Zaev: Lista e re zgjedhore nuk do të ketë 1.813.000 por 1.550.000 votues

Kjo marrëveshje që u arrit është mbi të gjitha marrëveshje për qytetarët e Republikës së Maqedonisë dhe paraqet dalje nga kriza politike. Për LSDM është e volitshme Marrëveshja të cilën e kemi arritur sepse i siguron hapat për përmbushjen e së paku dy kushteve, rregullimit minimal të mediave përmes formimit të trupit ad-hoc, por gjithsesi edhe për pastrimin e mëtejmë të Listës zgjedhore aq sa është e mundur, ka deklaruar sot kryetari i LSDM, Zoran Zaev, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Me këto dy faza presim raportim të balancuar të mediave, presim respektim të standardeve profesionale, kodekset etike, mos përhapje e urrejtjes nga ana e mediave në Maqedoni, e gjithë me qëllim që të japin shprehje më të mirë të vullnetit të qytetarëve. Njëkohësisht procesi të cilin KShZ duhet ta përfundojë në 30 ditët e ardhshme, dhe të cilin duhet ta konfirmojmë ne katër liderët e partive, dhe ta publikojnë Listën përfundimtare zgjedhore e cila nuk do të ketë 1.813.000 ose 1.804.000, por do të ketë midis 1.550.000 dhe 1.580.000 votues” ka shtuar Zaev.

Ai po ashtu ka theksuar se LSDM këtë periudhë përpiqet ti jep fund golgotës historike dhe shkatërrimin e frikshëm të interesave jetike shtetërore dhe kombëtare të shtetit bashkëkohor  të Republikës së Maqedonisë nga ana e Nikola Gruevski dhe disa personave rreth tij./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>