive të mia tepër islamike. A është islame që mishi të hahet i vjetër, i mbajtur me vite nëpër frigorifere ku mund të mbahen edhe derrat e therrur. Sepse, ne varemi prej frigoriferëve të qafirave, meqë nuk i kemi tonat. Prandaj, kurbanët që do të therren në Medrese, do ta mbushin dhomën-frigorifer të Medresesë. Kurbanët e paguar do të therren në therrtore dhe do të paketohen me qëllim që t’u shprërndahen të varfërve. 300 pako me nga 10 kg. Mjaftojnë therrjet e dhjetë kurbanëve të mëdha, lopëve! Kurse thjerrje të tjera nuk do të bëjmë. Paratë do t’i mbajë komisioni, respektivisht unë dhe, pa i ditur dhe hetuar askush, çdo muaj do të therrim nga një lopë të madhe dho do ta dërgojmë në Medrese! A nuk është kjo punë islame që nxënësit të hanë gjithmonë mish të freskët! Kjo është vepër islame dhe jo therrja e qindra lopëve si dhe mbajtja e tyre me vite të tëra nëpër frigoriferë, për ç’gjë plus pastaj që duet të paguhen ato figoriferë. Me paratë e kurbanëve të pasurohen qafirat! Jo, nuk e lejoj këtë. Më mirë paratë e myslmanëve te unë se sa te qafirat! Kësisoj, do të therren vetëm 12 lopë për medresantët brenda vitit dhe jo qindra e qindra, dhe, ato qindra e mijëra euro që po mbesin, po blejmë oriz, pasul, makarona, krip, sheqer, vezë, detergjente, oriz për nevojat e medresesë, edhe pse ideja brilante e Mustafa Dautit po më pëlqen shumë: t’i përgjysmojmë pakot e ndihmave që po na vijnë nga Turqia dhe, gjjysmën e mallit ta dërgojmë në Medrese, gysmën t’ua shpërndajmë të varfërve. Nuk do të ketë nevojë që të bëjmë shpenzime të mëdha, kurse me këtë hap do të ndahen të kënaqur të gjithë: edhe medresantët, edhe fukaratë, por besa edhe unë, si reisul ulema!
Kjo është arsyeja se pe po e tregoj këtë rrëfim i cili edhe mund të keqkuptohet prej dashakëqinjëve të islamit! Nuk jam aq egoist dhe vetijak siç po i japin zor të më përshkruajnë armiqtë e mi. Por, nga kjo rrëfenjëz dua të tregoj se përpiqem që të tregoj mënyra, rrugë e mjete se si mund të pasurohen islamikisht, si unë, pasardhësit e mi. Kjo është arsyeja…
- Pse është kaq budalla ky shtet
Fatkeqësisht, pasurimi im po i shtonte armiqtë e mi, po e shtonte pasigurinë time, po i shtonte lakmitarët e pasurisë dhe pronës sime. Prandaj dhe më duhej sigurim institucional. Veç kësaj, kjo do ta shtonte edhe peshën time, të tjerët do të kuptonin se edhe unë jam pjesë e këtij shtet dhe pushteti!
Kjo do të mund të arrihej vetëm përmes afrimit dhe takimeve të mia me kryetarin e shtetit maqedons. Ivanovin nuk e do askush, asnjë shqipar nuk e pranon për kryetar, kurse unë kisha vendosur që ta legjitimoj dhe madje t’i afroj legjitimitet në emër të një milion myslimanëve, sepse unë i përfaqësoj ata. Kërkova që Ivanovi të më shtrojë iftar dhe të më presë vetë i dhjeti. Kjo i pëlqeu Ivanovit dhe, po atë ditë kur një kriminel maqedonas vrau Almirin e vogël, duke e shkelur qëllimisht me makinë, po atë ditë kur tërë popullata shqiptare e myslimane ishte e pezmatuar dhe mezi po prisnin një shenjë që t’i turren shtetit e pushtetit për ta rrënuar, unë i shkova Ivanovit në iftar, kërkova që aty të thirret ezani, jo sepse nuk e dija se në zyren e qafirit nuk thirret ezan, por, thjesht, ta zbus masën kritike duke ua bërë me dije se nuk ka nevojë për rrebelim se tashmë e pushtuam zyren e presidentit të shtetit.
Pas lajmit se në zyren e presidentit të shtetit u thirr ezani, situata në terren dukej më e relaksuar. Kështu vinin informatat minut opas minuti. Presidenti Ivanov kërkoi se si mund të më falënderohej për këtë gjest timin kaq patriotik, sepse e shpëtova shtetin. E, thashë, këtu të prita: dua truproje shtetërore, nga ata që të ruajnë ty, sepse, edhe unë si kryetar, kështu si ti, po kërcënohem vazhdimisht dhe jam shumë i rrezikuar.
– Haxhi Sulejman, me ty dua të jem i sinqertë, po kaq sa u tregove edhe ti i sinqertë me mua! Truprojet tona i shërbejnë vetëm punëdhënësve të tyre, kështu që, duhet të dishë se ata do të raportojnë te punëdhënësi i tyre çdo natë kur do të ndahen nga ty, – më tha Presidenti Ivanov. Në këtë sekond, seç më shkrepi një plan i ri!
Thashë më vete, puna ime ësht transparente, truprojet më duhen në këto punë, transparente, të cilat kryhen në publik, prej nga mund të më vie ndonjë sulm! Në punët e mia transparente nuk kam se çka frikësohem, le të raportojnë çfarë të duan, sepse, fundja, hiç pa qenë këta truproje puna ime përcillet, madje edhe incizohet nga të porositurit policorë. Do me thënë, punët e mia të sferës së bisnesit do t’i kryej larg syve të këtyre truprojeve!
– Nuk ka problem President, fundja edhe mua më intereson që shteti të jetë sa më pranë meje, të shohin punën time, angazhimin tim, aktivitetet e mia të përditshme dhe, mos të lejojë që të bie pre e shpekulimeve, thashethemeve, gënjeshtrave e trillimeve.
– Atëherë, nga dita e nesërme ti do të jeshë i siguruar nga punëtorët e policisë shtetërore, haxhi Sulejman!
Që nga ajo ditë, unë jam i sigurtë edhe në apsket të sigurisë por edhe në aspekt të përcjelljeve të minjve policorë që të ndjekin edhe në qenef! Truprojet e mia janë në gjendje të hidhen në flakë për mua, kurse organet e shtetit mjaftojnë me raportimin e truprojeve për aq sa kanë informata ditore për mua, për aq sa i lejoj unë të më afrohen. Thua kaq budalla shtet të jetë ky? Po po babuç, më thotë Luli im, shtet budalla që merret me formën dhe jo me esencën. Prandaj Maqedonia në botën demorkatike prinë me procese të montuara politike, policore, idiotike…
- Takimi im me dy M…
Nuk më kishte shkuar në mend asnjëherë se, organet e shtetit, këta të policisë që përcjellin e përgjojnë, do të ishin një hap para meje! Këtë ma dokumentuan nja dy muta të mëdhenj pas çka nisa të brengosem deri në paranojë.
Një ditë, vonë pas dite, kur ngela vetë në zyrë, por edhe në BFI, njëri prej këtyre dy mutave të mëdhenj mu paraqit dhe kërkoi një takim që do të realizohej brenda pak minutave. Do të vinte ky M me një M tjetër (Musa dhe Mijallkovi) për një punë urgjente. I prita, erdhën pa i hetuar askush. Me vete e kishin marrur edhe Orce Kamçevin.
Sapo hynë, ky farë muti ynë, Musa, ishte ngelë me një shuplakë fytyrë, mbante kokën ulur, kurse ky muti tjetër, Mijallkovi ma përplasi një dosje mbi tavolinë. Ja, tha, shiko se çka flet dhe çka shkruan ti, efendiu im! Turp për ty! Kërkon të të mbroj nga Bekir Halimi, nga Shefqet Krasniqi, kërkon të të mbrojë nga mjekrrat që janë në varshmëri prej meje, kurse vetë ia fut bisedave erotike me dynjanë, pa e ditur se kush është në anën tjetër të celularit. Shiko se çfarë mesazhesh ke postuar dhe çka ke pranur. Të gjitha i ke të regjistruar.
Muti ynë (Musa) më folë në gjuhën shqipe, shumë i brengosur dhe gati pa shpirt:
– O Reis, kan ardhur me të shkelë, dhe, ma mirë prano me të shkelë se sa me ta marrë fytyrën.
– Hë, çka duhet të bëj?
Musa ia krisi maqedonisht, me atë maqedonishten e tij prej fillestari:
– Orce Kamçevit i duhet parcella në Kalanë e Shkupit, të cilën ua ndau shteti për reziencë. Janë ngutur dhe nuk e paskan ditur se atë tokë kishte kohë që e kishte nën vëzhgim Kamçevi, prandaj, tërhiqu dhe dosja mbyllet.
– Po kemi paguar mbi 40 mij euro deri tani në procesin e kalimit të kësaj toke në pronësinë tonë?
– Edhe këtë shpenzim duhet ta harroshë. Nuk të ka faj Kamçevi që je ngutur dhe ke synuar një tokë që nuk të takon, o Mulla Sulë, ma priti muti ynë, Musa!
– Pranoje këtë dhe, merri e mbaji ti këto transkriptime që ia kemi bërë komunikimeve tua telefonike, më tha Mijallkovi me arrogancë! Edhe diçka, nëse do që neser t’ia dorëzoj Blerimit dhe Izetit dosjen tënde me nofkën “Zharko” atëherë na duhet edhe një ujdi. Dije që, dosja jote me nofkën “Zhiko” të cilën e ka Menduh Thaçi nuk është asgjë në krahasim me dosjen “Zharko”! Po pseudonimi “Sheriat” a të flet gjë a! – më fliste Mijallkovi me një nënqeshje tipike serbçe.
– Pse ma thua këtë? – e pyeta!
– Sepse ti duhet të heqësh dortë prej vendit të Burmali Xhamisë, duhet të heqësh dorë prej Xhamisë së djegur në Perilep si dhe prej sahat kullave në Prilep e Manastir. Janë vende ku nuk ka asnjë frymë myslimane dhe ty nuk ka se çka të duhen! Angazhimi yt rreth këtyre objekteve po na shkakton probleme si shtet! Kuptove?
– U tha dhe u bë – ishte përgjigja ime!
Reagova në këtë mënyrë sepse, kishte plotësisht të drejtë Mijallkovi! Pse ta rikthenim Burmali Xhaminë kur tashmë e kemi humbur çdo milimetër të tokës së Shkupit matanë Urës së Gurit! Rikthimi i Burmali Xhamisë në atë pjesë do të ishte provokim i pastër i maqedonasëve dhe, kjo do të binte ndesh me angazhimin tonë për mirëqenie dhe bashkejetesë.
Pse të angazhohesha kaq fort për Xhaminë e djegur të Prilepit kur atje nuk ka asnjë frymë myslimani. U dogj si të gjitha xhamitë e tjera të djegura e të shkatërruara nëpër vende ku nuk ka ngelur asnjë mysliman.
Po pse sahatkullat në Manastir e Prilep nuk i mbrojtën myslimanët eventualë në këto dy qytete! Pse unë duhet të reagoj ashpër e të më marrin nëpër këmbë organet e ndryshme shtetërore? Mirë e ka Mijallkovi! Heshtja ime prodhon heshtje të gjithanshme, pra edhe heshtjen e dosjeve të mia! Kam vepruar dhe kjo nuk mund të mohohet tani! Veprave të mia duhet t’u dal zot, fundja, kjo është edhe porosi islame!
- Ta heshti apo ta bëj hero Afrim Tahirin
Nga Musa Xhaferi kërkova që urgjentisht të ma caktonte një takim me Sasho Mijallkovin. Situata ishte bërë e padurueshme, e frikshme dhe shumë e rëndë për karrierën time. Afrim Tahiri, një nga bashkëpunëtorët e mi më të ngushtë, tashmë po i nxjerr një nga një dokumentet komprementuese për mua. Nuk kisha shpëtim! Heroi im i shpëtimit kishte ngelur vetëm Sasho Mijallkovi. U takuam po atë ditë kur ia kërkova Musa Xhaferit. Iu vërsula si ujku i uritur qingjit të butë. Nuk lashë gjë pa i thënë! Ai, si burrë i urtë, vizionar e politikan i kalitur, më tha qetë e butë: fol Mulla Sulë, çfarë halli ke. Po na ik fuqia, po na rrëshqet dheu nën këmbë. Fol!
U zbytha, nuk iu vërsula më. Në fakt vërsuljet i kisha si strategji, i përdorja sa herë që dëshiroja të arrijë ndonjë gjë të vogël. Me të mirë nuk arrihej asgjë, kurse kështu, me vërsulje, her pas herë arrija. Këtë strategji e kam përdorur gjatë tërë jetës sime karrieriste.
I fola Mijallkovit për Afrim Tahirin. Kërkova prej tij që ta arrestojë, që t’i zbulojë portalet e tij dhe t’ia tredhë trutë!
Por, ai më bindi se, çfarëdo ndërhyrje e policisë ne këtë mes, do ta shpallë Afrim Tahirin hero, kurse mua tradhëtarë! Edhe ashtu je zbuluar shumë, të kanë dalur këmbët jasht jorganit, prandaj, rri urtë, më tha Mijallkovi. Më sugjeroi që të bëhesha më i afërt me mediat e vendit. Ta ndiqja po atë strategji të tyre, pra, të VMRO-së. T’i komprementoja të gjitha mediat e vendit, portalet, të cilat, shiten dhe kënaqen me pak para. Secilin që do ta paguaj, do të ketë turp por edhe frikë se do ta humb një financues të paplanifikar. Atyre, pra mediave, asjëherë nuk ju ka shkuar në mend se BFI-ja mund t’i paguajë ndonjëherë dhe, sapo t’ua ofroshë këtë mundësi, të gjithë do t’i keshë në shërbim, më tha Mijallkov. “Afrim Tahiri shuhet vetëm duke ia zënë hapësirat ku ai e plason të vërtetën lidhur me ty”, ma priti shkurt e qartë Mijallkovi.
Tashmë isha mësuar duke paguar media. Këtë praktikë e kishte mbjellë Agron tokmaku. E dij që ai nuk vlenë as për me i kqyrë pulat se a kanë voe n’bythë a jo, por, e hëngra, vetëm pse e dija se merret me gjueti dhe besoja se mund të më ndihmon me shitblerjen e zagarëve. Agroni më bënte dallavere me Abdulla Mehmetin e TV Erës dhe me Rexhep Ziberin, intelektualin e leshit, dhe unë çdo vite paguaja këtë televizion nga 30 mij euro. Kur ia thashë një herë këtë shifër Abdullahit, ai u skuq që më la të nënkuptojë se kurrë nuk i kishte marrur këto para, madje as çerekun e tyre, të tjerat kishin përfunduar në xhepat e Agronit dhe Rexhepit. Tani, që të dy, sërish më duhet që t’i angazhoj dhe të hyjnë në pazar me portalet e shumta të vendit, t’i bllokojnë të gjitha portalet që botojnë shkrime nga Afrimi dhe rreth Afrimit në kunërvlerë të çmimit që do ta kërkojnë. Portalet nuk janë të shtrenjta por, janë shumë, kështu që, edhe pse nuk po e paguajmë TV Erën tani po na ikin aq para duke i paguar portalet. Ndryshe, Afrim Tahiri do të na bombardojë me të vërtetat e tij, të cilat, për më të madhin kjamet nuk mundem t’ia mohoj apo t’ia përgënjeshtroj, sepse që të gjitha i ka të sakta dhe të vërteta. I ka sepse për shumë vite ishte pranë meje dhe nëpër duart e tij kanë kaluar qindra dokumenta. Ai e thotë të vërtetën por nuk mund ta argumentojë në të shumtën e rasteve, i mungojnë ato dokumente, kurse unë kam dhënë urdhër që të bluhen të gjitha, për ç’gjë kam urdhëruar të blehen katër makina që grisin dhe bluajnë dokumente. Kështu që, edhe sikur të na padisë ndonjë ditë, edhe sikur të ofrojë agumente, do të mungojnë dokumentet…
- Lojë gjithnjë e më e vështirë kjo me Afrim Tahirin
Të gjithë, Mijallkovi, Agron Vojnika e Rexhep Ziberi ma ngulën, kishin qenë kundër meje por nuk i kisha kuptuar. T’i paguajmë portalet që ta bllokojmë të vërtetën e Afrim Tahirit. Gabim! Këshillë idiotike. Këshillë e shëndetshme do të ishte sikur të më thonin, ktheje Afrimin aty ku ishte dhe, përfundoje karrierën mirë e paqtë. Jo por, paguaji portalet që të botohen shkrimet tona. E kush po shkruan për mua? Askush. Asnjë nga të punësuarit, asnjë alim, asnjë profesor, asnjë teolog. Të gjithë ma forkojnë shpinën dhe fundin e barkut. Në fakt unë paguaj vetëm që mos të botohen shkrimet e oponentëve të mi! Megjithatë, askush nuk e kishte menduar se do të vie koha kur unë do të ndjehem i bankrotuar dhe i izoluar, i mënjanuar e i margjinalizuar nga të gjitha forcat relevante të vendit dhe nga jashtë. Askush nuk kontakton me mua, askend nuk po mundem ta bind se kauza ime është e drejtë dhe e vërtetë. Kurse, Afrim Tahiri gjithnjë i shoqëruar e i ndihmuar nga këta forca. Do me thënë që, të gjithë janë kundër meje dhe me Afrim Tahirin. Kjo po shihet edhe nga përkrahja financiare që po ia bëjnë. Sot, sipas analizave të Agron Vojnikës, por edhe sipas të dhënave policore që i posedon Zegluli im, Afrim Tahiri ka mbi 40 portale, faqe të ndryshme të rrjetit social, shumë face buka dhe një armatë të tërë bashkëpunëtorësh. Kemi informata se për Afrim Tahirin janë angazhuar 8 gazetarë dhe 4 shkrimtarë të famshëm nga Shqipëria, 3 gazetarë dhe dy shkrimtarë të fuqishëm nga Kosova si dhe dhjetra aktivistë, të rinjë nga subjekti politik PDSH! Pra, rreth 30 analistë, komentatorë, gazetarë e shkrimtarë, nga dy shkrime në ditë, gjithësej, gjashtëdhjetë shkrime të ndryshme çdo ditë. Katastrofë!
Një matematikë e jona, e bërë një natë në Konak, me Shaqir Fetahun, Irsal Jakupin, Qani Nesimin, Mustafa Dautin dhe Zeglulin tim, erdhëm në konstatim se, Afrim Tahiri në vit paguante mbi 40 mij dollarë për t’i mbajtur aktivë këto portale. Gazetarët profesionistë po i paguante nga 800 euro në muaj kurse shkrimtarët nga 1000 euro. 15 gazetarë nga 800 euro në muaj i bie 12.500 euro, kurse 7 shkrimtarë nga 1000 euro i bie 7000 euro. Gjithësej në muaj 19.500 euro, që i bie për një vit të paguajë mbi 200 mij euro. Ky shpenzim dëshmon se Afrim Tahiri nuk është normal. Budallai në vend se t’i fusë ato lekë në xhep dhe të heshtë, ai merret me mua dhe paguan aq shumë. I paska mbetur atij që ta shpëtojë Islamin nga unë e nga Mustafa Dauti. Islami është i shpëtuar, o budalla. Krejt loja zhvillohet që në emër të islamit të fitojmë sa më shumë lekë dhe jo të humbim lekë! E Afrim Tahiri veç humb. Le të humbë, unë kam dalur për të fituar e jo për të humbur! Kur të vdes unë cilado e vërtetë le të triumfojë, nuk ma ndin fare. Me rëndësi të fitoj sa më shumë, të shpenzoj sa më pak, dhe të bëj një jetë që ma mundëson feja ime islame. Ka deshtë Zoti që unë të jem reis dhe, ky post, përveç të tjerave të sjell edhe përfitime të majme. Pse ta dëshpëroj Zotin? Çdo heqje dorë e imja nga përfitimet që m’i mundëson ky post, në fakt do të thoshte hidhërim i Zotit. Nuk e kam ndërmend që t’i prish punët me Zotin, por, të fitoj sa më shumë dhe t’i mbaj punët mirë me Krijuesin tim.
Shkurt e shqip, më duhen paratë. Pak për familjen, pak për djemtë, pak për nipat e mbesat dhe, pak për të blerë famë. Fama blehet nëse nuk arrihet! Në këtë kohë – gjithçka është e mundur. Vetëm a ke para! Afrim Tahiri le të luftojë për të vërtetën, unë e kam ndërmend që të luftoj edhe për famën. Sepse, fama ngelë, e vërteta tretet. Kush di për të vërtetat që kanë ndodhur në kohën e Skënderbeut? Askush, kurse për famën e tij dijmë të gjithë. Një ditë edhe unë do të mbahem mend si Skënderbeu!
- Unë, imazhi i kombit
Sulmi i pashpirt i Afrim Tahirit, ndërkëmbëzat që po m’i bënin këta të shërbimit sekret në shenjë hidhërimi që nuk po ju bindesha më, dalja në skenë e dosjeve dhe pseudonimeve të mia policore, të gjitha këto më bënë që të gjunjëzohem para propozimit që të futesha në garë për çmimin “imazhi i kombit”! Më thanë që këtë çmim e jep Akademia e Shkencave dhe Arteve të Bukura të Shqipërisë, më bindën se me këtë çmim do të ngelnin nën hije të gjitha fushatat që bëheshin në lakuriqësimin e profilit tim prej bashkëpunëtori të hershëm të UDB-së. E ndjeja pleqërinë se si ma absorbonte ditë e më shumë atë pak fuqi që më kishte ngelur ndaj, e pranova një propozim të tillë, të vdes faqebardhë dhe me një dekoratë që e ëndërron secili shqiptar: “imazh i kombit”, do me thënë njeriu më i dashur i kombit, fytyra më e nderuar dhe më e respektuar e kombit, personaliteti në mesin e personaliteteve historikë të kombit. Kështu ma prezantoi Agron Vojnika me sekserët e tij nga Shqipëra. Për më tepër më thanë se këtë çmim e jep Akademia shqiptare. Veçse duhej që unë të jepja një sasi parashë, sepse Akademia i kishte keq punët për të paguar nxemjen, dritat dhe amortizimin e sallës! Por i duheshin edhe për botim të studimeve. Rrumbullak i dhashë 50 mij euro. Më duhej “Imazhi i kombit”, sepse vetëm me këtë imazh do ta rrënoja mitin e “Zhikës”, “Zharkos”, “Sheriatit”, pseudonime këto policore që i kisha hala pa u kthyer nga studimet e mia të papërfunduara në Kuvajt.
M’i morën paratë ndërsa më vonë doli puna që ma kishin ngulur, sepse askund nuk kishte qenë ashtu siç më thoshin. Por, njeriu kur është në siklet të madh, e humb edhe trurin për të bërë përpjekje për një vetëdalje nga situatat e palakmueshme. Po, më futën në sallën e Akademisë së Shkncave të Shqipërisë dhe erdhën do njerëz, folën pak për mua, në fund ma dhanë një skulpturë të vogël, me do duar të përzier, me gishta të hapur, që formonin krahët e shqiponjës. Edhe pse nuk jam artist, di të vlerësoj dhe të them se skulpturë më të shëmtuar kurrë nuk kam parë. Ma dhanë do njerëz, të cilët si mua ua kishin dhënë edhe nja 300-400 vetëve të tjera. Këtë çmim të leshit e ndanë një fondacion misterioz Forumi “Imazh dhe Media”, i cili nuk jep kurrfarë çmimi me emrin “imazhi i kombit”, por ma ndau një çmim “Imazhi i harmonis fetare”! Phihaaaaa, kot, mua një çmim të tillë kurse unë kurrë nuk kisha dhënë as më të voglin kontribut për harmoni fetare. Tërë jetës në Maqedoninë postkomuniste kam bërë luftë kundër Kishës Orodokse Maqednase, me të cilën madje edhe i ndërpreva të gjitha komunikimet, sepse ishte bërë palë me pushtetet maqedonase dhe na diskriminonin ne të BFI-së.
Një javë më vonë do ta kuptoj tërë lojën e poshtë të Agron Vojnikës me shokët e tij të Shqipërisë që më ropën mirë! Presidenti i Shtetit, z. Bujar Nishani, në Presidencë, Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Bukura të Shqipërisë, dr. Muzafer Korkutit, do t’ia ndajë dekoratën “Imazhi i Kombit”, dekoratë kjo që ishte ekskluzive e Presidentit shqiptar. Që nga ky moment, pata bërë be, dy gur nuk do t’i lë bashkë deri sa nuk do ta marrë edhe unë këtë dekoratë!