Një pjesë e madhe e popullsisë shqiptare, për shkak të diskriminimit të pandërprerë etnik, që bëhej me qëllim të shpërnguljes nga trojet e tyre autoktone, janë të detyruar që të jetojnë me punë të përkohshme jashtë vendit edhe pse ata në vendlindje i kanë shtëpitë, banesat, pasuritë si dhe investojnë, paguajnë taksa, fatura për rrymë, për ujë, etj.
Pala maqedone, këta banorë që shumica janë shqiptarë, i rangoi / kategorizoi si jorezidente, sigurisht me qëllim për të ulur përqindjen zyrtare të shqiptarëve në RMV .
Kjo çështje është e ndjeshme politikisht, sepse përfaqësimi etnik ndikon në vendet e punës në administratë, financime dhe të drejta.
Shumë burime, përfshirë Google dhe Wikipedia, shpesh raportojnë vetëm popullsinë rezidente pa përmendur numrin e jorezidentëve, gjë që ul përqindjen e shqiptarëve në të dhënat zyrtare.
Kjo ndodh zakonisht prej raporteve qeveritare që ofrohen – Regjistrimi zyrtar ndan rezidentët nga jorezidentët, dhe shumë media apo burime online thjesht kopjojnë vetëm numrat e rezidentëve.
Edhe në faqen zyrtare të Entit shtetëror i statistikës (https://www.stat.gov.mk/) nuk ka qartësi, gati se janë të fshehura këta shifra, të ngatërruara dhe as që i ke të përkthyera në gjuhën shqipe.
Prandaj edhe Kryeministri i VMRO/VLEN para disa ditëve në Uashington manipuloi me shifrat e popullsisë në Maqedoninë e Veriut.
Edhe nga IA kur kërkon statistikën të jep vetëm për banorët rezident:
Sipas statistikës 2021, popullsia e përgjithshme rezidente në Maqedoninë e veriut është si vijon:
58.44% Maqedonase
24.3% Shqiptarë
3.84% Turq
2.53% Rom
1.3% Serbs
0.47% Vlleh
0.87% Boshnjak
Kur kërkon më shumë informata edhe për jo rezidentët, që zakonisht rrallë kërkojnë më shumë informata, atëherë të jep edhe :