Maqedonia Vazhdon rrezikimi i shëndetit të qytetarëve para “Stopanska Banka” 13 Korrik, 2020 V.F. Komento Këto pamje janë para dhe rreth Bankës “Stopanska Banka” në Rr. “Ilinden” në Tetovë që është dukuri e përditshme, vazhdon me javë të tëra të mbizotërojë kaosi me grumbullimin e njerëzve, tani u bënë disa javë që kjo pamje vazhdon prej orës 07:00– 18:00. Mbi 100 persona, çdo ditë mblidhen tek hyrja dhe rreth bankës. Fatkeqësisht asnjë masë e vetme nuk është ndërmarr për evitimin e këtij burimi potencial të infektimit të qytetarëve edhe përkundër sensibilizimit të pandërprerë nga ana e qytetarëve. Një papërgjegjësi totale të partive politike, komunës së Tetovës, organeve përgjegjëse, institucioneve, shtetit… Njerëzit janë lënë në mëshirën e fatit të keq të tyre. TURP!!!