Lideri i opozitës, Zoran Zaev sot ka publikuar bombën e 32-të më dëshmi të shumta që sipas tij nxjerrin në shesh fytyrën e vërtetë të pushtetit aktual, i cili paraqitet si nxitësi kryesor i tensioneve ndëretnike në vend. Janë publikuara biseda të shumta mes zyrtarëve të lartë të cilët shprehin mos-durimin e tyre në veçanti ndaj shqiptarëve. Si protagonistë e fyerjeve të rënda sërish paraqiten, Gordana Jankullovska, Sasho Mijallkov, Ivo Kotevski, e të tjerë përfshirë edhe kryeministrin Gruevski.
Zaev ka publikuar të dhëna edhe për vrasjen e dy shqiptarëve në Gostivar nga një polic maqedonas. Jankullovska dhe Kotevski flasin duke për plane për ta bërë dramë të vërtetë rastin në fjalë. Jankullovska sërish ofendon shqiptarët ndërsa Kotevski rrëfen se si maqedonasit dëshirojnë që të gjithë shqiptarët të kenë fatin e njëjtë.
Në disa biseda tjera janë publikuar edhe biseda për plane dhe kërcënime ndaj gazetarëve dhe të gjitha atyre që nuk mendojnë njëjtë si pushteti. Plane për likuidime në veçanti janë bërë ndaj gazetarit Bozhinovski ndërsa në një bisedë tjetër Protuger thotë se ai personalisht do ta vrasë gazetarin Llatas.
Kreu i LSDM-së tha se dëshmitë e prezantuara flasin qarë për kriminalitetin e pushtetit aktual i cili duhet të ikë sa më parë. Zaev foli edhe për protestën e së dielës duke bërë thirrje për pjesëmarrje masive të të gjithë qytetarëve pa dallim përkatësinë e tyre etnike dhe fetare.
alsat