Pasi që Mickoski deklaroi që gjuha shqipe nuk po rrezikohet dhe nuk i pengon askujt, atëherë partia e mbështetur nga zoti Kurti VLEN dhe deputetit te LV Bekim Qoku, të iniciojë që sipas shembullit të gjuhës serbe në Kosovë të vendoset edhe gjuha shqipe në Kushtetutën e RMV-së.
“Menjëherë pas plotësimit të kushteve, do të hapet klasteri i parë i negociatave me Shkupin”, theksoi eurokomisari Oliver Varhelyi në debat në Parlamentin europian.
Ai thirri që vendi shpejt dhe me vendosmëri të veprojë pas raportit të skriningut për klasterin e parë, që janë Fondamentet.
Duke folur për vendet kandidate, Varhelyi theksoi se Komisioni Europian do ta përkrahë qëllimin e Shqipërisë për t’i përfunduar negociatat deri në 2027, por duke folur për Maqedoninë ai e përmendi ndryshimin e Kushtetutës.
“Maqedonia e Veriut vazhdon të ketë ambicie të mëdha për të përparuar në negociatat aderuese, por tani duhet t’i miratojë ndryshimet kushtetuese që të përparojë në procesin negociues”, tha Oliver Varhelyi.