Unioni i Gazetarëve Shqiptarë denoncon dhunën e segmenteve të policisë së shtetit të Maqedonisë së Veriut ndaj Marin Memës dhe ekipit të tij

Marin MemaNdalimi i gazetarit të njohur Marin Mema dhe ekipi i programit të tij ” Gjurmë Shqiptare” nga policia e Maqedonisë së Veriut, në Prilep, përbën një rast dhune dhe presioni shtetëror ndaj gazetarit dhe raportimit të lire.

Unioni i Gazetareve Shqiptare denoncon dhunën e segmenteve të policisë së shtetit të Maqedonisë së Veriut ndaj kolegut tonë të njohur Marin Mema dhe ekipit të emisionit të tij ” Gjurmë Shqiptare” , të ngjarë disa ditë më parë në Prilep, ndërsa udhëtonin për realizimin e emisionit të radhës. Sjellja policore dhe intervistimi agresiv dhe me tone të papranueshme, për arsyen e vizitës dhe regjistrimit në këtë zonë ndaj gazetarit Mema, përbën një rast të paprecedent dhe plotësisht pengues për gazetarin.

UGSH e dënon këtë sjellje dhe episodet policore ndaj gazetarit. E konsideron këtë rast si evokim të shëmtuar të sjelljeve policore shtetërore të ngjashme me kohët e diktaturave dhe të shteteve autoritariste.
Fakti që urdhri ka qenë i përcjellë nga nivelet e larta drejtuese të Policisë së Shtetit të Maqedonisë së Veriut, flet qartë për një shkelje zyrtare të së drejtës së gazetarit për të qarkulluar i lirë dhe i papenguar në ushtrimin e detyrës profesionale të tij.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e denoncon këtë episod si provë alarmante për sjelljen albanofobike të policisë maqedonase si dhe elementeve të shërbimeve sekrete në këtë shtet. Ndërkohe që gjejmë rastin të sjellim në vëmendje të opinionit zyrtar shqiptar dhe atij grek, për ta thyer heshtjen e gjatë të autoriteteve greke për shpalljen non grata të gazetarit Marin Mema. Më herët do të duhej të ishte hequr një masë e tillë dhe se shembuj të tillë ekspozojnë një problem serioz të lirisë së qarkullimit dhe raportimit të gazetarëve shqiptarë në hapesirat shtetërore të vendeve fqinje. Ky reagim vlen për terheqjen e vëmendjes dhe reagimit solidar të fuqishëm të organiztave të gazetarëve profesionistë në Maqedoninë e Veriut, në Greqi dhe sidomos edhe organizatave më të rëndësishme të BE-së, pasi konstatojmë se tendenca dhe praktikat penguese vijojnë të shtohen në tri shtete te rajonit tonë si në Greqi, Serbi dhe Maqedoninë e Veriut.
Zyra e Shtypi
Unioni i Gazetareve Shqiptare
Nuk kemi informata se si është situata me Shoqatën e gazetarëve të Maqedonisë ? A funksionon ende? A ka gazetarë shqiptarë në Shoqatën e gazetarëve të Maqedonisë ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>