Lëvizja Eco Guerilla u bën thirrje qytetarëve që të evitojnë çdo dalje në ambient të hapur pasi niveli i helmimit të ajrit është në përmasa tmerruese.
Niveli i lejuar i grimcave PM10 është 50mg/m3 ndërsa në këto momente në Tetovë këto grimca arrijnë në 915 mg/m3 që nënkupton 18 herë më shumë se norma e lejuar.
Agjencia ndërkombëtare për hulumtime të kancerit thotë se nëse niveli i këtyre grimcave rritet për 10mg/m3 atëherë shkalla e rrezikshmërisë nga kanceri rritet për 22%. Kjo shpjegon faktin se përse Tetova shënon rritje rekorde nga sëmundjet me kancer ku vetëm për 3 vite këto sëmundje u rritën për 80%. (alsat)