Van Houte: Nëse s`ka marrëveshje, s`ka as zgjedhje në prill

Peter Van HouteNdërmjetësi i BE-së në negociatat politike në Shkup, Peter Van Houte deklaroi se nëse partitë politike nuk arrijnë që të mbyllin çështjet e hapura, atëherë nuk do të mbahen zgjedhjet parlamentare të caktuara në muajin prill.

Ai këtë sot e konfirmoi duke komentuar dështimin e bisedimeve dhe tejkalimin e afateve për arritjen e marrëveshjes.

Zyrtari i lartë i BE-së gjithashtu nuk përjashtoi mundësinë e ngrirjes së llogarive bankare dhe vendosjen e disa protagonistëve politik nga Maqedonia në listën e zezë të BE-së, për shkak se kjo është treguar si një model efikas në disa vende.

Van Houte tha pritet që të vazhdojë negociatat me përfaqësuesit e partive politike, por në rast se nuk ka sinjale pozitive, do të pasojë reagim i ashpër nga BE dhe SHBA. Sipas tij, kjo javë do të jetë vendimtare, në rast të kundërt do të pasojë reagimet.

“Nuk mund të ju them cili është plani B, por konsideroni se çfarë ndodhi në shtete të tjera, jo nga ky rajon, që kishin probleme me sundimin e ligjit. Konsideroni shembullin e Bjellorusisë!”, u shpreh Peter Van Houte.

Listat e zeza dhe bllokimi i xhirollogarive bankare, sipas Van Houte, janë treguar metoda efikase në shumë shtete, për zhbllokimin e proceseve të ndryshme.

Ngecjet kryesore në bisedime, sipas Vanhautes janë tek Prokurorja Speciale, Komisioni Anketues Parlamentar, Ligji për bombat dhe për Qeverinë. (INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>