Në Tetovë u protestua për ngjarjen tragjike të ndodhur më 8 shtator, ku humbën jetën 14 persona. Protestuesit dhe familjarët e viktimave shprehën revoltën e tyre ndaj vonesës së zbardhjes së tragjedisë si pasojë e zjarrit në spitalin modular. Protestuesit kërkuan dorëheqjen e zyrtarëve lokal por edhe të Qeverisë. Protesta filloi nga Sheshi Iliria, për të vazhduar te komuna e Tetovës, ku edhe gjuajtën me vezë në drejtim të godinës.
Ky shtet, shihet qartë që ka marrë fund. Kërkojnë hetues ndërkombëtarë sepse qytetarët nuk i besojnë këtij sistemi të korruptuar. Por sa mund të besojmë se ky shtet do lejoj hetuesit nga jashtë për hetimin e rastit. Çfarë do të hetohet kur viktimat i varrosën dhe gjurmët i zhdukën. Si për këtë rast por edhe për rastet tjera politike, si rasti “Monstra”,“Alfa” “Grupi i Kumanovës” dhe tjera, duhet të ketë hetim ndërkombëtar. Andaj ne kërkojmë nga këtu që edhe kryetarja e komunës së Tetovës por edhe Qeveria e krimit dhe korrupsionit të përgjigjet para publikut dhe të japin dorëheqje. Fjalët e mia nuk do kenë fund derisa t`iu vjen fundi matrapazëve të kombit tim”.
Nga komuna, protestuesit u drejtuan te spitali, ndërsa më pas të godina e BDI-së, por pak metra para selisë u penguan nga kordoni i policisë.
“Për çfarë arsye nuk lirohet rruga kur ne thjeshtë shkojmë të çojmë mesazhin atje. Protesta është e qetë e shihni dhe vetë”.
“Ajo ka 20 në pushtet sa vrasje janë bë burgosje e tjera ata janë në pushtet. Më vjen keq për ju por ju duhet të shkoni tek parlamenti i Maqedonisë t`i mbyllni ata brenda jo neve të na bllokoni”.
Protestuesit tentuan disa herë që përmes rrugëve alternative të mbërrijnë te selia e BDI-së, por vazhdimisht u penguan nga policia. Në një moment pati edhe përleshje midis protestuesve dhe policisë.
BDI-ja protestat i cilësoi si të keqpërdorura politikisht nga ana e opozitës. Përmes një reagimi kjo parti u bëri thirrje oponentëve politik që të mos luajnë me ndjenjat e qytetarëve dhe të mos trazojnë plagët e familjarëve.
Bashkim Sulejmani
Tre persona janë ndaluar nga policia e Tetovës pas protestes së sotme, konfirmon SPB-ja e Tetovës. Ne mesin e tyre edhe njëri nga organizatoret e protestës. Personi i ndaluar po mbahet për bisedë informative në SPB-në e Tetovës, për shkak të mos përmbajtjes së rregullave për protestën siç kishin paralajmëruar. Nga eksalimi i situatës së sotme dhe perleshjes me policinë, katër policë kanë mbetur të lënduar. Policët kanë marrë lëndime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.