Kryeministri i Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë Zoran Zaev deklaroi dje se qeveria e vendit të tij është e gatshme që të pranojë një emër me përcaktim gjeografik.
Gjithashtu, ai tha se këshilli i Ministrave të IRJM-së, vendosi të ndryshoj emrin e aeroportit të kryeqytetit të vendit nga aeroporti ndërkombëtar «Aleksandri i Madh» në «Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit» dhe të autostradës e cila çon në kufirin me Greqinë, «Autostrada Miqësia».
Si një hap pozitiv dhe një zhvillim të rëndësishëm karakterizoi ministria e Jashtme greke këtë vendim të qeverisë së Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë.
Në njoftim thuhet: «Është një hap pozitiv për ndryshimin e atyre që janë bërë gjatë dekadës së fundit dhe kanë prekur marrëdhëniet midis dy vendeve. Është një zhvillim i rëndësishëm në drejtim të trajtimit të irredentizmit dhe shpresojmë se do të shënojë hapjen e një kapitulli të ri në marrëdhëniet midis dy vendeve dhe popujve tanë». (ert)