Thimonier: Nuk ishte e preferuar që Ligjit të gjuhëve t’i vendoset flamuri evropian

Christian-ThimonierAmbasadori i Francës në Maqedoni Christian Thimonier, në një intervistë për Makfaks, ka thënë se nuk ka qenë e preferueshme që Ligjit për përdorimin e gjuhëve t’i vendoset flamuri evropian dhe t’i jepet prioritet ndaj ligjeve tjerë.

“Komesari Hahn, i cili ia dëshiron vetëm të mirën Maqedonisë i dha paralajmërimet e veta, që nuk ishte e dëshirueshme t’i vendoset flamuri evropian një ligji që teknikisht krijon kushte specifike për debat dhe ndoshta nuk ishte ligj prioritar dhe aspak nuk ishte prioritet në sytë e BE-së që t’i jepet qasje e veçantë në agjendën e zbatimit të reformave”, tha mes tjerash Thimonier, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa sa i përket 35 mijë amendamenteve të OBRM-PDUKM-së për këtë ligj, ai tha se procedura e tyre nuk ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ai shtoi se është më e rëndësishme që Maqedonia ta bind Brukselin se demokracia në vend është funksionale./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>