Pas dhënies me koncension të NPK “Tetova”-Tetovë, edhe pse qyteti vazhdon të jetë i papastër dhe kontejnerët përplot, qytetarët ankohen për faturat më të larta nga Ndërmarrja e re “Saubermacher”.
Në këto fatura janë të përfshira të gjitha shërbimet komunale, menaxhimi i mbeturinave komunale, mirëmbajtja e hapësirave publike dhe gjelbërimi, furnizimi me ujë të pijshëm, kanalizimi i ujërave atmosferik dhe ujërave të zeza.
Gjithashtu ju njoftojmë se edhe përkundër faktit që është ndryshuar metodologjia e përllogaritjes, nuk ka rritje të çmimit për njësi. Gjithë qytetarët të cilët kanë pranuar fatura më të larta se muajt e kaluar, le të drejtohen te zyrat që ndodhet tek Tregu i Gjelbërt në Tetovë si dhe në hyrje të fshatit Pallçisht, për të harmonizuar të dhënat e tyre që ndërmarrja të mund të bëj fakturimin real.
Nëse nuk do të jeni të kënaqur me përgjigjen e ndërmarrjes komunale, do të keni mundësi të drejtoheni edhe në zyrat e Komunës së Tetovës. Ne si komunë do të formojmë një komision të veçantë për të shqyrtuar çdo rast të paraqitur dhe do të gjejmë zgjidhje që do të jetë në interesin e qytetarit.