Zgjedhje më 24 prill të vitit të ardhshëm do të ketë vetëm nëse ka garanci se ato do të jenë korrekte dhe demokratike, deklaroi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.
Sipas tij, garanci të forta se janë plotësuar kushtet për zgjedhje demokratike duhet të jep edhe KSHZ.
Ai shton se vetëm ajo ky komision është kompetent që të shpjegon se në këtë periudhë që ngel ka kohë që të përfundohen të gjitha çështjet e dakorduara mes partive politike, nënshkrues të Marrëveshjes së Përzhinos.
“Në gjysmën e parë të janarit në Maqedoni do të vijnë disa euro- deputet si dhe euro- komisari Johanes Han. Atëherë, përfaqësuesit e të gjitha partive do të kemi takim dhe me të do të vendosnim nëse ka mundësi për proces korrekte, se a do të mbahen zgjedhjet apo jo. Megjithatë, për këtë s’mund të vendos vetëm LSDM. Ne jemi vetëm njëra palë në proces. Por, nëse ka garanci të forta se ajo që është arritur si marrëveshje do të respektohet, ne do të marrim pjesë në zgjedhje” deklaroi Zaev për Meta.
Ai mohoi shkrimet e mediumeve pro- qeveritare se në parti është marrë vendimi që mos të dilet në zgjedhje.
“Ne kërkuam dhe luftuam për zgjedhje të parakohshme. Imperativi është që ato të jenë korrekte, ndërsa pa pastrimin e listës zgjedhore, kush e garanton këtë? KSHZ duhet të tregoj se a ka kohë që të krahasohen të dhënat me softuerin e ri që pritet të porositen dhe të bëhet kontroll në terren në mbi 1 milion e 700 mijë votues. Afatet për mediumet janë shkelur. Sipas marrëveshjes, 100 ditë para zgjedhjeve, RTVM, Agjencia për mediume dhe AIM duhet të riformohen. A ka kohë për këtë? Vetëm për afatet ligjore për konkurs duhet të kalojnë më shumë se 30 ditë” tha Zaev.
Kreu i LSDM-së konfirmoi se edhe më tej s’janë ekipuar as ekipet nëpër ministritë që ata i udhëheqin.
“Kabinetet e tyre janë pa njerëz, që do të thotë se s’mund të punojnë. Gjithashtu, nuk funksionon as Komisioni anketues për skandalin me materialet e përgjuar. Prokuroria speciale publike gjithashtu nuk është konsoliduar. Shumë gjëra s’janë rregulluar. Atëherë, si mund të priten zgjedhje korrekte dhe demokratike? LSDM do të merr pjesë në zgjedhje vetëm nëse palët në këtë proces do të arrijnë marrëveshje” thotë mes tjerash Zaev. (ina)