TRAGJEDIA NË TETOVË: KABLLOJA E MBINXEHUR SHKAKTAR I ZJARRIT

14 shpirtraNË PTHP-TETOVË DORËZOHET RAPORTI NGA EKSPERTIZA E MPB-së

Pothuajse një muaj pasi ndodhi tragjedia në spitalin modular në Tetovë, Prokuroria doli me detajet e para. Ajo që përflitej më së shumti në opinion, doli që të jetë e vërtetë. Rryma elektrike, konkretisht një qark i shkurtë elektrik, ka qenë arsyeja e shpërthimit të zjarrit.

PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE
Zjarri ka shpërthyer si pasojë e qarkut të shkurtë elektrik përmes rezistencës së lartë kalimtare në Kabllonë vazhdues të defibrilatorit me të cilin po bëhej reanimacioni i një pacienti në dhomën e spitalit. Nxehja e kabllosë ka shkaktuar ndezje në kutinë kyçëse të kabllosë vazhdues ku kanë qenë të kyçur defibrilatori, karikuesi i celularit dhe një aparat tjetër.

Inxhinieri, Nexhat Shabani, në një deklaratë për Klan Maqedoni, javë më parë, fliste pikërisht për rezistencën e objektit ndaj zjarrit.

NEXHAT SHABANI, INXHINIER (arkiv 17 shator, 2021)

Domethënë, një objekt nuk mund ta bëjmë rezistent ndaj zjarrit për kohë të pacaktuar. Çdo objekt, komfor madhësisë dhe funksionit të cilin duhet ta arrijë, dimensionohet për një afat të caktuar
kohor brenda të cilit më së paku duhet të evakuohen personat të cilët janë brenda. Për objekte publike, koha minimale është 30 minuta.

E pikërisht kjo është përmendur edhe në raportin e Prokurorisë.

PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE
Kësaj I ka kontribuar edhe fakti se në hapësirën e nën pullazit të objektit nuk ka pasur panele mbrojtëse mes moduleve që do ta pengonin përhapjen e zjarrit.

Raporti u publikua në ueb faqen e Prokurorisë, pikërisht në momentin kur Kryeministri po mbante konferencë për media. U pyet menjëherë nga gazetarët se kur do të vendos për dorëheqjet.

 

ZORAN ZAEV – KRYEMINISTËR I RMV-së

Për herë të parë po dëgjoj prej juve. Ne jemi në një konferencë për media që ka filluar më parë, me shumë gjasa kjo është publikuar në ndërkohë. Atë që e dimë është nga ju si gazetar që e po na thoni. E kemi pritur këtë raport me javë. Dua ta shoh vet këtë raport dhe ju garantoj që sapo t`i marr të gjitha informatat nga ajo që është publikuar do ta them edhe qëndrimin tim rreth dorëheqjeve të Ministrit dhe zëvendësministrit për shëndetësi.

Më tetë shtator, u dogj objekti i Spitalit modular në Tetovë, i cili ishte i vendosur për t`i trajtuar pacientët e infektuar me COVID-19. Në këtë tragjedi humbën jetën 14 persona.

KlanMacedonia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>