Në rast se Alternativa mbetet në qeveri, ASH do ta marrë Zëvendëskryeministrin për Çështje Ekonomike, por nëse Alternativa largohet nga qeveria, Aleanca për Shqiptarët do ta fitojë Ministrinë për Shoqëri Informative, këto janë hesapet partiake që qarkullojnë në media.
Sot është paralajmëruar takim i kreut të LSDM-së, si dhe Kovaçevskit me partnerët e koalicionit për të definuar përfundimisht ndarjen e kulaçit me ASH-në edhe Alternativën.
Flitet se Shëndetësia dhe Drejtësia do të drejtohen nga kuadro të ASH-së, gjithashtu, janë arritur marrëveshje për drejtoritë si MEPSO, Fondi Pensional dhe Invalidor apo Posta e Maqedonisë. ASH do të fitojë edhe pozitën e zëvendësministrit në Mbrojtje, ndihmësdrejtor në Dogana dhe zëvendësdrejtor në DAP.