Në intervistën për gazetën gjermane “Die Zeit”, lideri i LSDM-së kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev ka deklaruar se e vërteta për rastin “Monstra” mund të shkaktojë përplasje në Maqedoni.
Është interesant se Zaev nuk e përmend termin “rasti Monstra”, por termin “rasti i Liqenit të Smilkovës”.
“Shtatë shqiptarët etnikë që janë dënuar për rastin e Smilkovës janë të pafajshëm. Ata pa faj po qëndrojnë në burg”, ka theksuar Zaev, duke shtuar se frikësohet se “e vërteta për këtë rast” mund të shkaktojë tensione te komuniteti shqiptar në Maqedoni.
“Mund të ketë edhe viktima. Për këtë arsye për momentin jemi duke zhvilluar negociata me komunitetin shqiptar që të gjejmë mënyrë për penguar një reagim të tillë. Patjetër duhet të jemi të kujdesshëm me të vërtetën. Duhet ta ruajmë unitetin e popullatës”, ka thënë Zaev.
I pyetur nëse ka frikë se situata mund të dalë nga kontrolli, Zaev është përgjigjur: “Po, në një masë janë shumë i shqetësuar. Patjetër duhet t’i përgatisim njerëzit për të vërtetën, patjetër duhet të jemi shumë të përgjegjshëm”.
Ai nuk ka precizuar nëse frikohet se viktima mund të ketë nga radhët e funksionarëve të partisë shqiptare në pushtet, si pasojë e revoltës së shqiptarëve për shkak se edhe pse ajo parti ishte në qeveri, nuk pengoi dënimet e përjetshme për të akuzuarit, por tallej në stilin “rastin Monstra duhet ta monitorojë FBI-ja”. (rtk)