Ndërmarrjet vendore çmimet i rishikojnë vetëm kur duhet të shtrenjtohen e jo edhe tani kur për shkak të uljes së çmimit të naftës, eventualisht t’i lirojnë ato, kështu vlerëson një pjesë e ekonomistëve. Ndryshe sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikës, prej sonte për gjysmë denari sërish lirohet benzina, ndërsa për 1 denar nafta.
Një litër Euro Super BS -95 do të shitet për 61 denar, ndërsa Euro Super BS-98, 63 denar. Dizeli do të shitet për 42,50 denar. Këto çmime janë më të ulëta në disa vitet e kaluara, por nga Oda ekonomike e Maqedonisë veriperëndimore thonë se qytetarët nuk duhet të presin edhe çmime më të ulëta të produkteve dhe shërbimeve tjera.
Nga Oda ekonomike e Maqedonisë thonë se me shpenzimet më të ulëta të tanishme për karburante, një pjesë e kompanive po i kthejnë humbjet që i kanë pasur më herët kur 1 litër naftë shitej për më shumë se 80 denar.
“Ndërsa për atë se a do të ulen ose rriten çmimet e prodhimeve finale, kjo varet nga vendimet e vet kompanive- prodhuese”, dekaroi Petar Avakumovski, Oda ekonomike.
Ekonomistët thonë se ajo që duhet të lirohet për shkak të çmimeve më të ulëta të karburanteve duhet të jetë transporti. Por, transportuesit tanimë paralajmëruan se nuk do të lirohen biletat për transportin ndër- urban dhe atë urban. Sipas një pjese të analistëve të bursave botërore, shtrenjtimi i shpejtë i dollarit mund të sjell ulje edhe më të madhe të çmimit të naftës nga lloji “brend”, madje edhe deri më 20 dollarë për fuçi. Për momentin çmimi i saj është 32 dollarë.
Verica Pavlloska