Fatkeqësisht vazhdon kaosi me qendrën e turistike “Kodra e diellit” – a është mungesë e organizimit të mirëfilltë ose janë obstruksione me qëllim të shkatërrimit të mëtejmë dhe në fund përfitimit nga privatizimi me pak para?
Parkingu për makinat që vizitojnë Kodrën e diellit nuk i përmbush as nevojat minimale për vizitorët, si pasojë e kësaj, pjesa dërmuese e vizitorëve detyrohen që ti parkojnë makinat e tyre në skajet e rrugës kryesore, por me këtë bllokohet rruga kryesore dhe pamundësohet vizita, shumë vizitorë detyrohen të kthehen të zhgënjyer nga gjendja kaotike.
Policia e pa aftë
Policia e pa aftë në menaxhimin e mbarëvajtjes së trafikut në rrugën Tetovë – Kodra e diellit.
Fatkeqësisht ky kaos në trafik mbizotëron edhe në qytetin e Tetovës, Policia dhe Komuna dënojnë dhe si duket qëllimi është mbushja e arkës komunale/shtetërore nga dënimet ndaj qytetarëve dhe nuk ofron asnjë mundësi për funksionimin normal të trafikut.
Teleferiku si zgjidhje në vitin 1960
Teleferiku i Dajtit Tiranë vs ish-Teleferiku i Kodrës së diellit Tetovë?
Teleferiku “Dajti Ekspres” në Tiranë është më i gjatë në Ballkan 5.9 km, dhe u ndërtuar nga një investim privat, realizuar nga kompania austriake “Doppelmayr” që është një nga liderët në teknologjinë e teleferikëve dhe ski-liftëve në botë, duke ofruar një kombinim të suksesshëm i estetikës, sigurisë më të madhe dhe vlerës së shtuar optimale.
Teleferiku i Kodrës së Diellit në Tetovë u ndërtua në vitet 1960 me një gjatësi prej 7 km, dhe ka qenë një atraksion i njohur në udhëtimin Tetovë – Kodra e Diellit, pas viteve 90, nuk u investua aspak për ringjalljen e qendrës së skijimit dhe funksionimin e Teleferikut.
Gjatë sezonit dimëror funksionon linja me Autobus Tetovë – Kodër të diellit, por vetëm në fundjavë, fatkeqësisht gjatë pushimeve dimërore kur edhe rritet fluksi i vizitorëve, kompetentët komunalë nuk e shohin të arsyeshme që ta aktivizojnë!
Ndoshta edhe kanë urdhër që sa më shumë të vështirësojnë jetesën e qytetarëve!
Të rastësishme?