Tërhiqet Rusia, pranon emërtimin Republika e Maqedonisë Veriore

lavrovRusia njeh Republikën e Maqedonisë Veriore si emrin e ri zyrtar të Maqedonisë, tha të hënën Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë, edhe pse kishte shprehur më parë rezerva lidhur me legjitimitetin e ndryshimit të emrit.

Parlamenti maqedonas miratoi një ndryshim në kushtetutë në janar për të riemëruar vendin, nën një marrëveshje me Greqinë për t’i dhënë fund një mosmarrëveshjeje 27-vjeçare midis vendeve fqinje.

Kanë qenë negociatat e vazhdueshme mes kryeministrave Tsipras dhe Zaev, të cilat u konkretizuan me marrëveshjen e Prespës dhe sollën zgjedhjen e konfliktit shumëvjeçar mes vendeve fqinje, që pengonin integrimin në organizmat perëndimore të Maqedonisë.

Megjithatë vendimi u kontestua ashpër në Shkup dhe veçanërisht në Athinë, me opozitën greke që vijon të jetë kundër përfshirjes së emrit Maqedoni, në emërtimin zyrtar të vendit fqinj.

Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>