“Maldivet e Evropës”, gazeta britanike “Metro” jehonë Shqipërisë

bregdeti“Shumë pranë Greqisë dhe Italisë, Shqipëria po bëhet një nga vendet më tërheqëse për pushime në Evropë”, shkruan Ella Glover në të përditshmen britanike “Metro”. Ende i pacënuar, ky vend ballkanik me 2,8 milionë banorë është një nga destinacionet më të përballueshme në Evropë.

 

Me plazhe verbuese, peizazhe të bukura, kuzhinë të larmishme dhe vendas miqësorë, Shqipëria është e ngjashme me Greqinë vetëm se këtu çmimet nuk janë të larta dhe vendi nuk është prekur ende nga turizmi masiv.

Rivierën Shqiptare me plazhe të mrekullueshme që industria e udhëtimeve (dhe TikTok) i kanë cilësuar si ‘Maldivet e Evropës’.

Në përgjithësi, popullariteti i Rivierës Shqiptare ka ardhur duke u rritur, pjesërisht falë statusit të saj si një destinacion i ardhshëm për muzikë dhe festivale.

Jugu i Shqipërisë ka një klimë mesdhetare, me verë të ngrohtë dhe dimër të ftohtë e me shi. Koha më e mirë për të vizituar vendin është gjatë muajve të verës, nga qershori deri në shtator, kur temperatura arrin 30°C dhe uji është i përsosur për të notuar citon gazeta britanike Metro.

rtsh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>