Pushteti sllav, me dekada, duke e zbatuar Memorandumin e Çubriloviçit tentuan që tja ndryshojë identitetin shqiptar qytetit të Tetovës, por mos mendoni se hoqën dorë, ata vazhdojnë nëpërmjet islamit politik…
Ja edhe një shkrim i huazuar nga facebooku:
Cili është motivi? Cili është synimi i iniciativës për ndryshimin e logos së qytetit të Tetovës?
Për partitë e Islamit Politik, siç është Lëvizja “Besa”, historia e shqiptarëve fillon me pushtimin osman.
Ndaj dhe në logon e re heqin simbolet e gjurmëve të qytetërimit mbi 8.000 vjeçar të shqiptarëve – Menadën (statujë bronzi që daton nga shektulli VI para erës sonë, e gjetur në Tetovë) dhe plisin, që përfaqëson edhe rezistencën dhe qëndresën ndaj pushtimit osman dhe lanë simbolet që përfaqësojnë vetëm peridhën e pushtimit osman. Ndaj logo e re e qytetit ngjan me logon e BFI.
E gjitha kjo në përputhje me thëninen e Taip Erdogan: “Xhamitë janë kazermat tona, kupolat janë helmetat tona, minaret janë bajonetat tona dhe besimtarët janë ushtarët tanë.” si dhe në përputhje me qëndrimet e partnerin e ardhshëm të “koalicionit qeveritar” të LB – VMRO, sipas të cilëve, “referuar regjistrimit të popullsisë osmane nga viti 1430-1431, në Maqedoni kishte shumë pak shqiptarë, por kanë ardhur më vonë si ushtarë dhe mercenarë të turqve…”
P.S. Disa militantë të Lëvizjes “Besa”, me komentet e tyre, sa herë që unë kritikoj deklarimet dhe veprimet politike, publike të Lëvizjes “Besa”, dalin në mbrojtje, jo të Lëvizjes “Besa”, por të Islamit, Turqisë dhe politikave të Taip Erdogan, duke më akuzuar për antiislamik dhe islamofob!?
Por cila është e vërteta?
E vërteta është se as unë jam anti-islamik, islamofob (gjë që kuptohet qartë nga shkrimet dhe statuset e mia) e as ata janë fetarë, muslimanë të vërtetë! E vërteta është se qëndrimet e mia politike nga pozitat e nacionalizmit shqiptar, që nuk fshihen prapa asnjë ideologjie, sulmohen nga pozitat poashtu politike nga pozita të nacionalizmit turk dhe albanofobisë, që fshihen pas fesë, ose më saktë pas idelogjisë së islamit politik. Është pikërisht ideologjia e ISLAMIT POLITIK në hapsirën politike të shqiptarëve, e në asnjë mënyrë jo islami, që unë në shkrimet dhe statuset e mia, e akuzoj dhe denoncoj si një ideologji jo humane dhe të rezikshme jo vetëm për shqiptarët, por për gjith njerëzimin, që ka shkaktuar kaq shum viktima në botë – kryesisht muslimanë!
As fetarë e as njerëz të mirë nuk mund të jene ata dhe ithtarët e tyre, që të dehur nga pushteti dhe përfitimet nga pushteti, në bashkëpunim me partnerët e atëhershëm të koalicionit qeveritar LSDM dhe BDI, më 8 shtator 2021 vranë duke i djegur të gjallë 14 të sëmurë në spitalin modular të Tetovës, pa i vrarë ndërgjegja as sot e kësaj dite. Ishte pikërisht përfaqësuesi i L.B., i cili nga posti i drjetorit ekonomit të spitalit, i thiri pacientët drejt vdekjes duke konfirmuar se spitali modular ishte gati për te pranuar pacientë!
As fetarë e as njerëz të mirë nuk mund të jenë ata që duan t’ua prejnë rrënjët historike, identitare të shqiptarëve, për ti bërë pre e lehtë e sllavëve dhe turqve për asimilimin dhe nënshtrimin e tyre.
E vërteta është se këta individë që nuk kanë as fe as njerzillëk, as moral, që haptas kërcënojnë, dhe punojnë kundër interesave kombëtare të shqiptarëve, kanë gjetë strehë në një parti politike që ka përvetësuar dhe keqpërdor emri e institucionit të shenjtë shqiptar – Besës.
Kjo është e vërteta!
Afrim Fanda