“Zgjidhja e çështjes së emrit është në nivel më të lartë deri tanil dhe është afër zgjidhjes”, vlerëson përfaqësuesi i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee.
“Ka edhe shumë punë për t’u bërë, edhe atë nga të dy palët. Do të ketë bisedime dhe unë jam optimist se do të ketë zgjidhje, pasi disponimi edhe në Greqi edhe në Maqedoni është në nivel më të lartë, se kurrë deri tani”, ka thënë Yee, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai gjithashtu ka vlerësuar se edhe pse Maqedonia ka më pak probleme me marrëveshjet paqësore, për sigurinë e saj varet zgjidhja e çështjes së emrit me Greqinë./Telegrafi/