Zgjidhja e krizës politike, përmes takimeve bilaterale?!

takimet MKEdhe përkundër paralajmërimeve, ende nuk është caktuar asnjë takim i grupit të punës ose takim liderësh për çështjen e ministrave dhe zv/ministrave dhe prokurorinë speciale. Edhe gjatë ditës së sotme vazhdojnë vetëm takimet bilaterale, ndërsa sipas ndërmjetësit Piter Vanhoutte, kjo formë e bisedimeve do të vazhdojë të paktën edhe disa ditët e ardhshme. Burime nga opozita nga ana tjetër theksojnë se raportimet për arritjen e marrëveshjes në afat të shkurtër janë pothuajse të pabaza, sepse ende shumë çështje mbeten të hapura dhe larg zgjidhjes. Problematike vazhdojnë të mbeten kompetencat e ministrave dhe e drejta e vetos e zv/ministrave. Duhet definuar çështjet për të cilat zv/ministrat kanë të drejtë vetoje dhe periudhën për të cilën mund ta shfrytëzojnë. Gjithashtu, LSDM-ja kërkon votimin urgjent edhe të pjesës tjetër të ekipit të prokurores speciale Katica Janeva. Peng i mosrespektimit të Ligjit për Prokurorinë Speciale mbeten edhe Kodi Zgjedhor dhe Komisioni Anketues Parlamentar për çështjen e përgjimit, për të cilat edhe pse ka marrëveshje, nuk janë materializuar juridikisht. Nga ana tjetër, ende nuk ka një qëndrim të prerë të ndërmjetësuesve ndërkombëtarë nëse shkelja e afateve të Marrëveshjes së Përzhinos do të ndikojë edhe për prolongimin e zgjedhjeve të parakohshme të 24 prillit.

Benjamin Arifi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>