“VMRO ka keqpërdorur 195 mijë votues fiktiv”

Numrat alarmant të publikuar në media nga raporti i KSHZ-së për votues të dyshimtë janë tregues që MBP-ja ka qenë shtabi zgjedhor i VMRO-DPMNE-së, ashtu siç dëgjuam edhe në materialet e përgjuara. Kështu vlerëson Abdulmenaf Bexheti, nënkryetar i Komisionit për regjistrim i cili thotë se këtë e dëshmin fakti që 195 mijë votues figurojnë vetëm në regjistrin e MPB-së por janë të panjohur për institucionet tjera.

“Ajo që është më dramatike për bindjen time është ky numri 195 mijë shifër që është vetëm në bazë e të dhënave të MPB-së. Të mos shkojmë deri te 500 mijëshi. 500 mijëshi del si rezultat i 195 mijë plus këto 300 mijë tepër shtetësi virtuale që u janë dhënë shtetasve inekzistent. 195 mijëshi është armata e mobilizuar e një garniture të caktuar politike që e kanë pasur në data bazën vetëm të MPB-së”, deklaroi Abdulmenaf Bexheti, nënkryetar i Komisionit për regjistrim.

Bexheti mendon se parregullsitë në listën e zgjedhësve ishin planifikuar që me procesin e regjistrimit, proces që sipas tij dështoi për shkak të ndërhyrjeve politike. Nëse shifra prej 500 mijë është e vërtetë, Bexheti mendon që lista e zgjedhësve nuk mund të azhurnohet për një periudhë shumë të gjatë.

“Nuk mendoj se një shifër kaq e madhe që del dhe rezulton si rezultat i kryqëzimit me të gjithë bazat e tjera të të dhënave do të mund të pastrohet për një periudhë të caktuar kohore. Realisht do të duhet shumë punë, shumë angazhim dhe shumë përgatitje adekuate të njerëzve, të resurseve, të data bazës”, tha Bexheti.

Nga asociacioni qytetar Most edhe njëherë thonë se besimi në Listën zgjedhore mund të kthehet vetëm përmes një procesi transparent dhe inkluziv.

Senat Zylbehari

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>