Van Hojt me propozime të reja deri tek partitë

Van HojtTekst propozim-ligj i ri në të cilin rregullohen kompetencat e ministrave dhe zv/ministrave kanë marrë 4 partitë nënshkruese të marrëveshjes së Përzhinos nga eksperti belg Piter Van Hojt.

Çfarë përmban propozimi, partitë nuk zbulojnë, por potencojnë se në të nuk ka diçka të re, por është sublimat i zgjidhjeve të mundshme që deri tani janë biseduar, të lidhura para së gjithash me kompetencat e ministrit të brendshëm që duhet të zgjidhet me propozim të opozitës.

Partitë dje kanë pasur konsultime brendapartiake për atë propozim, por edhe takimet bilaterale me Van Hojtin dhe sipas informacioneve jozyrtare, ende janë të vogla shanset për arritje të marrëveshjes për këtë çështje.

Nëse sot caktohet takim i grupit të punës, kjo nënkupton harmonizim të qëndrimeve të partive dhe hapësirë për marrëveshje. Nëse nuk ndodhë ajo, atëherë vazhdon status-kuoja dhe nuk dihet sa do të zgjasë. (ina)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>