“Gjykata mori anë”. Këto janë komentet pas vendimit të djeshëm të Këshillit penal i cili refuzoi ankesat e PSP-së për paraburgimin e të dyshuarve në rastin “Titanik”. Sipas të gjitha kritereve dhe përvojës të deritanishme në gjyqësor, paraburgim për të dyshuarit duhej të ketë, thotë avokati Zvonko Davidoviq. Për të, vendimi i Gjykatës është e paligjshme, pasi për herë të parë ngelin të lirë të dyshuar për vepra të këtilla të rënda penale.
“Në rastin “Kalldrëmi” ishin, nëse më kujtohet mirë, 68 të akuzuar dhe të gjithë morën paraburgim. Në lëndën “Syri i gjarprit” të gjithë morën paraburgim. Në rastin “Fallanga” ishin 16 dhe të gjithë morën paraburgim. Do të thotë mos t’i përmendim lëndët me radhë, nuk kishte lëndë ku nuk kishte propozim për shqiptimin e masës për paraburgim, mos ti marrin të gjithë në paraburgim”, deklaroi Zvonko Davidoviq, avokat.
Megjithatë, vendimi i Këshillit penal për shumë njerëz ishte i pritur. Sipas gazetarit Sashe Dimovski, i cili ndjek rastet gjyqësore, të gjithë gjykatësit nga Reparti për krim të organizuar me këtë kanë dërguar mesazhin se kanë marrë anë në rastin “Titanik”, por edhe në të gjitha rastet që në të ardhmen do t’i hapë Katica Janeva.
“Tentimi i djeshëm i gjykatës që të qëndroj në njërën anë, dhe kjo sigurisht do të ndodhë edhe me vendimin që pritet të merret për personat tjerë, është shumë i pritur dhe praktikisht kjo është një britmë e të gjithë njerëzve që ishin të defterin e Gordës. Unë do të komentojë vetëm se në një bisedë Jankullovska e pyet Marian Risteskin nga Prilepi- nëse gjykatësi që duhet ta zgjedhin në Manastir do të qëndrojë 100% pas tyre, kur do tu duhet. Këto gjykatës nga Shkupi që dolën nga ato defterë treguan se tërësisht morën anën e tyre”, tha Sashe Dimovski, gazetarë.
Davidoviq dhe Dimovski shprehen se hapi i ardhshëm i PSP-së, është që të prononcohet nëse para kësaj Gjykate do të vazhdojë t’i udhëheqë procedurat. Sipas tyre për formimin e një Gjykate Speciale është vonë, por formimi i një reparti special në suazat e Gjykatës është i domosdoshme.
Maja Jovanovska