Në komunat ku shqiptarët janë më shumë se 20 për qind ekzistojnë tabela dygjuhësore në institucionet shtetërore, ndërsa atje ku nuk janë – nuk ekzistojnë tabela të tilla, deklaroi sot lideri i LSDM-së, Zoran Zaevi duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për “interpretim të ndryshëm” të Ligjit për përdorimin e gjuhëve nga ana e tij dhe nga ana e zëvendëskryeministrit Bujar Osmani.
“Kemi ekip, organ ndërsektorial në nivel të sekretarëve shtetërorë, që e udhëheq sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, ku ka ka interpretim real për gjithçka. Por, definitivisht në komunat ku qytetarët janë më shumë[ se 20 për qind ekzistojnë tabela dygjuhësore. Atje ku nuk janë – nuk ekzistojnë tabela dygjuhësore dhe gjithsesi këtë interpretim do ta merrni, theksoi Zaevi në konferencën për shtyp në selinë e LSDM-së.
Ai potencoi se atë që e parashikon ky Ligj është përdorimi i gjuhës për shkak të përdorimit praktik, jo për detyrim të një komuniteti mbi tjetrin, por për respektim të ndërsjellë të të drejtës së përdorimit të gjuhës amtare.
“Besoj se do të ketë edhe tabela në gjuhën turke në Gostivar, ku kemi komunitet të madh turk apo në gjuhën serbe në Kumanovë apo në Nagoriçan të Vjetër apo në Çuçer Sandevë etj. I marr parasysh si shembuj sepse thamë që gjuha është e drejtë. Në fund gjuha është diçka që na duhet që të kuptohemi”, theksoi Zaevi.