Veselinovski: Hyrja dhe strehimi i Grupit të Kumanovës ndodhi në ditën e Kongresit të VMRO-së në këtë qytet

kumanovaAvokati Lupço Veselinovski që po e mbron Fadil Fejzullahun nga Kumanova, që akuzohet si pjesë e Grupit të Kumanovës ka theksuar se klienti i tij nuk ka kryer veprat penale.

“Unë vlerësojë se Fejzullahu nuk ka kryer veprat penale për të cilat ndiqet, nuk ka organizuar strehimin dhe vendosjen e anëtarëve të grupit dhe nuk ka qenë pronar i objektit ku ishte vendosur ky grup”, deklaroi Veselinovski. Sipas tij, është i çuditshëm fakti se organizimi i strehimit dhe hyrjes së grupit të Kumanovës ka ndodhur më 2 dhe 3 maj, kur në Kumanovë po mbahej Kongresi i VMRO-DPMNE dhe kur qyteti ishte i mbushur me polici, informon INA.

Edhe Fadil Fejzullahu ka theksuar se nuk mund të kryente akt terrorist siç e akuzojnë në afërsi të familjes, gruas dhe fëmijëve. Avokatët mbrojtës gjithashtu ka theksuar se të akuzuarit nuk mund të akuzohen për terrorizëm dhe se përleshjet e 9 majit nuk kanë pasur elemente të terrorizmit.(INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>